Connect with Us

Skandali-Basha detyron kandidatët të bëjnë përbetime komuniste/ Zbulohet plani për të shkatërruar PD

Politikë

Skandali-Basha detyron kandidatët të bëjnë përbetime komuniste/ Zbulohet plani për të shkatërruar PD

Publikuar

-

Basha: Vetëm 0.5% e xhiros vjetore, taksa për biznesin e vogël

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, akuzon kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, se po i detyron kandidatët për deputetë të bëjnë përbetime komuniste.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se procesi skandaloz i “përzgjedhjes së kandidatëve”, është prova që tregon planin e Lulzim Bashës, për të shkatërruar PD-në.

“Partia Demokratike qe drejtoi rrezmin e komunizmit ne 1990 detyron kandidatet per “kandidate per deputete” te nenshkruajne nje deklarate te tipit kinez maoist gjate procesit te perzgjedhjes!

Perbetime komuniste si keto vetem kandidatet per anetar partie te PPSH-se mund te kene bere ne Shqiperi! Nje turp per ata qe e kane perpiluar dhe ofruar per nenshkrim atyre qe ende besojne tek ky lidership “idiot”! Fatkeqesisht nuk mund tu vesh asnje emer tjeter!

Partia e “njerezve te lire” eshte shnderruar ne nje repart ushtarak qesharak fale “formimit perendimor” sipas modelit “te forcojme unitetin parti-popull”! Keta qe sulmojne Gramoz Rucin si ish komunist detyrojne njerezit te heshtin e te binden qorrazi ndaj “udheheqjes dhe shokeve te partise”!

LEXO EDHE:  Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha dogji mandatet nga frika e arrestimit

Kurre s’i kish shkuar mendja njeriu qe mund te katandiseshin ne kete derexhe 30 vjet pas renies se komunizmit! Dhe kjo nuk eshte rastesi por plan diabolik per te shkaterruar Partine Demokratike!”-shkruan Kulluri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Avokati “vë me shpatulla pas muri” Bashën/ Dil dhe sqaro publikun

Publikuar

-

Nga

Si votoi “Fiks Fare”/ Detajet që skandalizuan Lulzim Bashën dhe “kamikazët” e tij

Avokati Plarent Ndreca, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat që janë ngritur ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha për masakrën e Krushës së Madhe.

Ndreca tha se nuk beson që kryetari i opozitës të ketë qenë agjent anti-shqiptar, por i kërkoi llogari Bashës për faktin se nuk po i përgjigjet fakteve që e përfshijnë në këtë ngjarje.

“Ajo që unë kam parë nga mediat kryesisht janë akuzat që u ripërsëritën nga individë të ndryshëm në Kosovë. Për këto duhet të japë përgjigje Basha. Hezitimi për t’i thënë të qarta, thjesht e komplikon pozicionin e zotit Basha.

Unë nuk jam nga ata që besoj që zoti Basha ka qenë një agjent anti-shqiptar, por heshtja dhe ngurrimi për t’iu përgjigjur disa fakteve që atë e përfshijnë si kryesues i opozitës, ka detyrimin për të shpjeguar publikun. Hezitimi i tij thjesht e ndërlikon pozicionin e zotit Basha”, deklaroi ai në “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazment Oketa kërkesë Bashës/ Rikthe në PD ata që janë larguar

Publikuar

-

Nga

Gazment Oketa kërkesë Bashës/ Rikthe në PD ata që janë larguar

Ish-deputeti Gazmend Oketa, ka folur për situatën politike në vend dhe për rikthimin e tij në skenën e politikës shqiptare.

Oketa deklaroi se vendi ka nevojë për rotacion politik, ndërsa kërkoi që PD të grumbullojë rreth vetes energji dhe forcë.

Gjithashtu ish-deputeti kërkoi në Ora News që PD të kthejë në gjirin e tij demokratët e larguar nga kryetari Lulzim Basha, por nuk preferoi të flasë me emra.

LEXO EDHE:  A po fshihet Balili në Tepelenë?/ Ja kush po e ndihmon

LEXO EDHE:  A po fshihet Balili në Tepelenë?/ Ja kush po e ndihmon

Një nga arsyet qe vendosa të angazhohesha sërish në politikë është se gjykoj se vendi ka nevojë për rrotacion politik. Partia Demokratike duhet të grumbullojë rreth vetes energjinë, forcën dhe kontributin e çdo individi madje kam kurajon të them edhe të atyre që janë larguar nga PD, nuk po i përmend me emra”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topalli thumbon Bashën/ Është ndershmëri t’i thuash të tjerëve të vërtetën

Publikuar

-

Nga

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli "godet" Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, prej disa javësh ka lançuar Lëvizjen për Ndryshim dhe është rikthyer vrullshëm në politikë.

Ajo që është vënë re gjatë kësaj kohe, janë sulmet e shumta nga anëtarët e PD-së dhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ka hedhur një sërë akuzash ndaj ish-kryeparlamentares dhe ish-nënkryetares së PD-së.

Kjo pasi Topalli nuk i ka kursyer aspak kritikat për të, madje së fundmi ajo ka bërë edhe një status ku thumbon kryedemokratin.

Ish-kryeparlamentarja deklaron se është ndershmëri t’i thuash të tjerëve të vërtetën dhe integritet t’i thuash vetes të vërtetën.

LEXO EDHE:  Kulluri nxjerr “bllof” Edi Ramën

LEXO EDHE:  PD: Ilir Meta, skenar kriminal me strukturat e shtetit dhe banditët

Integriteti është ti thuash vetes të vërtetën, ndershmëria është t’u thuash të vërtetën të tjerëve”, shkruan Topalli krahas një fotoje të saj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE