Connect with Us

Situate misterioze te Tirana, Gent Muça rinovon dhe më pas largohet nga ekipi

Sport

Situate misterioze te Tirana, Gent Muça rinovon dhe më pas largohet nga ekipi

Publikuar

-

Tirana i ka surprizuar të gjithë se fundmi, teksa ka njoftuar largimin e mbrojtësit Gentjan Muça. Sipas njoftimit të klubit, Muça ka kërkuar vetë largimin, me qëllim për t’i hapur rrugën brezave të rinj.

Kujtojmë se më 8 gusht Tirana njoftonte rinovimin me mbrojtësin, teksa tashmë duket një largim misterioz, aq më tepër para një ndeshje të rëndësisshme si ajo ndaj Jang Bojs në Ligën e Europës.

Gjithashtu në njoftimin e bardhebluve thuhet se mbrojtësi i ka premtuar rikthimin e tij në bashkepunime të mëtejshme me familjen e tij bardheblu në të ardhmen!

Njoftimi i klubit:

Gent Muça largohet nga Tirana.

Pas një takimi që përfundoi në shtrëngim duarsh mes presidencës dhe lojtarit Gent Muça, ky i fundit ka kërkuar largimin e tij nga skuadra. Me kerkesë të futbollistit për të vazhduar karrierën si futbollist në fushën e blertë mbrojtësi shtatlartë ka hapur rrugën për brezat e rinj duke premtuar rikthimin e tij në bashkepunime të mëtejshme me familjen e tij bardheblu! Ne i urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij, njeriut që Tiranës i dhuroi gjithë jetën e tij. Më poshtë gjeni deklaratën e lojtarit.

“Sot konfirmoj largimin tim nga Klubi i Futbollit Tirana. Pas viteve të tëra duke mbajtur veshur fanellën bardheblu lë pas një histori kampionësh dhe një vit të suksesshëm. Qëllimi kryesor i këtij largimi është për ti ofruar brezave të rinj mundësinë të prekin të njëjtën ëndërr që preka dhe unë. Shtëpia e trofeve është dhe do të mbetet gjithmonë edhe shtëpia ime! E di që derën në këtë klub do ta kem të hapur kurdo. U rrita profesionalisht me dashurinë për ngjyrat bardheblu dhe i jam përgjithmonë mirënjohës këtij klubi. Falenderoj Presidentin për të gjithë mbështetjen e tij, stafin dhe të gjithë skuadrën që më kanë shoqëruar përgjatë rrugëtimit tim. I uroj ekipit suksese në Europa League dhe në cdo ndeshje mëtej. FALEMINDERIT!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Milani nuk di të ndalet/ Mposht edhe Celtic, shënon Hague

Publikuar

-

Nga

Milan ka marrë një fitore më të lehtë sesa është pritur kundër Celtic. Skuadra e Milan ka fituar 1-3 në transferte kundër skuadrës skoceze, ‘Rossoneri’ vulosën fitoren e tyre në pjesën e parë, kur gjetën golin dy herë.

Ishte fillimisht Krunic ai që shënoi me kokë, pas asistimit të Samu Castillejo, atëherë kur luhej minuta e 14’. Brahim Diaz e çoi skuadrën më të qetë në dhomat e zhveshjes kur në minutën e 42’ shënoi pë 0:2.

Celtic provuan të kthehen në lojë me golin e Elyounoussi (76’), por kjo ishte krejt çfarë nikoqirët bënë. Shpresat e skocezëve u shuan në minutën e 92′ nga goli i Hague, i cili vulosi rezultatin final.

Milan kanë shënuar kështu 2+ gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 1964, pas 56 viteve. ‘Rossoneri’ e nisin kështu fazën e grupeve me tri pikë, kurse Celtic do të shpresojë për pikët e para në xhiron tjetër.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“El Clasico”, caktohet arbitri që do vendosë drejtësi

Publikuar

-

Nga

Është mësuar gjyqtari për ndeshjen më të madhe në botën e futbollit. Këtë të shtunë, Barcelona pret Real Madridin në ‘Camp Nou’, për ndeshjen spektakolare.

Është mësuar se Martinez Munuera do të jetë gjyqtari që ndanë drejtësinë në këtë takim. Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet me fillim nga ora 16:00.

Të dy skuadrat vijnë nga një formë jo e mirë në La Liga, kurse në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka shënuar fitore të thellë, përkundër Realit që pësoi nga Shakhtar Donetsk. Mbetet të shihet se kujt do t’i sjell më shumë fat Munuera.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Përmbysi rezultatin me golin e tij/ Kumbulla habit gazetarin pas ndeshjes: Ja kujt ja dedikoj

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka realizuar një debutim ëndrrash në Europa League. Në të parën ndeshje jashtë Italisë arrin të shënojë gol. I pari në Europë dhe i pari me fanellën e Romës për të. E vlera i shtohet edhe më shumë nga fakti se mban peshën e fitores, pasi ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që i dha 3 pikët e para në Europa League verdhekuqve.

Në një intervistë për “Sky Sport” pas përfundimit të ndeshjes, “heroi” Kumbulla ka rrëfyer emocionet e golit, si dhe është shprehur se kalimin nga Verona në një skuadër si Roma po e menaxhon mjaft mirë vetëm për shkak të klubit verdhekuq.

“Ishte një debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur me ekipin sesa me golin personal. Në pjesën e parë ata bënë më shumë presion, ne luftuam por kjo është normale në këtë fushë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll të lojës dhe më shumë shanse.

A jam ndjerë gati për kalimin te Roma? Kjo falë vetëm ekipit, trajnerit dhe stafit që më bëri të integrohem menjëherë: pa to nuk do të ishte e mundur. Golin ia dedikoj skuadrës, ne fituam në një fushë të vështirë”, ka thënë Marash Kumblla./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE