Connect with Us

Votime në Qarkun e Gjirokastrës/ Zbardhen emrat e kandidatëve të PD

Politikë

Votime në Qarkun e Gjirokastrës/ Zbardhen emrat e kandidatëve të PD

Publikuar

-

selia e partise demokratike

Të dielën do të votohen në Qarkun e Gjirokastrës kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Qarku i Gjirokastës, me 5 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë.

Në garën e parë tek anëtarësia janë 25 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Dega Gjirokastër

1.ADIL XHELILI
2.ALIJE KOKALARI
3.ALTIN ÇOMO
4.ANTONELA LENA
5.BEQIR GJIKA
6.BESNIK ALIAJ
7.ENTELA SHEHAJ (FICO)
8.NIKOLLA ZHULLA
9.ROLAND BEJKO
10.SHEMSHO LAMAJ
11.TRITAN SHEHU

Dega Këlcyrë dhe dega Përmet

LEXO EDHE:  Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Njihuni me vendimet e rëndësishme

1.ARJAN KASAJ (Këlcyrë)

2.ELDA XHUNGA (Këlcyrë)
3.GERDJAN XHANARI (Këlcyrë)
4.JOANA QIROLLARI (Përmet)
5.KASTRIOT SULKA (Përmet)
6.NIKO SHUPULI (Përmet)

Dega Memaliaj

1.ARSOLA MUZHA
2.BUJAR SKËNDO
3.BUKUROSH AJDINI
4.FATMIR ZEKA
5.HATIXHE QENDRAI

Dega Tepelenë

1.GRAMOZ QENDRO
2.KRISTINA BARDHI
3.MEHMET VEIZI
4.MYZAFER ELEZI
5.SOKOL GUGA

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.pro

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qytetari humbi jetën në dyert e spitalit/ Gazetari “i përvishet” qeverisë: Është më e ndershme të…

Publikuar

-

Nga

Tomorri: Beqaj po bën me koncesionin e pompave të karburantit atë që bëri me sterilizimin

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për rastin e 53-vjeçarit Lutfi Çekiri, që humbi jetën pas përplasjes në dyert e spitalit Covid pa gjetur ndihmë

Tomorri kërkon të dijë nëse i është bërë autopsia këtij personi dhe diagnozën që ka pasur, ndërsa dëshiron të dijë përse nuk ëhstë shtruar në spital.

Ai thekson se është më e ndershme që qeveria t’i thotë njerëzve që nuk ofrojnë kujdes shëndetësor dhe t’i shembin spitalet sesa t’i lënë qytetarët të vdesin nga dhimbjet.

Nje njeri humb jeten para dyerve te spitalit dhe asgje nuk merret vesh. Madje duket sikur nuk i behet vone njeriu hic? Nderkohe qe fare mire Ministria e Shendetesise dhe QSUT duhet te sqaronin menjehere:

1- A i eshte bere autopsia te ndjerit?

2- A eshte evidentuar mjeku i fundit qe e vizitoi dhe cfare diagnoze i percaktoi?

3-Perse nuk u shtrua pacienti ne spital? Nuk e gjykuan te arsyeshme mjeket se kishte nevoje per t’u shtruar apo spitali nuk ka kapacitete?

Sa e veshtire eshte te sqarohen keto gjera? Per dy minuta gjenden te gjitha. Por ketu nuk merret vesh asnjehere asgje.

Tani, nese ketu njerezit do lihen te vdesin pa marre trajtim dhe duke uleritur nga dhimbjet ne oborret e spitaleve, ashtu sic thone mediat per kete rast, ka nje zgjidhje edhe kjo pune.

U thoni njerezve bejini derman vetes, ne si shtet nuk ofrojme kujdes shendetesor dhe hiqeni sigurimin shendetesor. T’i shembim dhe spitalet publike t’i bejme pallate. Eshte me e ndershme dhe me e drejte kjo keshtu”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Klevis Balliu është bashkuar me LSI?/ Ish-deputetja shuan zërat: Nuk do na bënte keq si figurë

Publikuar

-

Nga

Klevis Balliu është bashkuar me LSI?/ Ish-deputetja shuan zërat: Nuk do na bënte keq si figurë

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka komentuar zërat se ish-deputeti Klevis Balliu, i është bashkuar LSI.

Ajo tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar, ndërsa ka shtuar se e mirëpresin Balliun në partinë e tyre.

“Jo nuk është diskutuar asgjë e tillë dhe besoj se mbeten vetëm zëra.

Patjetër që e mirëpresim. As LSI as PD sdo ti bënte keq një figurë as si Silva Caka dhe as si Klevis Balliu. Secili e ka bërë një zgjedhje dhe këto janë thjesht zëra për të krijuar njëlloj amullie brenda opozitës”, ka thënë ajo në  Report tv./CNA.al

LEXO EDHE:  Lulzim Basha: Do bëjmë realitet qeverinë e qytetarëve

LEXO EDHE:  Flet kreu i PD në Shkodër/Ja pse refuzoj të jem pjesë e listës

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

A po përgatitet Basha të delegjitimojë komisionin Ruli-Nishani?

Publikuar

-

Nga

A po përgatitet Basha të delegjitimojë komisionin Ruli-Nishani?

Kjo është një foto e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve të PD për deputetë, i cili është paraqitur nga Lulzim Basha si një risi, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Europën demokratike. Ata pozojnë të qeshur dhe me sa duket sapo i kanë dhënë dorën e fundit raportit të shumëdiskutuar, që ka skualifikuar disa prej emrave të njohur si ish-deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie.

Por raporti i tyre nuk është pritur mirë nga të mbeturit në klasë dhe pothuajse të gjithë kanë lëshuar deklarata të rënda për 5-çen e komisionit, duke theksuar se nuk e njohin fare atë dhe se kanë punë vetëm me Lulzim Bashën.

Vetë kryetari i PD-së, i ndodhur në siklet, ka deklaruar sot se ai është thjesht një raport, por jo vendim i formës së prerë, duke lënë të kuptojë se disa prej emrave mund të rikthehen në listë.

Nëse kjo do të ndodhë, i bie që vetë Basha të shkelë me të dyja këmbët udhëzimin e firmosur prej atij vetë dhe ta deligjitimojë plotësisht procesin e trumbetuar fort si një praktikë moderne dhe bashkëkohore.

LEXO EDHE:  Si e gënjejnë Lulin degët e PD

LEXO EDHE:  Si e gënjejnë Lulin degët e PD

Por përtej kësaj, ajo do të ishte një fyerje dhe poshtërim për vetë komisionin, i cili ishte mburrur për autonomi të plotë në punën e vet seleksionuese. Dhe me atë rast, Genc Ruli, Bujar Nishani, Mark Marku, Besnik Mustafaj dhe Endriketa Papa duhet të përgatiten të dalin një foto tjetër, ku të pozojnë të mërzitur, se kjo pamje gazmore nuk do të kishte më asnjë kuptim.

Ose duhet të kërkojnë falje, siç u ka propozuar ish-deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE