LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektohen me koronavirus dy mësues në Elbasan

26 Shtator 2020, 20:30, Sociale CNA
Infektohen me koronavirus dy mësues në Elbasan

Mes 108 rasteve pozitivë me Covid-19 që u raportuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, disa prej tyre janë në Elbasan.

Sipas asaj që raporton ABC news, mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës shkollës 9-vjeçare ?Ali Agjah? .

Një tjetër mësuese e kësaj shkollë është vetëizoluar, ndërsa ndodhet në pritje të përgjigjes së tamponit.

Sakaq mësohet se edhe një edukatore në qytetin e Elbasanit, ka rezultuar e infektuar me COVID-19.

Ndërkohë deri më tani ka arritur në 13 numri i mësuesve të infektuar në Elbasan./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga