Connect with Us

Fanatikët e maskave e kanë braktisur zyrtarisht shkencën, për të kontrolluar jetën tuaj

Blog

Fanatikët e maskave e kanë braktisur zyrtarisht shkencën, për të kontrolluar jetën tuaj

Publikuar

-

Nga Georgi Boorman “The Federalist”

Nuk është ndonjë gjë e re që “fetë politike” të prodhojnë radikalë të cilët krijojnë sekte ose kultet e tyre. Këtë herë, përkushtimi i fortë i tyre për të zbatuar masën e mbajtjes së maskave ka prodhuar një fanatizëm të shfrenuar, të bazuar mbi asgjë tjetër përveç besimit të verbër, se sa më shumë që të mbahen maskat aq më mirë është.

Edhe ekspertët e shëndetit publik, të cilët këta radikalë i promovuan si profetë të mëdhenj vetëm disa muaj më parë, nuk po munden ta zbutin disi zellin e tyre. Dhe ky është një problem i madh, pasi një rikthim në normalitet do të kërkojë nënshtrimin e fraksioneve radikale që nxisin masat e ashpra.

Kufizime të tilla si mbajtja e maskave, janë një lloj oksigjeni për pasuesit e Kovidianizmit radikal fondamentalist, që bazohet tek besimi i verbër se vetëm masa bllokuese, distancimet sociale dhe maskat, mund të na çlirojnë nga pandemia vdekjeprurëse. Masat e ashpra qëndrojnë ende në fuqi dhe ekspertët vazhdojnë të promovojnë përdorimin e maskave.

Provat janë të bollshme, por kini parasysh 3 rastet e mëposhtme të Kovidianizmit radikal,

dhe mënyrën se si ato po braktisin standartet e nevojshme shkencore për të ruajtur shëndetin publik dhe një shoqëri funksionale.

1. Shpërfillja e rreziqeve nga mbajtja e maskës gjatë stërvitjes

Guvernatorja demokrate e Miçiganit, Greçen Uajtmer formosi një urdhër ekzekutiv javën e kaluar, që u kërkon të gjithë sportistëve me përjashtim të notarëve që të mbajnë maska në fytyrë. Urdhri nuk ka asnjë përjashtim specifik për moshën, ndaj duket se do zbatohet për fëmijët mbi 5-vjeç.

Ky urdhër bie në kundërshtim me udhëzimet nga të ashtuquajturit ekspertë, të cilët thonë se njerëzit që stërviten nuk duhet të mbajnë maska, pasi djersa mund të bllokojë hojet e vogla të maskës, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen, dhe nxisë rritjen e mikroorganizmave. Ndërsa Uajtmer thotë se maskat do të lejojnë rinisjen e aktiviteteve sportive, urdhri i saj nënkupton saktësisht të kundërtën, pasi loja me maskë në fytyrë krijon rreziqe për shëndetin në vend se të japë përfitime shëndetësore.

2. Vënia e maskës edhe tek bebet

Një fluturim i kompanisë “ËestJet”, u anulua javën e kaluar për shkak se një foshnje 19-muajshe nuk mundej ta mbante maskën e saj, dhe kjo pavarësisht nga fakti se foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk e përhapin virusin. I ati, Safuan Shaudri, e quajti një “trajtim të tmerrshëm dhe çnjerëzor” sjelljen e autoriteteve.

“Familja ime u përball me trajtimin më të tmerrshëm dhe çnjerëzor në avionin e linjës ËestJet. Gruaja ime u kërcënua se do të arrestohej nëse vajzat e mia, 3 vjeçe dhe 19-muajshe nuk do të mbanin maskë në fytyrë”- u shpreh ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Video-Taulant Muka bën thirrjen urgjente/ Covid-19 është mes nesh, të mos kalojmë nga njëri ekstrem në tjetrin

Udhëzimi zyrtar për udhëtarët thotë shprehimisht:Fëmijët nën 2-vjeç nuk duhet të mbajnë maskë. Por ky rregull si duket nuk përbën ndonjë pengesë për “kryqtarët” e maskave, të cilët e mbrojnë standardin e tyre universal të maskës, deri edhe me koston e anulimit të një fluturimi.

