Connect with Us

Shpresat e protestuesve në Bullgari

Bota

Shpresat e protestuesve në Bullgari

Publikuar

-

Prej muajsh në Bullgari po protestojnë shumë kundërshtarë të qeverisë. Ata kërkojnë reforma, masa kundër korrupsionit e shpërdorimit të parave të BE dhe shpresojnë në mbështetjen e BE.

“Unë e kam ndjekur edhe më parë situatën në Bullgari – por jam befasuar shumë kur kam parë këtu se sa e keqe është gjendja”. Eurodeputeti ekologjist Daniel Freund ka ndjekur ditën e 76 të protestave në Sofje. Ai mbështeti luftën kundër korrupsionit me fjalët: “Korrupsioni është problem në Evropë. Ne në BE duhet të jemi të bashkuar në luftën kundër korrupsionit.”

Gjermani ka qenë tre ditë me radhë në Bullgari për t’u informuar me akuzat për shpërdorimin e parave të BE nga qarqet qeveritare bullgare. Daniel Freund ka biseduar edhe me një përfaqësues të një ministrie. “Ai më ka shpjeguar se si ndodh korrupsioni në praktikë”, thotë ai.

“Më ka treguar se si manipulohen tenderët publikë, në mënyrë që të fitojnë firma të caktuara”, tha Freund në bisedë me DW. “Nëpunësit detyrohen të bëjnë atë që ju thuhet, sepse nga këto gjëra varen edhe rrogat e tyre.”

Daniel Freund - Europaparlament, Abgeordneter Bündnis90/Die Grünen (DW/B. Riegert)Eurodeputeti Daniel Freund

Protestat në Bullgari kanë filluar para më shumë se dy muajve. Pjesëmarrësit kërkonë dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Boiko Borisov dhe kryeprokurorit Ivan Geshev. Demonstratat kanë nisur për shkak të bastisjeve të zyrave të presidentit Rumen Radev, në fillim të korrikut, si dhe të politikanëve opozitarë.

Akuzat e rënda

Mijëra kundërshtarë të qeverisë kërkojnë një fillim të ri, i cili mund të ndodhë vetëm pas reformës së plotë juridike dhe një lufte të vendosur kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të mjeteve të BE. “Ne i kemi treguar mbarë botës dhe në radhë të parë BE-së se mbreti ka dalë lakuriq. Jo vetëm lakuriq por edhe i mbrapshtë”, thotë Nikolaj Haxhigenov, avokat dhe iniciator i protestës.

Demonstruesit presin më shumë mbështetje nga Evropa. Ata kritikojnë Partitë konservatore Popullore Evropiane (EPP) dhe në radhë të parë ato gjermane CDU dhe CSU, për shkak të injorimit të këtyre problemeve me korrupsionin, mangësive në sistemin juridik dhe shkeljen e të drejtave të mediave në Bullgari.

Bulgarien I Proteste in Sofia (Alexandar Detev/DW)

Letra dërguar Angela Merkelit

LEXO EDHE:  Uashington/Protestuesit pro dhe anti-Trump përfundojnë në përqafim

“Si do ta përshkruanit partneritetin mes CDU-së dhe Partisë GERB, përkundër skandaleve të shumta korruptive dhe mangësive në respektimin e të drejtave?”, ishte pyetja e studentëve bullgarë në Gjermani, drejtuar kancelares Angela Merkel në një letër. “Ne kemi mbështetjen e partive popullore”, tha deputeti bullgar i GERB, Toma Bikov. Sipas tij, kundër GERB janë vetëm socialdemokratët evropianë, e majta dhe liberalët.

Shtimi i zërave kritikë

Zërat kritikë janë shtuar dhe ata kërkojnë përmirësimin e sistemit juridik në Bullgari, thotë eurodeputeti Daniel Freund. Por ende po hezitojnë përfaqësuesit e partive popullore evropiane. Protestuesit në Bullgari shpresojnë se qeveria do të japë llogari. Në protesta ka shumë flamuj të Evropës, ndonëse presidenti konsiderohet si prorus. “Ajo që më duket shumë pozitive është se në protesta marrin pjesë shtresa të ndryshme dhe dëgjohen ide të ndryshme politike”, thotë Daniel Freund duke shtuar se “ata nuk kanë humbur shpresën ndaj BE-së”. Ndërsa Nikolaj Haxhigenov shpreson se Bullgaria “një ditë do të ketë zgjedhje transparente dhe demokratike”.

Eurodeputetja holandeze Sophia in ‘tVeld (Democraten 66) thotë se situata në Bullgari është “shqetësuese”. “Pas qëndrimit në Bullgari ajo tha se në këtë vend ka probleme serioze me sistemin juridik, liritë e mediave dhe të drejtat e njeriut.

