Connect with Us

Këshilli Bashkiak i ngre padi Voltana Ademi/ Zbulohet arsyeja

Politikë

Këshilli Bashkiak i ngre padi Voltana Ademi/ Zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Këshilli Bashkiak i ngre padi Voltana Ademi/ Zbulohet arsyeja

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ndodhet e karantinuar në shtëpi pasi është e infektuar me COVID-19.

Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka ngritur padi ndaj Ademit për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia. Pretendohet se Voltana Ademi i ka tejkaluar kompetencat e saj, duke mos dorëzuar në  QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.

Vendimet e Këshillit Bashkiak i janë vënë në dispozicion Ademit, por ajo i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore. Por në QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Prej 30 vitesh në politikë/ Rrëfehet Berisha: Isha i bindur se nuk do shihja një ditë lirie

Publikuar

-

Nga

Prej 30 vitesh në politikë/ Rrëfehet Berisha: Isha i bindur se nuk do shihja një ditë lirie

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për karrierën e tij politike dhe ka treguar se nuk ka pasur aspak si qëllim të merrej ndonjëherë me politikë.

Berisha tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do jetonte ndonjë herë në liri.

Ai theksoi në emisionin “Hard Talk” se hyrja e tij në politikë lidhet me lëvizjen studentore, e cila bëri të mundur revolucionin e Dhjetorit 1990.

Kurse udhëtimi im në liri është një udhëtim jashtë çdo imagjinate. Unë kurrë ndonjëherë nuk kisha ëndërruar se do merresha me politikë. Por për hir të së vërtetës edhe në vitin 1990 ndonëse unë kisha filluar të shkruaja, të shfrytëzoj çdo mundësi  për të shprehur mendimet e mia, përsëri isha i bindur se një ditë lirie nuk do shihja në jetën time.

Unë iu përkisja atyre që nga dëshpërimi mendoja se ne jemi të ndëshkuar të mbetemi kurba e Adriatikut. Udhëtimi im në politikë është një udhëtim jashtë imagjinate.

Dhe këtë e bën të mundur revolucioni i Dhjetorit 1990, lëvizja studentore me të cilët unë pata fatin e bardhë të bashkohem dhe të vazhdoj atë rrugë në këto 3 dekada, në një udhëtim jashtë imagjinatës sime”, deklaroi ish-kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vdekja e 53 vjeçarit në dyert e spitalit/ Të rinjtë e FRPD protestë para Kryeministrisë

Publikuar

-

Nga

Vdekja e 53 vjeçarit në dyert e spitalit/ Protestë para kryeministrisë

Ndarja nga jeta e 53 vjeçarit Lutfi Çekirri pasi u sorollat dyerve të spitaleve në Tiranë ka sjellë reagime të shumta.

Një grup të rinjsh të FRPD-së dhe studentë të Mjekësisë janë bashkuar mbrëmjen e sotme në një protestë homazh para kryeministrisë.

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se ajo që i ndodhi 53-vjeçarit mund t’i ndodhë secilit prej nesh, pasi vëmendja e qeverisë nuk është tek njerëzit.

“Nëse nuk do ishte publikuar video-lajmi për ndarjen nga jeta të qytetarit pas sorollatjeve në spitale, stani i qeverisë do ishte i qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Jemi këtu sepse respektojmë jetën, sepse mendojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut mund të na ndodhë secili prej nesh. Pse ndodhi? Është çështje prioritetesh kjo punë. Kjo qeveri nuk e ka fare vëmendjen te ne.

LEXO EDHE:  “Përulje për mjekët që më rikthyen në jetë”/ Ish-deputeti shërohet nga Covid-19

LEXO EDHE:  “Maskat janë domosdoshmëri”/ Pipero propozon masa drastike: Nuk kemi armë tjetër  

Shpresojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut nuk i ndodh Ramës, Ogertës se këta i hipin charterave e shkojnë në spitalet më të shtrenjta, kurse shëndetësinë e tyre falas na e lënë neve, qytetarëve të thjeshtë. Ne jemi 40 të rinj që ndezim qiri për një jetë të humbur që mund të ishte shpëtuar dhe rrethohemi me polici sikur kushedi çfarë po ndodh”,u shpreh Këlliçi.

Lutfi Çekirri humbi jetën 2 ditë më parë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, pasi denoncoi edhe mungesën e vëmendjes nga bluzat e bardha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetari humbi jetën në dyert e spitalit/ Gazetari “i përvishet” qeverisë: Është më e ndershme të…

Publikuar

-

Nga

Tomorri: Beqaj po bën me koncesionin e pompave të karburantit atë që bëri me sterilizimin

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për rastin e 53-vjeçarit Lutfi Çekiri, që humbi jetën pas përplasjes në dyert e spitalit Covid pa gjetur ndihmë

Tomorri kërkon të dijë nëse i është bërë autopsia këtij personi dhe diagnozën që ka pasur, ndërsa dëshiron të dijë përse nuk ëhstë shtruar në spital.

Ai thekson se është më e ndershme që qeveria t’i thotë njerëzve që nuk ofrojnë kujdes shëndetësor dhe t’i shembin spitalet sesa t’i lënë qytetarët të vdesin nga dhimbjet.

Nje njeri humb jeten para dyerve te spitalit dhe asgje nuk merret vesh. Madje duket sikur nuk i behet vone njeriu hic? Nderkohe qe fare mire Ministria e Shendetesise dhe QSUT duhet te sqaronin menjehere:

1- A i eshte bere autopsia te ndjerit?

2- A eshte evidentuar mjeku i fundit qe e vizitoi dhe cfare diagnoze i percaktoi?

3-Perse nuk u shtrua pacienti ne spital? Nuk e gjykuan te arsyeshme mjeket se kishte nevoje per t’u shtruar apo spitali nuk ka kapacitete?

Sa e veshtire eshte te sqarohen keto gjera? Per dy minuta gjenden te gjitha. Por ketu nuk merret vesh asnjehere asgje.

Tani, nese ketu njerezit do lihen te vdesin pa marre trajtim dhe duke uleritur nga dhimbjet ne oborret e spitaleve, ashtu sic thone mediat per kete rast, ka nje zgjidhje edhe kjo pune.

U thoni njerezve bejini derman vetes, ne si shtet nuk ofrojme kujdes shendetesor dhe hiqeni sigurimin shendetesor. T’i shembim dhe spitalet publike t’i bejme pallate. Eshte me e ndershme dhe me e drejte kjo keshtu”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE