LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolle gjatë natës/ 20 patenta të pezulluara, 6 shoferë në pranga

26 Shtator 2020, 06:16, Kronika CNA
Kontrolle gjatë natës/ 20 patenta të pezulluara, 6 shoferë

Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle intensive mbrëmjen e kaluar deri në orët e para të mëngjesit si masë për të rritur sigurinë rrugore në fundjavë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë evidentuar disa shkelje, si shpejtësi, mungesë dokumentacioni, alkool etj. Sipas informacioneve zyrtare janë pezulluar 20 patenta, ndërsa 6 shoferë kanë përfunduar në pranga.

Po gjatë këtij harku kohor, janë evidentuar dhe janë dërguar për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, 4 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me njëri-tjetrin në zonën e Bulevardit të ri i cili lidh Unazën e Re me Yzberishtin.

Ndërkohë kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat deri në këto momente janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 9 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit,  në masën që varionte nga 0.24 mg/l deri në 0.47 mg/l.

Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.61/l deri në 0.67 mg/l.

Si dhe janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi./CNA.al

Lajmet e fundit nga