3. Mbani maskë edhe kur jeni vetëm

Departamenti i Burimeve Natyrore të Uiskonsin, u ka kërkuar punonjësve të mbajnë maska ​​edhe gjatë telekonferencave nga shtëpia. Sekretari i Burimeve Natyrore, Preston Koul shprehej në një e-mail të datës 31 korrik se kjo bëhej për të vendosur një “shembull sigurie” që tregon se punonjësit “kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e të tjerëve”.

Pra këto 3 shembuj tregojnë qartë braktisjen e standardeve shkencore në funksion të qëllimeve politike të lidhura:Fanatizmi pseudo-shkencor përparon, dhe pasuesit e tij janë të fiksuar për të pasur bindjen e qytetarëve dhe jo për të shpëtuar jetën e tyre.

Fanatikët e maskave janë mohuesit e vërtetë të shkencës. Dikur bllokimet u quajtën një hipotezë “e paprovuar’ nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti në fillim si “joefektiv dhe jopraktik” izolimin e detyruar dhe karantinën. E megjithatë, përkundër efekteve shkatërruese të ndalimit të bizneseve “jo thelbësore” dhe aktiviteteve shoqërore, vendet anembanë botës janë mbyllur.

Mania mbi ndërhyrjet jo-farmaceutike, nxiti një largim të pakontrolluar nga të dhënat shkencore. Frika u shndërrua shpejt në një mjet për ruajtjen e pushtetit politik, dhe si një mundësi për të ushtruar kontroll mbi bashkatdhetarët e tyre. Tani që po hyjmë në stinën e vjeshtës, disa njerëzve po u kërkohet të mbajnë maska ​edhe kur ​janë vetëm në shtëpitë e tyre, në parqe të hapura dhe gjatë stërvitjes në natyrë.

Ata supozohet t’u vënë maska në fytyrë të vegjëlve, të cilët nuk përbëjnë në thelb ndonjë rrezik për përhapjen e virusit të Vuhanit. Kjo është bota jonë në vitin 2020. Për ironi të fatit, as ekspertët nuk po munden t’i frenojnë dot fanatikët pro-bllokimit dhe pro-maskave nga ngacmimi dhe rrezikimi i të tjerëve.

Nëse doni të parandaloni që ky realitet të bëhet i përhershëm, qëndroni përballë bullistëve dhe qëndroni të palëkundur pas të dhënave shkencore, duke mos votuar politikanët që e kanë braktisur shkencën./ Thefederalist.comPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/ 8 në 10 pacientë të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D

Publikuar

-

Nga

Studimi/ 8 në 10 pacientë të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D

Studiuesit në Spanjë, kanë zbuluar së fundmi se 82 për qind e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D. Në studimin e fundit, ata studiuan nivelet e vitaminës D tek 216 pacientë të shtruar në spital në mars të këtij viti për t’u trajtuar për shkak të prekjes nga Covid-19.

Dhe u zbulua se të paktën 8 në 10 pacientë, kishin mungesa të qarta të vitaminës D në gjakun t tyre. Studimi i botuar të martën në “The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, përdori  gjithashtu një grup kontrolli prej 197 personash që jetonin në të njëjtën zonë gjeografike, dhe që ishin të ngjashëm me grupin e pacientëve Covid-19 në moshë dhe gjini.

Midis këtyre njerëzve, 47 për qind kishin mungesë të vitaminës D. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se përfundimet e këtij studimi janë korrelative, dhe jo shkakësore. Kjo do të thotë se nuk mund të arrihet në përfundimin shterues se mungesa e vitaminës D, ishte drejtpërsëdrejti përgjegjëse për një shans më të lartë për t’u shtruar në spital me Covid-19.

Megjithatë ka prova të tjera që sugjerojnë se vitamina D, mund të jetë e dobishme në mbrojtjen e individëve të shtruar në spital nga simptomat më të rrezikshme për jetën e tyre. Vitamina D, është thelbësore për shëndetin e kockave.