Me 5 tetor në Parlamentin Evropian do të ketë një debat për gjendjen në Bullgari. Daniel Freund do të raportojë për gjendjen dhe kritikat e dëgjuara në protesta./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Presidenti i SHBA hedh votën në Florida/ “Votova për njërin që quhet Trump”

Publikuar

-

Nga

Presidenti i SHBA hedh votën në Florida/ “Votova për njërin që quhet Trump”

Presidenti Donald Trump votoi të shtunën në shtetin e Floridas, ndërsa rivali i tij demokat ishte në Pensilvania në një aktivitet fushate.

Presidenti Trump ndryshoi vitin e kaluar regjistrimin nga Nju Jorku në Florida, duke e bërë banesën e tij verore në Florida adresën e tij kryesore gjë që bën të mundur që ai tani të votojë në Florida.

“Ishte votim krejt i sigurtë. Çdo gjë ishte perfekt,” tha presidenti në komente për gazetarët kur po largohej nga biblioteka e qytetit Palm Beach, e cila po përdoret si qendër votimi. “Ishte nder që votova”.

Kur u pyet për kë kishte votuar, presidenti u përgjigj “Për njërin që quhet Trump”.

Presidenti e vazhdoi ditën me një aktivitet fushate në Lamberton të Karolinës së Veriut. Ai ka gjithashtu plane për fushatë në Sërkëllvill të Ohajos dhe Uokesha të Uiskonsinit.

LEXO EDHE:  Shehi paralajmëron Ramën: “Deputetët nuk janë pula që t’i përzësh me shkop”

LEXO EDHE:  Protesta për tarifën/ Arrestohen disa persona, familjarët bllokojnë komisariatin

Ish-nënpresidenti Joe Biden, ndërkaq, zhvilloi aktivitet fushate ku pjesëmarrësit qëndruan në makinat e tyre, të parkuara në një qytezë në periferi të Filadelfias, një komunë ku zonja Clinton fitoi me një diferencë të ngushtë në 2016.

Fushata e kandidatit demokrat po përpiqet të zgjerojë mbështetjen edhe në Florida ku ish-presidenti Obama po zhvillon aktivitete në Majami në mbështetje të zotit Biden.

Mbi 52 milionë amerikanë kanë votuar deri tani. 100 milionë të tjerë pritet të hedhin votën para se të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale 2020./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare deputeti Amdi Bajram.

Baramaj ka drejtuar për disa vite të tëra partinë e Lidhjes së Romëve.

Ai ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Protesta për tarifën/ Arrestohen disa persona, familjarët bllokojnë komisariatin

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/ Protesta deri në rrëzimin e Ramës

Mjekët deklarojnë se i ndjeri kishte probleme me zemrën përveçse se ishte me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Turqi kanë paralajmëruar shtetasit amerikanë në atë vend për mundësinë e sulmeve terroriste në Stamboll dhe zona të tjera brenda vendit.

Përmes një paralajmërimi të publikuar të premten, misioni tha se kishte marrë “njoftime të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëbime ndaj shtetasve amerikanë dhe shtetasve të huaj në Stamboll, përshirë sulme kundër Konsullatës së Përgjithshme amerikane, si dhe vende të tjera të mundshme në Turqi”.

Misioni paralajmëron shtetasit amerikanë që të tregojnë shumë kujdes në ndërtesa të mëdha zyrtare, qendra tregtare dhe objekte private ku mund të mblidhen amerikanët dhe shtetas të tjerë të huaj.

Misioni njoftoi se kishte ndërprerë sherbimin e vizave dhe veprime të tjera që ofrohen për amerikanët në zyrat e saj.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se paralajmërimi u lëshua “si rezultat i vlerësimeve të vazhdueshme të situatës së sigurisë” në atë vend por nuk dha detaje specifike në lidhje me faktorët që e kishin nxitur të publikonte paralajmërimin.

LEXO EDHE:  Video-Paralajmërimi i frikshëm i Berishës/ Po dridhen themelet

LEXO EDHE:  Protesta për tarifën/ Arrestohen disa persona, familjarët bllokojnë komisariatin

Paralajmërimi pasoi sulmet e fundit ajrore amerikane kundër forcave të al-Kaidës në Siri, përshirë një sulm të enjten ku u tha se udhëheqës të lartë terroristë po takoheshin.

“Grupi terrosit i al-Kaidës në Siri shfrytëzon paqëndrueshmërinë në pjesën veriore të atij vendi për të krijuar dhe mbajtur strehë të sigurta për të koordinuar aktivitetet,” paralajmëroi përmes një deklerate Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Provinca Idlib e Sirisë është baza e fundit e rebelëve në atë vend pas një dekade lufte. Forcat opozitare, ku përfshihen edhe luftëtarë xhihadistë, vazhdojnë të sprapsin sulmet nga Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad me ndihmën e ushtrisë turke./VOA

LEXO TE PLOTE