Connect with Us

Si do të financohen projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Serbinë?

Kosova & Rajoni

Si do të financohen projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Serbinë?

Publikuar

-

Si do të financohen projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Serbinë?

Afër 400 milionë euro do t’i duhen Kosovës për të realizuar dy nga projektet infrastrukturore që bëjnë lidhjen mes Prishtinës dhe Beogradit.

Autostrada e Paqes ‘Prishtinë – Merdare’, si dhe linja hekurudhore e relacionit po të njëjtë, janë dy projektet për të cilat në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova është zotuar se do t’i përmbushë.

Financimi i këtyre dy projekteve është thënë se do të bëhet nga Korporata Financiare për Zhvillim e SHBA-së (DFC) dhe EXIM (Export-Import) Banka, por që zyrtarë të institucioneve të Kosovës nuk kanë dhënë detaje për mënyrën e financimit të tyre përmes granteve, kredive apo mënyrave të tjera.

Këtë javë, Kosovën dhe Serbinë e vizitoi një delegacion amerikan, në krye me Adam Boehler, kryeshefin e DFC-së. Temë e bisedimeve me zyrtarë në Kosovë dhe Serbi ishte zbatimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Kredi apo grante?

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të ndihmojë Qeverinë e Kosovës për të zbatuar projektet e marrëveshjes si dhe do të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha për Radion Evropa e Lirë se në takimet që kanë pasur në Serbi me delegacionin nga Uashingtoni, modalitetet e financimit të projekteve që dalin nga marrëveshja e Uashingtonit janë diskutuar, por nuk është se janë sqaruar.

Ai thotë se është duke u folur për disa mundësi të cilat, siç thotë ai, janë shumë të favorshme për financimin e këtyre projekteve.

“Sigurisht që do të jenë në formë të kombinuar, prej kredive afatgjate me norma të favorshme të interesit dhe në disa raste ka mundësi edhe për grante për shpenzime të ndryshme operative që mund të jenë në projekte të caktuara. Ka disa modalitete që i ka Korporata Financiare Amerikane dhe EXIM Banka, që është bankë amerikane, e që e financon eksportin e kompanive amerikane dhe e cila i ka përmendur edhe disa opsione të granteve për shpenzime operative të kompanive që mund të përfitojnë nga këto”, thotë ai.

Kush janë financuesit e projekteve infrastrukturore?

Korporata Ndërkombëtare për Zhvillim Financiar e SHBA-së (DFC), është bankë e zhvillimit të Amerikës e cila bashkëpunon me sektorin privat duke financuar zgjidhjet e sfidave më kritike me të cilat përballet bota në zhvillim.

DFC investon në sektorë duke përfshirë energjinë, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën kritike dhe teknologjinë. DFC po ashtu siguron financim për bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse, me qëllim krijimin e vendeve të punës në tregjet në zhvillim.

Ndërkaq, Banka EXIM u ofron bizneseve amerikane zgjidhje për t’u mbrojtur nga mospagimi i blerësve të huaj dhe i mbështet ato në eksportin e mallrave dhe shërbimeve amerikane.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ende nuk dihet se kush do t’i financojë projektet që dalin nga marrëveshja, por ka shtuar se DFC-ja është duke parë mundësitë për ta pasur një prezencë të madhe në rajon, duke përfshirë edhe Kosovën, si dhe do të jetë e përfshirë “Banka jonë EXIM, Banka Eksport-Import”.

“Ne shpresojmë po ashtu se do të ketë investime dhe nga sektori privat. Dhe sigurisht investimet evropiane…Unë mendoj se kjo do të jetë një çështje për bisedime intensive në muajt e ardhshëm, por asgjë nuk është vendosur ende”, ka deklaruar ambasadori Kosnett.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se duke parë se kush do t’i financojë këto projekte infrastrukturore, nënkuptohet që këto financime do të jenë kredi.

“Çdo marrëveshje që lidhet me financim të infrastrukturës është e mirëseardhur. Financimi do të jetë me kredi, për të cilat nuk e dimë se çfarë kredi janë në çfarë kushte po jepen, sa është afati i kthimit dhe norma e interesit. Sidoqoftë, janë kredi që jepen për investime në infrastrukturë, që është jetësore për ekonomi dhe integrim”, thotë ai.

Krijimi i vendeve pune

Investimi në këto projekte infrastrukturore, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, do të krijojë një infrastrukturë strategjike, e cila më pas do të tërheqë një numër të madh të kompanive ndërkombëtare, ku edhe mundësia për krijimin e vendeve të reja të punës rritet.

“Ka një orientim që kompanitë amerikane që janë në Azi të vendosen në këtë pjesë dhe infrastruktura e modernizuar e ndihmon këtë. Kosova mund të shndërrohet në një epiqendër të logjistikës dhe transportit ndërkombëtar. Ndoshta ky efekt nuk shihet menjëherë, por në një periudhë afatmesme do të kthehet në shumë efekte pozitive”, thotë ai.

27 kilometra autostradë, 240 milionë euro

E ashtuquajtur në marrëveshje Autostrada e Paqes, kjo autostradë, në territorin e Kosovës, është vazhdimësi në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, që ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë. Mbesin edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdare.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se këto kilometra të mbetura kanë një kosto prej përafërsisht 240 milionë euro.

BE: Autostrada e Paqes është një lidhje me prioritet

Bashkimi Evropian ndërkohë ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, janë duke u zhvilluar në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti për autostradën që lidh Kosovën me Serbinë është një projekt i nisur me herët dhe si i tillë ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt është i përfshirë edhe në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian. Në këtë kornizë ky projekt figuron se është në përgatitje.

“Rreth 223 milionë euro përfshijnë 5 milionë donacione nga Bashkimi Evropian në asistencë teknike për pjesën Prishtinë-Merdare dhe 230 milionë për pjesën në mes të Nishit dhe Ploçnikut, duke përfshirë 50 milionë euro donacionet për asistencë teknike dhe punime. Derisa Autostrada e Paqes është një lidhje me prioritet, ne presim edhe investime të tjera nga BE-ja”, thotë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për Partneritete Ndërkombëtare, Fqinjësi dhe Zgjerim.

Ndërkaq në rastin e hekurudhave, BE-ja ka aprovuar 1.4 milion euro donacione për studimit e para-fizibilitetit për sektorë të ndryshëm.

LEXO EDHE:  “Furtuna Cakaj”/ Ish ministri i Jashtëm zbardh lojën e Ramës

“Disa nga projektet e nënvizuara në Uashington janë të reja dhe duhet të vlerësohen në pjesën e fizibilitetit dhe përputhshmërisë, ashtu sikurse BE-ja planifikon për rajonin. Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë nga SHBA-ja dhe po shikojmë nga e ardhmja për detaje të tjera rreth kontributit të tyre financiar”, thuhet në përgjigje.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë qysh nga vitin 2011.

45 kilometra hekurudhë, 150 milionë euro

Përveç autostradës, në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, është edhe ndërtimi i linjës hekurudhore, Prishtinë – Merdarë. Vlera e këtij segmenti hekurudhor me gjatësi prej 45 kilometra arrin në 150 milionë euro, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 9 shtator, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Këtu e kemi lënë të hapur mundësinë, nëse traseja ekzistuese do të jetë apo do të bëhet trase tjetër, pasi që dihet që në pjesën që kalon nëpër Prishtinë, ky rrjet apo kjo rrugë ka pasur ndërhyrje të mëdha. Po ashtu edhe tuneli që është i dëmtuar, merr një kosto të madhe të rehabilitimit. Pra, varësisht nëse është kjo trase apo tjetër, ndryshon edhe kostoja”, ka thënë ministri Abrashi.

Kompania “Infrakos” merret me infrastrukturën hekurudhore në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë kompani, Xhevat Ramosaj, nuk ka pranuar të prononcohet për Radion Evropa e Lirë lidhur investimet në këtë hekurudhë.

Por, në një raport të publikuar nga “Infrakos” lidhur me projektet zhvillimore dhe Linjën e 10-të hekurudhore për periudhën korrik – gusht 2020, thuhet se “ka filluar hartimi i projekt-dizajnit preliminar për rehabilitimin gjeneral dhe modernizimin e linjën së 7-të hekurudhore (kufiri me Serbinë – Podujevë – Prishtinë – Fushë Kosovë). Ky projekt-dizajn është në përfundim e sipër, ndërsa afati i përfundimit varet nga situata në terren për shkak të pandemisë me COVID 19”.

Ndryshe, transporti hekurudhor në Kosovë është një nga sistemet më të dobëta në rajon, edhe pse viteve të fundit ka filluar modernizimi i tyre, të financuara me kredi dhe subvencione nga Bashkimi Evropian.