Por ajo gjithashtu mendohet të ketë efekte shumë të dobishme edhe në sistemin imunitar. Disa prova tregojnë se pasja e vitaminës D në nivele të mjaftueshme në gjak, mund të mbrojë një njeri nga infeksionet e traktit respirator.

Por nga ana tjetër është fakt që mungesa e vitaminës D është më se e zakonshme në mesin e popullatës. Kështu një studimi i vitit 2011, vlerëson e se rreth 41.6 për qind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë mangësi me këtë vitaminë.

Sidoqoftë, ky numër ndryshon shumë në varësi të racës. 82.1 për qind e afro-amerikanëve kanë mangësi në këtë vitaminë, ashtu si edhe 69.2 për qind të hispanikëve po në SHBA. Vitamina D, mund të prodhohet natyrshëm nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

LEXO EDHE:  Kush ishin Kapot, të burgosurit që u kthyen në gardianët sadistë të kampeve naziste të përqëndrimit

LEXO EDHE:  BE i dhuron 10 milionë euro Shqipërisë për të luftuar Covid

Por ajo mund të gjendet edhe në disa ushqime, përfshirë vajin e peshkut, vezët, qumështi, dhe zëvendësuesit e qumështit me bazë bimore. Muajin e kaluar, një studim i bërë nga studiuesit në Boston, zbuloi se pacientët mbi 40 vjeç kishin mbi 50 për qind më pak të ngjarë të vdisnin nga infeksioni ,nëse kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D.

Gjithsesi, studimi më i fundit nga Spanja, nuk ishte në gjendje të gjente ndonjë lidhje të qartë midis mungesës së vitaminës D dhe ashpërsisë së sëmundjes. Pra, informacioni në lidhje me ndonjë përfitim mbrojtës nga vitamina D në raport me koronavirusin e ri, është akoma jo përfundimtar.

Në pjesë të caktuara të botës, sidomos aty ku orët me diell janë shumë të kufizuara gjatë stinës së dimrit, mjekët rekomandojnë rregullisht marrjen e suplementeve me vitaminën D. Pra, a duhet që të nisin tani të gjithë të marrin vitaminë, D, edhe nëse nuk është e qartë nëse ajo mund të ndihmojë në përballjen më mirë të Covid-19?

Jo domosdoshmërisht. Por është e rëndësishme të theksohet se një sasi e madh e vitaminës D mund të jetë toksike, dhe gjithashtu ajo mund të ndërveprojë me ilaçe të caktuara. Pra, nëse keni ndonjë dyshim, flisni me mjekun tuaj nëse është e rekomandueshme në rastin tuaj, dhe a është e sigurt të merrni suplemente të vitaminës D./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Papa Joani, e vetmja Papë grua, gjinia e së cilës u zbulua kur lindi në mesin e një procesioni kishtar

Publikuar

-

Nga

Papa Joani, e vetmja Papë grua, gjinia e së cilës u zbulua kur lindi në mesin e një procesioni kishtar

Origjina e Papatit gjurmohet tradicionalisht tek Shën Pjetri, një nga dishepujt e Jezusit. Papa aktual, Françesku I, është pasardhësi i 265-të i Shën Pjetrit. Nuk ka nevojë të theksohet se  266 papët janë meshkuj. Por gjatë Mesjetës ka qarkulluar historia e një Pape femër, që u zgjodh në atë post duke u maskuar si burrë.

Emri i kësaj pape të supozuar si femër ishte Joan. Po kush ishte ky Papë misterioz, dhe a ka ekzistuar vërtet? Rrëfimi i parë i shkruar mbi Papa Joanin, gjurmohet në një vepër të shekullit XIII-të e njohur si “Chronica Universalis Mettensis” (Kronikat e Metzit).

Sipas autorit të saj, kronistit dominikan, Zhan de Maili, ka ekzistuar një papë pa emër, qënuk ishte regjistruar në listën e Peshkopëve të Romës, për shkak se ishte një grua e maskuar si burrë. Kronisti thotë se ishte karakteri dhe aftësitë e kësaj gruaje, që i dhanë mundësinë të zinte vendin e Shën Pjetrit.

De Maili shton se varri i këtij Pape pa emër ishte shënuar me një frazë latine“Petre, Pater Patrum, Papisse Prodito Partum”, që do të thotë “O Pjetër, babai i Etërve, tradhëto lindjen e gruas Papë”. Por de Maili e fillon këtë rrëfim me paskajoren latine “require” që do të thotë “për t’u verifikuar”, duke treguar se edhe vetë autori nuk është i sigurt mbi vërtetësinë e historisë.

Më pas kjo histori ritregohet nga një frat anonim françeskan i Erfurtit dhe nga inkuizitori dhe predikuesi dominikan, Etien de Burbon. Ndërsa historia e papës femër e fratit anonim është e ngjashme me atë të de Maili, versioni i de Burbon përfshin detaje në lidhje me vdekjen e saj.

Autori shkruan se Papa Joan lindi në publik, duke e zbuluar kësisoj gjininë e saj të vërtetë. Më pas ajo u tërhoq zvarrë nga një kalë për qindra metra, dhe më pas u vra me gurë për mashtrim.

Por versioni më i njohur dhe më me ndikim i kësaj historie, vjen nga “Chronicon Pontificum et Imperatorum” (Kronika e Papëve dhe Perandorëve), shkruar nga një tjetër prift dominikan, Martinus Polonus. Për shkak të prestigjit dhe besueshmërisë që buronte nga lidhjet e tij me hierarkinë Romake, vepra e Martinus qarkulloi gjerësisht dhe la në hije dëshmitë e shkrimtarëve të mëparshëm për të njëjtën temë.

Ndryshe nga rrëfimet e mëparshme, Martinus jep një përshkrim të jetës së Papës femër. Në fakt, këtu shfaqet për herë të parë emri Joan. Përveç emrit, Martinus jep gjithashtu detaje të tilla si kombësia e saj (angleze), vendi i lindjes (Mainc), si dhe të kohës së zgjedhjes si Papë(pas vdekjes së Leonit IV në vitin 855 Pas Krishtit), dhe kohëzgjatja e mbretërimit të saj (2 vjet, 7 muaj dhe 4 ditë).

Megjithëse Martinus zbulon pak mbi burimet që ka shfrytëzuar, në shkrimet e tij ai shfaq një lloj pasigurie. Pra ashtu si paraardhësit e tij, është i paqartë mbi vërtetësinë e kësaj historie. Për më tepër, disa kanë pohuar se kjo histori iu shtua kronikës pas vdekjes së Martinus, duke treguar se kronisti nuk kishte asnjë lidhje me të.

LEXO EDHE:  OBSH e pranon/ Covid-19, përhapet edhe nga ajri

LEXO EDHE:  BE i dhuron 10 milionë euro Shqipërisë për të luftuar Covid

Nga Martinusi e tutje, historia e Papa Joanit, u bë gjithnjë e më e përpunuar. Për shembull, një version i historisë, pretendon se Papa nuk vdiq menjëherë pas lindjes së fëmijës. Në vend të kësaj, ajo u burgos për shumë vite ku dhe u pendua.

Pas vdekjes u varros në Ostia, ku djali i saj mbante detyrën e peshkopit. Meqë vetë burimet kryesore të shkruara, tregojnë një farë dyshimi në lidhje me historinë e Papës Joanit, ka të ngjarë që historia të mos jetë vetëm një legjendë urbane.

Por ka të tjerë që besojnë, se ekzistenca e kësaj Pape femër është lënë të nënkuptohet në art dhe arkitekturë. Për shembull, në kolonatat e Berninit në Bazilikën e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, mund të gjenden 7 skulptura që tregojnë shprehjen e fytyrës së një gruaje gjatë lindjes. Skulptura e tetë është ajo e një fëmije.

Disa e kanë interpretuar këtë si skenë të lindjes së Papa Joanit. Por ka shumë interpretime të tjera të mundshme të kësaj skene. Më popullorja është ajo sipas së cilës gruaja është mbesa e Papës Urbani VIII.

Një studim i vitit 2018 nga studiuesit në Universitetin Flinders në Australi, pretendon se janë gjetur monedha nga vitet 850 Pas Krishtit, që tregojnë se në atë kohë ka ekzistuar një Papë femër. Legjenda e Papa Joanit ka mbijetuar gjatë shekujve. Ajo është përshkruar në shumë vepra të artit, letërsisë dhe shfaqjeve. Filmi më i fundit mbi të është realizuar në vitin 2009.

Aktualisht, Kisha Katolike nuk i shuguron gratë si priftëresha. Por nëse vërtetohet se një Papë femër ka ekzistuar realisht, kjo mund të forcojë argumentin e atyre që kërkojnë që gratë të lejohen të bëhen priftëresha./ ancient-origins.net–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A do ta përcaktojë Florida fituesin e zgjedhjeve në SHBA?

Publikuar

-

Nga

A do ta përcaktojë Florida fituesin e zgjedhjeve në SHBA?

Nga Shama Tobin “American Thinker”

Ish-senatori i Floridas, Bill Nelson, tha dikur “Si voton Florida, ashtu do të votojë edhe shumica e vendit”. Dhe ai nuk iu referua vetëm zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000. Dhe as 29 votave elektorale të Floridas si shtet, numri i tretë më i madh pas Kalifornisë dhe Teksasit. Ai po i referohej një fakti interesant historik:në 21 nga 23 zgjedhjet e fundit, kandidatët që fituan Floridën,rezultuan si fituesit përfundimtarë të garave presidenciale.

Përjashtim bëjnë vetëm humbja e Bushit në vitin 1992 dhe Niksonit në vitin 1960. Nëse historia është ndonjë lloj treguesi, çelësi për rizgjedhjen e Trump është fitimi i Floridës. Sondazhet e fundit, tregojnë se mesatarja e mbështetjes është 47.2 për qind për Trump dhe 48.7 për qind.

Por sondazhet kanë tendencën të fshehin ndryshimet dinamike në preferencat e votuesve për kandidatët, sidomos në mesin e grupeve demografike që mund të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Për ta kuptuar këtë, le të shqyrtojmë ndryshimet në preferencat e votuesve midis votuesve hispanikë, zezakë dhe të moshuarve në Florida.

Në vitin 2016 Klinton fitoi votat e hispanikëve në Florida me një 27 për qind diferencë (62 përkundrejt 35 për qind). Dhjetë sondazhe në shtator, treguan se Bajden udhëhiqte ndaj Trump në Florida me vetëm 7 për qind diferencë (50 përkundrejt 43 për qind) në votat e hispanikëve.

Edhe sondazhet më të fundit kanë dhënë rezultate të ngjashme. Mbështetja për Trump është e ngjashme me rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në vitin 2018. Guvernatori i atëhershëm republikan dhe kandidatët për në Senat, Ron DeSantis dhe Rik Skot, fituan përkatësisht 44 për qind dhe 46 për qind të votave të hispanikëve.

Çfarë e shtyn mbështetjen në rritje të Trump midis votuesve hispanikë të Floridës? Faktori kryesor janë votuesit me origjinë kubane, të cilët përbëjnë pjesën të më madhe të 2.4 milionë votuesve hispnikë të Floridës (29 për qind).

Kubano-amerikanët janë të pakënaqur me agjendën socialiste të Partisë Demokratike për Amerikën. Edhe një media e majtësi “Politico”, e pranoi se anti-socializmi i Trump dhe patriotizmi i tij, ika motivuar kubano-amerikanët që të votojnë për të.

Faktori i dytë është ekonomia, e cila është çështja kryesore për votuesit hispanikë. Politikat pro-biznesit të presidentit Trump, përfshirë uljen e taksave, kanë ndihmuar shumë bizneseve të hispanikëve. Këta të fundit priren të jenë më shumë sipërmarrës sesa popullata në përgjithësi.

Në dekadën e fundit, numri i bizneseve në pronësi të hipanikëve, thuajse është dyfishuar në krahasim me të gjithë grupimete tjera etnike të marra së bashku.Të gjitha shenjat sugjerojnë se Trump do të rrisë pjesën e tij të votave hispanike me rreth 8 për qind, dhe kjo mund të përkthehet në një fitim prej të paktën 1.36 për qindtë votave në total.

