Connect with Us

Largimi i të rinjve/ Agron Shehaj: Vendi në një qorrsokak të rrezikshëm, duhet ndërruar kurs

Politikë

Largimi i të rinjve/ Agron Shehaj: Vendi në një qorrsokak të rrezikshëm, duhet ndërruar kurs

Publikuar

-

Largimi i të rinjve/ Agron Shehaj: Vendi në një qorrsokak të rrezikshëm, duhet ndërruar kurs

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka ngritur një sërë akuzash ndaj qeverisë lidhur me largimin e të rinjve nga vendi.

Shehaj ka publikuar një videomontazh në rrjetet sociale, ku shihet ndryshimi i ministrave të Edi Ramës ndër vite dhe disa shqiptarë që kanë marrë valixhet.

Demokrati deklaron se kryeministri Edi Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm, ndaj kërkon të ndërrohet menjëherë kurs.

“Shqipërisë çdo vit po i ikin djemtë dhe vajzat më të mirë sepse qeveria vetëm zhvat dhe nuk ofron asgjë më për njerëzit. Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm. Prandaj ne duhet patjetër të ndryshojmë kurs, të nisim një rrugëtim të ri, nje fillim të ri me besim tek një e ardhme më e mirë për të gjithë. Koha për të zgjedhur po afron”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kodi Zgjedhor në ‘Venecia’/ Lega: Rama të presë opinionin e komisionit

Publikuar

-

Nga

“Të mos hapen negociatat”/ David Lega: Qeveria shqiptare e ashpër me gazetarët, e butë me trafikantët

Eurodeputeti David Lega ka reguar pasi presidenti Ilir Meta i ka kërkuar opinion urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimin e të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Lega ka përsëritur thirrjen e komisionerit për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyit, teksa i kërkon kryeministrit Edi Rama të presë opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

“Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi.

LEXO EDHE:  Rama i thuri lavde/ Shikoni çfarë deklaronte disa vite më parë Fatos Nano për kryeministrin

LEXO EDHE:  “Nuk ka tolerime”/ Yuri Kim e prerë: Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë deri në fund të vitit

Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Interesi i mafias, mbi interesin e Shqipërisë”/ PD: Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

“Interesi i mafias, mbi interesin e Shqipërisë”/ PD: Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Rama refuzoi kërkesën e Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë.

“Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Rama i thuri lavde/ Shikoni çfarë deklaronte disa vite më parë Fatos Nano për kryeministrin

LEXO EDHE:  Kryemadhi shpërthen në akuza ndaj Këshillit të Europës

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Iu shty aprovimi/ Reagojnë ish-deputetët: Të kërkojnë falje që kanë fyer…

Publikuar

-

Nga

Iu shty aprovimi/ Reagojnë ish-deputetët, Gurakuqi: Të kërkojnë falje që kanë fyer…

Komisioni i vlerësimit që bëri filtrimin e kandidatëve në PD dorëzoi të premten listën që kishte hartuar. Nga 498 kandidatë që u konfirmuan nga kryesia e PD-së, anëtarët e komisionit firmosën që në kryesi të çonin dy lista: një me ata të cilët kalojnë fazën e tretë dhe një me ata të cilët u shtyhet aprovimi.

Në listën e dytë kishte edhe anëtarë të kryesisë së PD-së, por edhe deputetë. Këta të fundit kanë reaguar duke thënë se komisioni i vlerësimit ka tejkaluar kompetencat. Shkodra ishte një nga qarqet ku në zgjedhjet e 2017-ës nxori 4 mandate.

Nga këta 4 u kualifikua vetëm Bardh Spahia, ndërsa Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, e cila është edhe anëtare e Kryesisë, dhe Lorenc Luka nuk u kualifikuan. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, ishdeputeti, Romoe Gurakuqi u shpreh se ai njeh vetëm vendimin e Kryesisë së PD-së, ndërsa shton se komisioni ka tejkaluar tagrat. Po ashtu, ai ngre dyshime se grupi i deputetëve të PD-së është paragjykuar dhe tha se po heton për këtë.

REAGIMET

Si e gjykoni vendimin e Komisionit te Përzgjedhjes se deputeteve te PD?

Romeo Gurakuqi: Duke qene se procedura e zhvilluar bazohet ne statutin e PD dhe udhezimet e kryetarit, kam verifikuar me kujdes aktet e ndermarra nga Komisioni dhe i kam ballafaquar me rregullat. Dua te deklaroj se unë njoh vetem vendimin e kryetarit të PD- se dhe te Kryesisë ne lidhje me procedurën e rikandidimit. Vendimmarrja e fundit  e komisionereve, ne qofte se ka ndodhur, me rezulton se është realizuar ne shkelje te plote te tagreve te dhena atyre nga udhezimet respektive. Kesisoj eshte nul. Ato kane marre nje vendim kur tagri u kishte perfunduar. Vlerësimi perfundimtar i komisionereve mbyllet ne momentin kur kandidatet dergohenne dege. ( neni 25).

E drejta e komisionereve per te shqyrtuar kandidatet ka perfunduar diten qe emrat i kane shkuar anëtarësisë per konsultim ne Shkodër,  me date, 30 shtator 2020.

Pika 32 e udhezimit e percakton krejt qarte kete: “Kryesia e Partise perzgjedh kandidatet zyrtare te PD ne zgjedhje nga Lista e Kandidateve te konfirmuar nga anëtarësia”. Mirepo Komisioneret tane gabimisht i janë referuar nenit 31, duke bere te paditurin, mbasi  ajo pike qartazi perdoret nga komisioni vetem per ata kandidate, te cilet jane konfirmuar fillimisht, por jane skualifikuar nga kontestimi i anetaresise.

