LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Erdhi e pangrënë dhe e dehidratuar”/ Pediatri tregon gjendjen e 9-vjeçares në Pogradec

26 Shtator 2020, 11:31, Kronika CNA
“Erdhi e pangrënë dhe e dehidratuar”/ Pediatri tregon

Shefi i pediatrisë në spitalin e Pogradecit, Behxhet Lickollari ka folur në lidhje me gjendjen e vajzës 9-vjeçare që u gjet pranë nënës që kishte humbur jetën prej ditësh.

Sipas mjekut, vajza erdhi në gjendje të rënduar, e paushqyer dhe e dehidratuar por tani është në gjendje të stabilizuar.

?Fëmija erdhi në gjendje jo të mirë shëndetësore, e pangrënë e zbehtë dhe dehidratuar. Është rehidratuar, ushqyer, i janë marre ekzaminimet laboratorike dhe specifike, ndërkohë që i janë siguruar dhe veshmbathje. Shërbimi i pediatrisë është në kontakt me shërbimin social për plotësimin dhe ekzaminimet e nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht gjendja e vajzës është e mirë, e stabilizuar. Vajza e vogël ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve?, tha mjeku./CNA.al

Lajmet e fundit nga