LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen 11 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

27 Shtator 2020, 12:44, Kronika CNA
Arrestohen 11 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Bien në prangat e Policisë 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vorë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” të shtetasve E.T., 20 vjeç, dhe A.E., 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P.T., pasi në rrugën “Rinia”, Vorë, pasi gjatë një konflikti kanë dëmtuar njëri-tjerin me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” të shtetasit A.M., 27 vjeç.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” i shtetasit O.Z., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, si dhe ka vjedhur disa vegla pune të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
?A.N., 19 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.
J.J., 48 vjeç, G.M., 43 vjeç, H.V., 32 vjeç dhe Gj.Q., 32 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
? A.Ç., 44 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga