LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

37 ditë para zgjedhjeve, Trump emëron Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë

27 Shtator 2020, 06:29, Kosova & Bota CNA
37 ditë para zgjedhjeve, Trump emëron Amy Coney Barrett në

Presidenti Trump emëroi të shtunën gjykatësen Amy Coney Barrett si anëtare të Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin e mbetur bosh nga vdekja e anëtares liberale të kësaj gjykate Ruth Bader Ginsburg, çka përbën një mundësi për ta bërë Gjykatën më konservatore 37 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

?Sot e kam për nder të emërojë një prej mendjeve më brilante dhe të talentuara të drejtësisë për në Gjykatën e Lartë, gjykatësen Amy Coney Barrett?, u shpreh Presidenti gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë.

?Ky duhet të jetë një process i shpejtë dhe i thjeshtë konfirmimi?, tha presidenti, duke u bërë thirrje ligjvenësve dhe shtypit të përmbahen nga sulmet personale dhe politike ndaj zonjës Barrett.

Presidenti theksoi se nëse zonja Barrett konfirmohet, ajo do të ishte anëtarja e parë e Gjykatës së Lartë që është nënë fëmijë të vegjël ende në shkollë.

Në komentet e saj, zonja Barrett vlerësoi lart gjykatësen Ginsburg për shërbimin që i ka bërë kauzës së grave dhe drejtësisë.

Presidenti Trump kishte premtuar se do të emëronte një grua për të zëvendësuar zonjën Ginsburg që vdiq javën e kaluar në moshën 87 vjeçare. Amy Coney Barrett, aktualisht gjykatëse apeli, me pikëpamje konservatore, u përmend që në fillim si një nga kandidaturat kryesore, së bashku me gjykatësen tjetër të apelit, Barbarta Lagoa, të dyja të emëruara në sistemin federal të drejtësisë nga Presidenti Trump.

Vendimi i presidentit për ta shpallur emërimin përpara zgjedhjeve të nëntorit, duke qënë në një garë e ngushtë ndaj rivalit të tij, ish Nën-presidentit Joe Biden, u prit menjëherë me reagime të ashpra politike në Uashington. Senatorët republikanë thonë se procesi konfirmimit duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa Demokratët thonë se emërimi i duhej lënë fituesit të zgjedhjeve./VOA

Lajmet e fundit nga