Një grup tjetër demografik, që po përjeton një ndryshim dinamik në preferencën e tij ndaj kandidatëve janë votuesit zezakë. Trump fitoi 8 për qind të votave të afro-amerikanëve në Florida në vitin 2016. Sondazhet më të fundit treguan se 11-13 për qind e votuesve zezakë e mbështesin Trumpin, një e dhënë që përputhet me rezultatet e zgjedhjeve për guvernator në vitin 2018.

Që nga viti 2016, Trump ka gëzuar një mbështetje në rritje midis votuesve të rinj zezakë (18- 44 vjeç), nga 10 në 21 për qind sot. Një nga arsyet, është që ata e shohin si pozitive e sjelljen e tij të fortë dhe kundër establishmentit. Një arsye tjetër është se ata janë më të interesuar për ekonominë sesa garën në vetvete.

LEXO EDHE:  BE i dhuron 10 milionë euro Shqipërisë për të luftuar Covid

LEXO EDHE:  “Do jetë falas”/ Manastirliu tregon personat që do vaksinohen të parët

Politikat e Trump që favorozijnë krijimine vendeve të reja të punës, po mbështeten nga votuesit e rinj zezakë, që po braktisin mentalitetin e vjetër,se janë vetëm demokratët ata që kujdesen për zezakët. Ndërkohë, grupi i votuesve që mund të përbëjë një pengesë për rizgjedhjen e Trumpit në detyrë janë votuesit e moshuar mbi 65 vjeç.

Në vitin 2016, Trump fitoi votat e të moshuarve në Florida me 17 për qind diferencë. Por disa nga sondazhet e fundit, tregojnë se Trump është përpara Bajden me vetëm 10 për qind, midis votuesve të moshuar në Florida. Nuk është plotësisht e qartë se çfarë e ka shkaktuar këtë ndryshim preference për të moshuarit.

Disa mund të mendojnë se gabuan kur zgjodhën Trumpin 4 vite më parë. Një arsye tjetër, mund të jetë politika liberale e Trump ndaj mexhanimit të koronavirusit, duke ua lënë pjesën më të madhe të vendimit shteteve të veçanta.

Edhe pse unë vetë mendoj se është vendimi i duhur, shtabit tëTrump mund t’i duhet të japë një shpjegim më koherent këtij vendimi. Por gjithçka nuk është e humbur as me këtë segment të popullatës. Një sondazh i fundit, raportoi se Trump ka një epërsi të madhe ndaj Bajden (59 përkundrejt 38 për qind midis votuesve 70-vjeç ose më të mëdhenj.

Rreth 71 përqind e votuesve të moshuar në Florida, janë në grupin e moshës mbi 70-vjeç.

Të moshuarit përbëjnë rreth 26 për qind të elektoratit në Florida. Me disponueshmërinë e votimit përmes postës, pjesa e votave të tyre ka të ngjarë të rritet në 23 për qind, me 2 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016.

Atëherë, kush do te fitojë më 3 Nëntor?Të marra së bashku, ndryshimet në preferencat e kandidatëve të votuesve, sidomos midis votuesve hispanikë, zezakë në Florida, mund t’i japin Trumpit një fitore të mundshme prej të paktën 0.86 për qind të votave në total.

Nëse Trump fiton Florida, kjo do të ketë ndodhur për shkak të rritjes së votave të hispanikëve dhe zezakëve, por edhe faktit që pretendimi se ai po braktiset nga votuesit e moshuar, nuk është në terren aq i keq sa sugjerojnë mediat dhe sondazhet.

Dhe kjo është ajo që do të ndodhë. Në sondazhin e saj të fundit“Trafalgar Group”, një nga kompanitë e pakta që e parashikuan saktë rezultatin e vitit 2016, i jep Trumpit një epërsi prej 2.3 për qind ndaj Bajdenit në Florida. Edhe “Rasmussen” i jep Trumpit një epërsi prej 3 për qind. Pra Trump do të mbajë sërish Floridën, dhe presidencën për një mandat tjetër./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE