Connect with Us

Përmbytja e madhe e Tiranës/ Berisha publikon videon dhe zbulon shkakun

Politikë

Përmbytja e madhe e Tiranës/ Berisha publikon videon dhe zbulon shkakun

Publikuar

-

Berisha publikon videon/ Përmbytja e madhe e Tiranës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të përmbytjes së Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në video shihet që rrugët e Tiranës janë përmbytur nga shiu që ra mbrëmë.

Për përmbytjen, ish-kryeministri fajëson kryeministrin aktual Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, që sipas tij kanë betonizuar kryeqytetin.

“Përmbytje e madhe e Tiranës! Shkaku; betoni e Edvinit dhe Lal Plehut! Sb”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Kulluri rendit bëmat e gjëmat e Ramës/ Basha si opinga e tij e majtë

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përmbytet, pasi rrugët e Tiranës zhyten në ujë sa herë bie shi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mund të vdesësh në çdo moment”/ Gazetari tregon çfarë i ndodhi në mesnatë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

“Mund të vdesësh në çdo moment”/ Gazetari tregon çfarë i ndodhi në mesnatë në Tiranë

Aksidenti i sotëm në Vlorë, si pasojë e të cilit u shua një familje prej katër anëtarësh, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, në lidhje me sigurinë rrugore në vendin tonë.

Mes personave që kanë reaguar, është edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili tregon edhe një ndodhi personale.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se mbrëmë rreth mesnatës ka ndeshur të paktën 10 makina, me shpejtësi skëterrë në rrugët e Tiranës, dhe askush nuk i ndalonte.

Sipas tij, shumica janë nga këta “lacat” apo çunat e baballarëve me makina super të shtrenjta, që në çdo moment mund të shkaktojnë aksidente.

Gjithashtu, ai shkruan se për shkak të këtyre “lacave” që nuk i ndalon askush, në Shqipëri mund të vdesësh në çdo moment, sado i kujdesshëm të jesh.

Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi. Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri afer trenit, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre.

Identikiti eshte thuajse i njejte. Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim. Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi.

Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese?

Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar

-

Nga

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, ka ardhur një tjetër reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se në 30 qershor u bënë votime moniste dhe sipas tij shqiptarëve shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

LEXO EDHE:  Përmbytjet masive në Indi/ Rritet bilanci i viktimave, mijëra njerëz të bllokuar në shtëpi

LEXO EDHE:  Raporti i Dick Marty/ Rama-Bashës: Dil dhe trego të vërtetën si hetues i UÇK

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha dhe Grida Duma në mbrojtje të bandave?/ Pse hesht prokuroria

Publikuar

-

Nga

deputetja e pd grida duma dhe kreu i pd lulzim basha me gazetaret

Grida Duma, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, në një studio televizive, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Grida Duma ka deklaruar se gjatë fushatës, bandat i janë vetëofruar për t’i mbështetur dhe për më tepër ajo tha se ka informuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, por ky i fundit kishte refuzuar bashkëpunimin.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht. Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme”-ka deklaruar Grida Duma.

Edhe Lulzim Basha, gjatë takimeve në kuadër të fushatës, për kreun e PD-së, ndër të tjera ka deklaruar “Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi.

Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjeshtë një betejë e pabarabartë”.

LEXO EDHE:  Përmbytjet masive në Indi/ Rritet bilanci i viktimave, mijëra njerëz të bllokuar në shtëpi

LEXO EDHE:  Përgjigja e Edi Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve/ Bardhi: Turpëroi Shqipërinë!

Por, zgjedhjet mbaruan, Basha zgjidhi edhe “hallin e tij të madh”, për të mbajtur karrigen e kryetarit, dhe ka vetëm heshtje.

As Grida Duma dhe as Lulzim Basha nuk i denoncuan kurrë se kush ishin këto banda. Nuk u përmendem emra dhe as nuk u denoncuan para drejtësisë.

Ata pretendojnë se kanë emra, mbiemra, por ndërsa folën për masakër zgjedhore, bandat u harruan.

Nga “bandat” u kalua tek “masakra zgjedhore” dhe rrëzimi i regjimit “Rama-Doshi”, dhe pasi “rrëzuan” regjimin, morën ca pushime, nga lodhja e madhe.

Lulzim Basha prej datës 14 qershor, pra një ditë pas zgjedhjeve në PD, është “zhdukur”, dhe po ashtu edhe Grida Duma ka heshtur, për të ashtuquajturat banda, që pretendon si kanë vetëofruar bashkëpunim gjatë zgjedhjeve.

Tani nëse nuk duan t’i marrin nw mbrojtje bandat për të cilat flasin vetë, Basha dhe Duma do të duhet ti denoncojnë ato me emra.

Por, nga ana tjetër ka edhe një tjetër detaj. Heshtje edhe nga institucionet e drejtësisë.

Edhe prokuroria hesht dhe nuk i thërrët, edhe pse kanë folur publikisht.

Minimalisht, prokuroria do duhej të thërriste Grida Dumën dhe Lulzim Bashën, për të dhënë sqarime për deklaratën e berë nga vetë deputetja e zgjedhur e Bashes, për të treguar me emra se kush janë ato banda, për të cilat flet.

Por, si Basha, Duma dhe Prokuroria “kyçin” gojën.

Nëse Basha dhe Duma kanë prova dhe emra për të ashtuaquajturat banda, bëjnë mirë t’i bëjnë publike, në mënyrë që ta besojnë qytetarët se betejen e ka seriozisht dhe se nuk do shndërrohet sërish në patericë të Edi Ramës, për të vijuar të jetë një “zjarrfikës” i urrejtjes ndaj kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE