LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vojvoda asist, Atalanta mposht Torinon mes spektaklit

26 Shtator 2020, 15:19, Sport CNA
Vojvoda asist, Atalanta mposht Torinon mes spektaklit

Atalanta ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e parë në kampionat, teksa ka mposhtur Torinon në transfertë në një ndeshje ku u shënuan plot 6 gola.

Torinezët kaluan të parët në avantazh me anë të Belotit në minutën e 11?, por bergamaskët përmbysën rezultatin, duke shënuar 3 herë të tjera në pjesën e parë, me Gomez në minutën e 13?, Muriel në minutën e 21 dhe Hotebur në minutën 42?. Në minutën e 43? Beloti shënoi dopietë, pas një asisti perfekt të marrë nga Vojvoda.

Pjesa e dytë ishte disi më e qetë, ku De Run shënoi në minutën e 54?, me rezultatin që shkoi në 4-2 dhe nuk ndryshoi më tej deri në fund. Atalanta tregon edhe njëherë se do të jetë pretendente e fortë për vendet e para, siç ka bërë në dy sezonet e fundit.

Lajmet e fundit nga