LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gënjeshtar"/ Jorida Tabaku "nxjerr sheshit" mashtrimet e Ramës

26 Shtator 2020, 10:15, Politikë CNA
“Gënjeshtar"/ Jorida Tabaku "nxjerr sheshit"

Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi sot se në fund të vitit 2019 figurojnë 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se kryeministri vazhdon të thotë vetëm gënjeshtra.

Sipas Tabakut, të gjithë shqiptarët e dinë se përsa kohë që do të vazhdojmë në këtë rrugë pa krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta.

?Gënjeshtra, gënjeshtra dhe prapë gënjeshtra!

Hidhini sytë përreth.

A shikoni më shumë njerëz në punë? A sheh njeri më shumë shqiptarë që jetojnë më mirë? Më shumë familje me frigoriferë dhe tryeza të mbushura plot?

Pas 7 vitesh me premtime të pambajtura, ka njeri që mund të besojë vërtet ato që dëgjon nga ky?

Të gjithë shqiptarët e dinë se përsa kohë që do të vazhdojmë në këtë rrugë pa krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta.

Koha për ndryshim po vjen. Koha për të zgjedhur po afron!?-shkruan Tabaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga