Kronika
E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçarja i jep fund jetës, vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e e sotme në Tiranë ku një 60 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.09.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor./CNA.al