Connect with Us

Dhomat e Specializuara: Haradinaj pengoi drejtësinë

Kosova & Rajoni

Dhomat e Specializuara: Haradinaj pengoi drejtësinë

Publikuar

-

Dhomat e Specializuara: Haradinaj pengoi drejtësinë

Dhomat e Specializuara në Hagë thonë se nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj është arrestuar, pas një fletarresti për veprat penale “kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Dhomat e Specializuara njoftojnë se Haradinaj tashmë është transferuar në objektin e paraburgimit të këtyre dhomave në Hagë.

Ndërkaq, lidhur me paraqitjen e parë të Nasim Haradinajt para gjykatësit, Dhomat e Specializuara të Kosovës, thonë se do të njoftojnë me kohë.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka konfirmuar ndalimin e Haradinajt më 25 shtator, në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Përmes një njoftimi për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se në bazë të ligjit për këtë zyrë dhe për Dhomat e Specializuara “gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim”.

Nënkryetari i OLV të UÇK-së, Nasim Haradinaj u arrestua të premten, më 25 shtator, në lagjen Pejton të Prishtinës. Ai gjatë të premtes, në një prononcim për mediat tha e nuk e njeh Gjykatën Speciale (Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara).

Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se në arrestimit e Haradinajt EULEX-i dhe Policia e Kosovës ofruan mbështetje operative dhe logjistike .

Arrestimi i Hysni Gucatit

Arrestimi i Haradinajt, pason arrestimin e kreut të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili të premten u transferua në Hagë.

Gucati, siç njoftuan Dhomat e Specializuara, u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprat penale “kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.
ë fletarrestin e Gucatit, Dhomat e Specializuara, apo siç njihen në Kosovë edhe si Gjykata Speciale, u tha se ai ka bërë të qasshme për gazetarët dokumente konfidenciale që kanë të bëjnë me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Ka dyshim të bazuar se zoti Gucati ka mbajtur tri konferenca për media më 7, 16 dhe 22 shtator, 2020, ku ai ka shpërndarë ose ka bërë të qasshme për mediat informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike që kanë të bëjnë me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe nuk ka intervenuar kur Nasim Haradinaj (nënkryetari i OVL të UÇK-së) ka përmendur emrin e një dëshmitari dhe ka dhënë informacione lidhur me vendin ku ai banon dhe të dhëna të tjera personale”, thuhet në fletarrestin e lëshuar për Gucatin.

LEXO EDHE:  Video-denoncim/ Policia e armatosur gjer në dhëmbë, bastis lokalet e Kukësit

Sipas Kodit Penal të Kosovës, të cilit i referohet edhe Ligji për Dhomat e Specializuara, kushdo që pa autorizim publikon informacione të klasifikuara ose çfarëdo proces zyrtar që është në zhvillim, e i cili, sipas ligjit nuk duhet të publikohet ose konsiderohet si sekret me një vendim të gjykatës apo të aturoritetit kompetent, mund të gjobitet apo të dënohet deri në 1 vit burgim.

Nëse publikohen informacione apo të dhëna personale të një personi i cili është në mbrojtje, personi që publikon këto të dhëna mund të dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim, varësisht nga pasojat që shkaktohen nga një veprim i tillë.

Bastisjet në OVL të UÇK-së

Të premten, për më shumë se 8 orë, zyrtarë të EULEX-it bastisën zyrat e OVL të UÇK-së.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri herë në javët e fundit, ka njoftuar se një person anonim ka dorëzuar tek ajo “mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve”. Këto dokumente, sipas saj, janë nga Haga. Pas çdo dorëzimi, udhëheqësit e Organizatës kanë mbajtur konferencë për media, ku gazetarëve u është lejuar t’i marrin ato dokumente. Pas çdo konference, dokumentet janë konfiskuar nga hetuesit në Hagë.
Përmbajtja e tyre është e panjohur dhe ende nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike.

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka thënë se disa aktivitete, në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur”.

Më 24 shtator, Prokuroria e Specializuar arrestoi Salih Mustafën – një prej themeluesve të UÇK-së në zonën e Llapit – dhe bëri publike aktakuzën ndaj tij.

Mustafa akuzohet për “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt”.

Paraqitja e parë para gjykatës për Mustafën është caktuar për të hënën, më 28 shtator. Kjo seancë do të jetë publike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rekord infektimesh/ Mbyllet sërish Greqia. Ja oraret kur ndalohet lëvizja

Publikuar

-

Nga

Rekord infektimesh/ Mbyllet sërish Greqia. Ja oraret kur ndalohet lëvizja

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Greqi, ka bërë që shteti fqinj të shkojë drejt izolimit sërish.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimin e lëvizjeve me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus.

Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.

“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca“, tha Mitsotakis.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

LEXO EDHE:  Haradinaj kundër Ramës/ “Tarifa e rrugës së kombit e gabuar”

LEXO EDHE:  Kuvendi i Shqipërisë mbështet Rezolutën për lirimin e Ramush Haradinajt

“Maska do të bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant. Virusi nuk të pret të të hajë tek dera, nëse do të më lejohej të flisja me zhargonin e të rinjve“, shtoi kreu i qeverisë greke.

Greqia shënoi sot 882 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme, ndërsa humbën jetën 15 persona. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit.

Daçiq ka marr besimin e plotë të deputetëve për të udhëhequr këtë institucion shtetëror, raporton b92.

Nga 226 deputetët e pranishëm në seancën konstituive, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it, gjersa 225 votuan pro.

Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA”, të cilët njoftuan më herët sot se nuk do të mbështesnin liderin Socialist, nuk morën pjesë në votim.

LEXO EDHE:  Haradinaj kundër Ramës/ “Tarifa e rrugës së kombit e gabuar”

LEXO EDHE:  A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit u bë me votim publik, pra me thirrje individuale të deputetëve. Ndryshe, Daçiq ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiq./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pandemia ua vë “drynin” mbi 750 bizneseve

Publikuar

-

Nga

Pandemia ua vë drynin mbi 750 bizneseve

Gjatë kohës së pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, janë mbyllur 761 biznese të cilat kanë pasur të punësuar 1,316 punëtorë në Kosovë.

Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi.

Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit dhe komunikimit dhe sektorë të tjerë.

Gjokaj: U mbyllëm për t’u hapur, por nuk arritëm

Një nga bizneset e mbyllura në sektorin e gastronomisë është ai i Emanuel Gjokajt. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Gjokaj thotë se ka qenë e pamundur të mbajë të hapur biznesin, pasi që kishte rënë qarkullimi.

Ai shton se lokali frekuentohej më së shumti nga punëtorët e organizatave të huaja që ishin me zyre afër lokalit, dhe këta punëtorë filluan të punojnë nga shtëpia, në këtë mënyrë edhe kërkesat për ushqim shënuan rënie.

“Kemi pasur një ‘Sandwich Bar’, ka qenë lokacioni i dytë që kishim hapur në shkurt të këtij viti. Por, në mars kur u përballëm me pandeminë dhe u bë mbyllja totale, ne u mbyllëm përkohësisht. Kemi filluar të punojmë pastaj në qershor, kur është bërë hapja e gastronomisë, por ishte e papërballueshme, kemi punuar me humbje dhe e kemi parë që nuk mund të vazhdojmë me atë ritëm dhe është dashur të bëhet mbyllje e përkohshme”, thotë Gjokaj.

Gjokaj thotë se mbylljen e lokalit e kishte menduar fillimisht të jetë përkohësisht, por siç thotë ai, me këtë situatë e cila po vazhdon me pandeminë, nuk ka shumë shpresë që lokali të rihapet.

Krasniqi: Numri i bizneseve të mbyllura, më shumë se 761

Por, numri i bizneseve të mbyllura po konsiderohet të jetë më i lartë nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Skender Krasniqi, drejtor në këtë organizate, thotë për Radion Evropa e Lirë se jo të gjitha bizneset të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre gjatë pandemisë, kanë filluar procedurat e mbylljes.

“Procedurat e mbylljes së biznesit janë të shumta dhe shumica e bizneseve hezitojnë të fillojnë procedurat, pasi që kërkohen shumë dokumentacione. Numri i bizneseve që sot nuk po funksionojnë janë me mijëra. Përveç kësaj ka edhe shumë biznese të cilat kanë reduktuar edhe stafin dhe janë në prag të mbylljes”, thotë Krasniqi.

LEXO EDHE:  A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

LEXO EDHE:  Video-denoncim/ Policia e armatosur gjer në dhëmbë, bastis lokalet e Kukësit

Institucionet “po hezitojnë të pranojnë realitetin”

Për të mbyllur një biznes ekzistojnë një varg procedurash administrative. Në Administratën Tatimore të Kosovës tregojnë se për të çregjistruar biznesin, fillimisht tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.

Nëse tatimpaguesi ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore, ATK do të japë një vërtetim se tatimpaguesi i ka plotësuar të gjitha kërkesat për çregjistrim.

Skender Krasniqi, drejtor në Odën e Afarizimit të Kosovës, thotë se nga vizitat në terren, te bizneset është një situatë krejt tjetër nga ajo që po thonë institucionet. Sipas tij, institucionet po hezitojnë të pranojnë realitetin që ka shkaktuar pandemia COVID-19 te bizneset.

“Nëse vazhdon edhe një valë e re e masave që ndalon aktivitetin e bizneseve dhe nuk rritet përkrahja nga shteti, ky numër i bizneseve të mbyllura dhe largimi i punëtorëve nga puna do të jetë shumë më i madh, dhe biznesi do të futet në krizë”, shton Krasniqi.

Për periudhën mars–gusht të këtij viti, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, mbi një miliard euro ka pasur më pak qarkullim sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Bizneset në Kosovë janë ndihmuar nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës. Për këto biznese, nga ky Fond i cili kap vlerën e mbi 350 milionë euro, janë ndarë 60 milionë euro për biznese, mjete këto të cilat janë vlerësuar të pamjaftueshme.

Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuar për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha. Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë në vitin 2020./rel

LEXO TE PLOTE