Në fillim të vitit 2019, ka filluar rehabilitimi i segmentit të parë hekurudhor në relacionin, Prishtinë – Hani i Elezit në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit tjetër. Në ndërkohë është paralajmëruar që së shpejti do të fillojë edhe linja e dytë, që përfshin rrjetin hekurudhor Prishtinë –Leshak, në kufirin me Serbinë.

Kjo linjë, që ndryshe njihet si “Korridori i 10-të”, përkatësisht hekurudha që shkon nga kufiri më Maqedoninë e Veriut, përshkon Kosovën dhe kalon në Serbi dhe lidh Kosovën me vendet e Evropës Perëndimore. Kjo linjë është e gjatë 148 kilometra.

Në kohën kur ka filluar ky projekt, kryeshef ekzekutiv në “Infrakos” ka qenë Agron Thaçi. Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se i gjithë projekti do të kushtojë rreth 208 milionë euro dhe pritet të përfundojë në vitin 2024.

“Nga këto mjete, gjysma e tyre janë grante, janë mjete pa kthim falas, kurse gjysma tjetër janë kredi nga dy banka, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) si dhe Banka Evropiane për Investime, me interesa jashtëzakonisht të ulëta”, është shprehur Thaçi.

Aktualisht, në qarkullim janë vetëm dy linja, nëpër të cilat kalojnë trenat e Kosovës. Linja Prishtinë – Hani i Elezit, si dhe linja që qarkullon dy herë në ditë në relacionin Prishtinë – Pejë.

A mund Kosova të futet në borxh publik

Ndryshe, nëse Kosova futet në kredi për realizmin e projekteve infrastrukturore, atëherë do të rritej borxhi publik.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit. Borxhi publik, sipas këtyre të dhënave, në vitin 2019 ka arritur në 1.2 miliard euro.

Në Ligjin për borxhet publike në Kosovë thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Haki Shatri, ekspert i ekonomisë, thotë se Kosova ka hapësirë për të hyrë në borxh publik.

“Nëse marrim kredi për këto projekte do të rritet borxhi publik i Kosovës, por nuk e dimë se sa janë. Sipas ligjeve tona në fuqi, Kosova ka hapësirë për të hyrë në borxhe publike deri në 40 për qind të BPV-së. Ne tani jemi 17 për qind të ngarkuar me borxhe, kështu që kemi një hapësirë të madhe”, thotë ai.

Kosova shpenzoi 1.4 miliard euro nga buxheti për autostrada

Viteve të fundit infrastruktura ka mbizotëruar investimet në Kosovë. Përveç ndërtimit të rrugëve lokale e magjistrale, janë ndërtuar edhe autostrada që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe të Evropës. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’, e cila ishte lëshuar në qarkullim në fund të vitit 2013, ka kushtuar mbi 820 milionë në euro. Mjetet për këtë autostradë ishin të buxhetit të Kosovës.

Vetëm një vit më vonë, më 2014, patën nisur punimet e autostradës e cila shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Inaugurimi i kësaj autostrada ishte bërë në maj të vitit 2019 dhe buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi 600 milionë euro.

Konsorciumi turko-amerikan ‘Bechtel-Enka‘ i kanë ndërtuar të dy autostradat në Kosovë./Rel

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rekord infektimesh/ Mbyllet sërish Greqia. Ja oraret kur ndalohet lëvizja

Publikuar

-

Nga

Rekord infektimesh/ Mbyllet sërish Greqia. Ja oraret kur ndalohet lëvizja

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Greqi, ka bërë që shteti fqinj të shkojë drejt izolimit sërish.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimin e lëvizjeve me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus.

Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.

“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca“, tha Mitsotakis.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Punët e mira bëhen me nxitim

LEXO EDHE:  Dosjet e Hagës/ Ish-ministri i jashtëm bën deklaratën e fortë: Po bëhet një lojë e madhe

“Maska do të bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant. Virusi nuk të pret të të hajë tek dera, nëse do të më lejohej të flisja me zhargonin e të rinjve“, shtoi kreu i qeverisë greke.

Greqia shënoi sot 882 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme, ndërsa humbën jetën 15 persona. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit.

Daçiq ka marr besimin e plotë të deputetëve për të udhëhequr këtë institucion shtetëror, raporton b92.

Nga 226 deputetët e pranishëm në seancën konstituive, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it, gjersa 225 votuan pro.

Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA”, të cilët njoftuan më herët sot se nuk do të mbështesnin liderin Socialist, nuk morën pjesë në votim.

LEXO EDHE:  Pandemia ua vë “drynin” mbi 750 bizneseve

LEXO EDHE:  Video-Plas grushti në studio/ Besa Shahini, "molla e sherrit"?

Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit u bë me votim publik, pra me thirrje individuale të deputetëve. Ndryshe, Daçiq ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiq./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pandemia ua vë “drynin” mbi 750 bizneseve

Publikuar

-

Nga

Pandemia ua vë drynin mbi 750 bizneseve

Gjatë kohës së pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, janë mbyllur 761 biznese të cilat kanë pasur të punësuar 1,316 punëtorë në Kosovë.

Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi.

Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit dhe komunikimit dhe sektorë të tjerë.

Gjokaj: U mbyllëm për t’u hapur, por nuk arritëm

Një nga bizneset e mbyllura në sektorin e gastronomisë është ai i Emanuel Gjokajt. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Gjokaj thotë se ka qenë e pamundur të mbajë të hapur biznesin, pasi që kishte rënë qarkullimi.

Ai shton se lokali frekuentohej më së shumti nga punëtorët e organizatave të huaja që ishin me zyre afër lokalit, dhe këta punëtorë filluan të punojnë nga shtëpia, në këtë mënyrë edhe kërkesat për ushqim shënuan rënie.

“Kemi pasur një ‘Sandwich Bar’, ka qenë lokacioni i dytë që kishim hapur në shkurt të këtij viti. Por, në mars kur u përballëm me pandeminë dhe u bë mbyllja totale, ne u mbyllëm përkohësisht. Kemi filluar të punojmë pastaj në qershor, kur është bërë hapja e gastronomisë, por ishte e papërballueshme, kemi punuar me humbje dhe e kemi parë që nuk mund të vazhdojmë me atë ritëm dhe është dashur të bëhet mbyllje e përkohshme”, thotë Gjokaj.

Gjokaj thotë se mbylljen e lokalit e kishte menduar fillimisht të jetë përkohësisht, por siç thotë ai, me këtë situatë e cila po vazhdon me pandeminë, nuk ka shumë shpresë që lokali të rihapet.

Krasniqi: Numri i bizneseve të mbyllura, më shumë se 761

Por, numri i bizneseve të mbyllura po konsiderohet të jetë më i lartë nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Skender Krasniqi, drejtor në këtë organizate, thotë për Radion Evropa e Lirë se jo të gjitha bizneset të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre gjatë pandemisë, kanë filluar procedurat e mbylljes.

“Procedurat e mbylljes së biznesit janë të shumta dhe shumica e bizneseve hezitojnë të fillojnë procedurat, pasi që kërkohen shumë dokumentacione. Numri i bizneseve që sot nuk po funksionojnë janë me mijëra. Përveç kësaj ka edhe shumë biznese të cilat kanë reduktuar edhe stafin dhe janë në prag të mbylljes”, thotë Krasniqi.

LEXO EDHE:  Leonard Olli “shuplakë” Ramës/ “Mjeranët shëmbëlltyra më e turpshme e patriotizmit”

LEXO EDHE:  Pandemia ua vë "drynin" mbi 750 bizneseve

Institucionet “po hezitojnë të pranojnë realitetin”

Për të mbyllur një biznes ekzistojnë një varg procedurash administrative. Në Administratën Tatimore të Kosovës tregojnë se për të çregjistruar biznesin, fillimisht tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.

Nëse tatimpaguesi ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore, ATK do të japë një vërtetim se tatimpaguesi i ka plotësuar të gjitha kërkesat për çregjistrim.

Skender Krasniqi, drejtor në Odën e Afarizimit të Kosovës, thotë se nga vizitat në terren, te bizneset është një situatë krejt tjetër nga ajo që po thonë institucionet. Sipas tij, institucionet po hezitojnë të pranojnë realitetin që ka shkaktuar pandemia COVID-19 te bizneset.

“Nëse vazhdon edhe një valë e re e masave që ndalon aktivitetin e bizneseve dhe nuk rritet përkrahja nga shteti, ky numër i bizneseve të mbyllura dhe largimi i punëtorëve nga puna do të jetë shumë më i madh, dhe biznesi do të futet në krizë”, shton Krasniqi.

Për periudhën mars–gusht të këtij viti, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, mbi një miliard euro ka pasur më pak qarkullim sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Bizneset në Kosovë janë ndihmuar nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës. Për këto biznese, nga ky Fond i cili kap vlerën e mbi 350 milionë euro, janë ndarë 60 milionë euro për biznese, mjete këto të cilat janë vlerësuar të pamjaftueshme.

Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuar për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha. Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë në vitin 2020./rel

LEXO TE PLOTE