Connect with Us

Banorët e Selenicës protestë për rrugën e Lumit të Vlorës/ I dërgojnë letër Ramës dhe Metës

Sociale

Banorët e Selenicës protestë për rrugën e Lumit të Vlorës/ I dërgojnë letër Ramës dhe Metës

Publikuar

-

Banorët e Selenicës kanë dalë ditën e sotme në një protestë për infrastrukturën rrugore. Ata thonë se janë kundër devijimit të Selenicës nga projekti për rrugën e Lumit të Vlorës.

Ata kanë nënshkruar një peticion drejtuar presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, prefektit të Vlorës Flamur Manaj, drejtorit të FSHZH Dritan Agolli si dhe kryebashkiakut të Selenicës Pëllumb Binaj.

“Selenica është një bashki e vendosur në Lindje të Qytetit të Vlorës me asete të jashtëzakonshme siç janë miniera qindra vjeçare e Bitumit dhe puset e Naftës në fshatin Gorisht. Këto asete i japin buxhetit të shtetit miliona dollarë ende edhe sot.
Pavarësisht kësaj, Slenica mbetet me një problem madhor, ndër vite është mungesa e infrastrukturës rrugore. Për një moment u duk se problemi do zgjidhej bashkë me rrugën e Lumit të Vlorës që përfshirë në projektin e asaj edhe aksin Peshkepi-Selenicë, i projektuar të lidhej me autostradën Levan -Tepelenë me anë të një ure që do të kalonte mbi Lumin e Vjosës. Por shpresa u shua kur FSHZH anuloi procesin e investimit. Arsyet e këtij anulimi janë ende të panjohura. Ky është një ndëshkim i pamerituar për qytetin dhe fshatrat përreth, që ju premtua një rrugë model. Ju lutemi që me autoritetin tuaj të mund të ndërhyni dhe të bëni të mundur hapjen edhe një herë të këtij investimit”, thuhet në shkresën e tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Një notë për profesorin/ Gevio Tabaku sjell platformën e parë shqiptare për vlerësimin e pedagogëve

Publikuar

-

Nga

Platforma VleresoPedagogun.al është platforma e parë Shqiptare për vlerësimin e pedagogëve të universiteteve publike dhe private të vendit tonë.

Platforma e sapo prezantuar, i mundëson studentëve dhe ish studentëve të shtojnë pedagogët e tyre dhe më pas t’I vlerësojnë ata me nota nga 1 (shumë keq) deri te 5 (shkëlqyeshëm). Te gjitha vlerësimet më pas mblidhen në një mesatare përfundimtare dhe kjo mesatare I caktohet pedagogut në fjalë.

Krahas notës që secili pedagog ka, afishohet edhe niveli i vështirësisë së atij pedagogu. Kjo do shërbejë që studentët e rinjë të mund të krijojnë një ide për pedagogët që do të kenë në universitet, si edhe për vështirësinë e lëndëve që këta të fundit japin.

Një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe përshkrimi që secili student i bën pedagogut që vlerëson duke bërë të mundur që të krijohet një rrjet i madh transparence edhe në aspektin akademik në vendin tonë.

Themeluesi i platformës, Gevio Tabaku, shprehet se platforma është frymëzuar nga platforma gjigande amerikane, RateMyProfessors, e cila numëron mbi 1.9 milionë pedagogë në sistem si edhe mbi 19 milionë vlerësime që studentët kanë bërë për këta të fundit.

LEXO EDHE:  “Qeveria synon kapjen e drejtësisë”/ Ja si i përgjigjet Rama opozitës

LEXO EDHE:  “Ke bërë copash jetën tonë”/ Aktivistja që e gjuajti me vezë, akuza të forta Ramës

“Mendova se vendit tonë i mungonte një platformë e tillë dhe se do ishte ide shumë e mirë që të gjithë maturantët të kishin një ide për universitetin ku do të nisnin shkollën si edhe për pedagogët që do u jepnin mësim. Së shpejti do të shtojmë në platformë edhe çdo universitet publik dhe privat, në mënyrë të tillë që të gjithë studentët të mund të japin një vlerësim real për universitetin ku bëjnë pjesë, si edhe maturantët të kenë mundësi të shohin se çfarë vlerësimi ka universiteti që dëshirojnë të ndjekin.” – është shprehur Gevio Tabaku.

Nëse jeni student, ju ftojmë të hyni në platformën VleresoPedagogun, duke shtypur sipër këtij linku https://vleresopedagogun.al/ dhe më pas të shtoni pedagogun tuaj ose të vlerësoni pedagogët që gjenden në platformë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rama nxjerr hartën e devijimit të trafikut nga Dogana/ E bllokuan ata që lanë rrugët rrugëve

Publikuar

-

Nga

“Gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve”/ Ish-deputetja thirrje Ramës: Paguaji, pastaj ik

Kryeministri Edi Rama ka publikuar hartën informuese për devijimin e trafikut për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Madhe.

Ai thumbon opozitën e cila për tre vite mbështeti protestën e banorëve të Unazës. Rama thotë se ky investim u pengua nga ata që i lanë rrugët rrugëve.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sot kufizohet hyrja në Tiranë përmes Doganës/ Si do të devijohet trafiku, rrugët alternative

Publikuar

-

Nga

Sot kufizohet hyrja në Tiranë përmes Doganës/ Si do të devijohet trafiku, rrugët alternative

Duke filluar nga dita e sotme, si pasojë e punimeve tek ish-Shqiponja, do të devijohet trafiku, për të hyrë në Tiranë, por edhe për ata që dalin nga kryeqyteti.

Një ditë më parë, drejtori i planifikimit strategjik në ARRSH,  Erald Elezi, ka treguar edhe skemën e devijimit të trafikut me dy drejtime.

Ky plan menaxhimi do të zgjasë nga tre deri në katër muaj që është edhe koha e parashikuar për përfundimin e punimeve.

Elezi tha se do të vihet në përdorim për ata që vijnë nga Durrësi në kryeqytet rruga “Abedin  Rexha” që njihet ndryshe edhe si ish-Fusha e Aviacionit e cila do të shndërrohet me një sens kalimi për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve që vijnë nga qyteti bregdetar. Më pas kalimi do të bëhet përmes rrugës “Dritan Hoxha”.

Për qytetarët që vijnë nga Jugu rekomandohet përdorimi i rrugës nga Rrogozhina drejt Peqinit për t’u futur më pas në Tiranë përmes rrugës së Elbasanit. Ndërkohë që për ata që vijnë nga veriu kalimi do të bëhet nga Instituti drejt Paskuqanit ose zonës së njohur si Shinat e Trenit duke kaluar më pas drejt rrugës “Don Bosko”.

“Për tre deri në katër muajt në vazhdim do zbatohet një plan tjetër për menaxhimin e trafikut. Ky plan do të devijojë të dyja drejtimet, si drejtimin që futet nga Tirana dhe atë që del nga Tirana. Përdoruesit e mjeteve që do të vijnë nga Durrësit do detyrohen që të kthehen djathtas drejt rrugës Teodor Keko. Për të aksesuar Tiranën, mundësia e parë për t’u futur në qytet do të jetë rruga Abedin Rexho që ne e njohim si Fusha e Aviacionit. Nëpërmjet një semafori do të rregullohet kalimi dhe rruga Abedin Rexho do të shndërrohet në rrugë me një sens kalimi për të përballuar një fluks mjetesh më të lartë. Pastaj nëpërmjet rrugëve sekondare të qytetit do të shkojmë drejt rrugës Dritan Hoxha për të shkuar drejt Tiranës.

Për drejtimin Tiranë-Durrës, devijimi i trafikut për përdoruesit e mjeteve që vijnë nga rruga “Dritan Hoxha” do të fillojë me një ngushtim korsish, më pas drejt devijimit të një rruge të zënë me parkime dhe Bashkia e Tiranës po merr masa që të zhbllokohet dhe të bëhet e kalueshme. Më pas duke përshkruar një gjysmë rreth gati i njëjtë siç ishte me ish-sheshin Shqiponja, do shkohet drejt Durrësit. Sikurse bashkë me këtë linjë trafiku do të bashkohet edhe linja e trafikut që na vjen nga Astiri. Për ata që na vijnë nga Jugu i vendit rekomandohet përdorimi i rrugës nga Rrogozhina, në Peqin, Papës, Bradashesh dhe të aksesojnë qytetin e Tiranës nëpërmjet rrugës së Elbasanit.  Për qytetarët që vijnë nga veriu i vendit rekomandoj përdorimin e rrugës nga Instituti drejt Paskuqanit për t’u futur në Tiranë ose për ata që do të zgjedhin të afrohen më shumë të shkojnë drejt rrugës së Shinave të Trenit për të arritur në rrugën “Vangjel Noti” dhe më pas në rrugën “Gjergj Legisi e cila do të shndërrohet me një sens kalimi për të përballuar sa më shumë mjete që do shkojnë drejt Don Boskos për t’u futur në Tiranë”, tha Elezi.

LEXO EDHE:  Padia për guroret/ Klosi akuzon Gjykatën e Vlorës

LEXO EDHE:  Video-Bardhi nxjerr “zbuluar” Ramën/ Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj dha edhe një rrugë alternative për ata që vijnë nga Durrësi drejt Tiranës, që të zgjedhin kalimin përmes rrugës së vjetër të Ndroqit për të dalë në Kombinat dhe më pas tek Pallati me Shigjeta. Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta.

LEXO TE PLOTE