Mbi te gjitha, pretendimi se është bere vleresim bazuar ne kritere, siç kam degjuar nga disa ligjerime te tjerruna  gjate nga disa anetare te komisionit, është i pavërtete dhe shume fyes ne deklarimin diferencues. Sipas deklarimeve te besueshme, Komisioneret kane realizuar vetem votim te fshehte mbi emra, pa pasur parasysh CV – te, rezultatet e arritura ne procesin e konsultimit ne baze, punen shumëvjeçare te deputeteve ne aulen parlamentare dhe ne terren. Targetimi i deputeteve te Shkodrës është i paragjykuar dhe i paramenduar, sipas opinionit tim personal. Arsyet e kesaj ndërhyrjeje te targetuar  jam duke i shqyrtuar me shume kujdes, per te kuptuar nderhyresin extra institucional.

Njohja e udhezimit dhe shkeljeve procedurale me imponon qe une te njoh tanime vetem vendimin qe i përket kryetarit të PD- se. Do ta respektoj 100% atë vendim kur te vije, duke qendruar ne linjen themelore te PD- se dhe anëtarësisë, qe ka vuajtur persekutimin e regjimit te Edi Rames, ka qene e angazhuar ne betejën per voten e lire, nuk ka qendruar ne poltronet e  korrupsionit te kastes qe tallet me popullin ne ikje te frikshme nga skamja dhe pasiguria prej vitesh. Po ashtu me lejoni t’ju them se do te bej grithsha ne fuqine time konsultative si deputet i zgjedhur, qe Shkodra te kete perfaqesine e vet me te mire, sikurse e kerkojne mijera shkodrane ketu dhe neper bote.

LEXO EDHE:  Basha habit me premtimin/ Do kufizoj mandatin e kryeministrit

LEXO EDHE:  Kryemadhi shpërthen në akuza ndaj Këshillit të Europës

Pra ju njihni vetëm vendimin e kryetarit të PD dhe institucioneve zyrtare të PD?

Romeo Gurakuqi: Unë njoh vetëm vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, dhe kryesisë qe do te bazohet ne rankimin e realizuar nga votimi i bazes. Për mua ka rëndësi që kam qenë më i përkrahuri nga anëtarësia e PD në Shkodër dhe jam shumë i surpriza dhe falënderues ndaj demokratëve shkodrane. Do vazhdoj të jem në krah të zoti Basha,  ne kryesimin e punëve ne Qarkun e Shkodrës. Njëlloj do te jem ne aksionin e PD edhe sikur une te mos jem kandidat per deputet per shkak te vendimmarrjes sime, ose te drejtimit racional te Kryesisë se PD.

Ka pasur nje keqinterpretim mbi tagret e komisionit. Duhet te sqaroj se ato  tagre kane qene vetem konsultative dhe asnjëherë vendimmarrëse. Ato tagre kane përfunduar per kete komision tanesisht me daten 10 tetor 2020. Unë kam marrë votëbesimin e anëtarësisë për të qenë në drejtues i grupit të deputetëve demokrat në Shkodrës me 30 shtator 2020. Asnjë lloj gjykimi nuk mund te realizoje komisioni kinse për staturën intelektuale, qytetare dhe per integritetin duke u nisur nga mendja e vet, pa prova zyrtare dhe pa autorizim te specializuar. Per te gjykuar mbi integritetin me se pari duhen marre certfikatat nga autoritetet dhe per kete ka nje radhe nga ku nis puna. Une jam certifikuar nga autoritetet shteterore per pastertine e figures ne muajin korrik 2017 para marrjes se mandatit te deputetit me kerkesen time dhe ky eshte nje fakt i njohur publikisht. Pyetja eshte: a munden te pa certifikuarit te shqyrtojne pastertine e figures te te certifikuarve?!

Une sugjeroj qe dikush duhet te me kerkoje  falje  per fyerjet aluduese publike te bera, me dashje ose prej mungeses se maturise. Po ashtu kerkoj qe vendimi i ndermarre ne kundershtim me Udhezimin e kryetarit  te anullohet, brenda kesaj jave, përndryshe do t’i drejtohem Komisionit te Apelimit per ta gjykuar.

Jeni takuar të premten me kryetarin e PD?

Romeo Gurakuqi: Kam raporte miqesore dhe institucionale me kryetarin e PD dhe e takoj në çdo moment zotin Lulzim Basha. Jam ende deputet për PD dhe elektoratin e djathte, deri në zgjedhjet e ardhshme dhe e kam edhe këtë akses ne çdo moment qe me nevojitet për te realizuar detyrat përfaqësuese, organizative dhe konsultuese deri me date, 25 prill 2021.

Izmira Ulqinaku: Ky është një opinion i anëtarëve të komisionit të vlerësimit, vendimmarrjen e pres prej Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sa i përket votimit të anëtarësisë, kam qenë ndër emrat që ka marrë më pak vota kontestuese dhe falënderoj demokratët e Shkodrës për mbështetjen.

Fatbardha Kadiu: Komisioni i vlerësimit kreu detyrën, mbaroi punën e tij dhe tashmë përzgjedhja e kandidatëve vazhdon në fazat e tjera. Kontrata ime është e lidhur me Partinë Demokratike, me demo-kratët dhe ajo çfarë është e rëndësishme është që PD-ja nesër duhet të drejtojë vendin.

LEXO TE PLOTE