Connect with Us

Dëmet nga moti i keq/ Rikthehet energjia elektrike për 67% të abonentëve të prekur

Sociale

Dëmet nga moti i keq/ Rikthehet energjia elektrike për 67% të abonentëve të prekur

Publikuar

-

Moti i keq dëmton rrjetin/ Rikthehet energjia elektrike për 67% të abonentëve të prekur

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë shkarkesave atmosferike dhe stuhisë, janë shkaktuan probleme tek shtyllat, përcjellësit apo fiderat për energjinë elektrike.

Por sipas OSHEE në 70% të fiderave janë riparuar defektet.

Pavarësiht motit jo të favorshëm, OSHEE thotë se punonjësit në terren po punojnë për të normalizuar situatën.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja kur fillojnë reshjet e shiut

“OSSH raporton se, referuar situatës në mëngjes (ora 07:30) kemi përmirësim të ecurisë të furnizimit me energji ⚡️

👉riparuar defektet në 70% të fiderave

👉rikthyer energjia në rreth 67% të abonentëve të prekur

Edhe pse me mot aspak të favorshëm, punonjesit e terrenit po japin maksimumin për normalizimin e situatës.”/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nis vaksinimi kundër gripit i arsimtarëve/ Manastirliu: Edhe vaksina antiCOVID do të jetë falas për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur sot programin e vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishin sot në kopshtin 36 në Tiranë, ku u krye vaksinimi i stafit.

“U angazhuam që në krye të herës për të siguruar vaksinën ndaj gripit për grupet e riskuara dhe arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit kundër gripit në këtë periudhë të mbivendosjes edhe të virozave stinore, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh: “Edhe 230 mijë doza të vaksinës kundër gripit falas që kanë mbërritur dy ditë më parë janë shpërndarë në qendra shëndetësore, pjesë e sasisë prej 380 mijë vaksinash që qeveria i financoi falas, për të siguruar vaksinimin e sigurt të të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe grupet e tjera të riskut, mes të cilave edhe një kategori e ndjeshme për ne siç janë edukatoret dhe arsimtarët. Eshtë një moment i rëndësishëm për të kujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët që janë në grupet e riskut, për t’u lidhur me mjekun e familjes dhe për të bërë vaksinën kundër gripit falas në qendrën tuaj shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar vaksinimin kundër gripit edhe një ushtrim të mirë parapërgatitor për vaksinën antiCOVID, Manastirliu tha se Shqipëria është në linjën e parë për ta patur vaksinën kundër COVID19 sapo ajo të dalë.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Para se të dilni nga shtëpia, mësoni si do jetë dita sot

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

“Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën antiCOVID. Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën antiCOVID për grupet e riskuara, për 20% të popullatës. Jemi duke punuar edhe me Komisionin Europian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Europian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të karakterizohet nga temeperaturat e larta. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit tonë gjatë paradites.

Pas mesditës vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin por sërish nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por mbeten konstante në ato maksimale duke u luhatur nga -1°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior –Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim i ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshimi i ligjit për TVSH-në fut në vështirësi industrinë e qumështit

Publikuar

-

Nga

Ndryshimi i ligjit për TVSH-në fut në vështirësi industrinë e qumështit

Kur kanë kaluar gati dy vjet nga ndryshimi i ligjit për TVSH-në, impakti negativ që kjo skemë ka sjellë tek përpunuesit, është i dukshëm, madje edhe i matshëm.

Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit” në një intervistë për Euronews Albania tregon pasojat, të cilat prekin një zinxhir të gjatë, hallka e fundit e të cilit duket se është konsumatori.

Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit”.

“Kur e blejmë ngarkohemi me 6%, pra rimbursohemi me 6 për qind të kësaj vlere dhe kur e shesim paguajmë 20%. Pra ngelemi 14 % zbuluar. Që në muajt e parë për shkak të barrës fiskale që na ngarkon më tepër, kemi rritur çmimet në treg të pjesës më të madhe të produkteve. Janë rritur 10-12 %. Kjo ka bërë që këto dy vite në qoftë se raftet kanë qenë me 50 % produkte bulmeti të huaja, tani kanë shkuar në 60 apo 70% dhe ndoshta më shumë në muajt dhe vitet në vazhdim nëse nuk bëhet diçka për ta ndryshuar”, tha ai.

Ky sektor po përballet edhe me falimentimin e fabrikave të përpunimit të qumështit, të cilat duket se po e ndajnë barrën e ngarkuar nga TVSH-ja vetëm me konsumatorin, pasi fermerët nuk e përballojnë dot atë.

 “Jo me larg se para pak javësh një nga kompanitë e cila ishte themeluar që në 1992 ka shpallur falimentin dhe një nga arsyet më të mëdha të kësaj ishte skema.  Industria e përpunimit të qumështit është gjetur në njëfarë mënyre midis dy zjarreve. Nga njëra anë ne nuk ja ulim dot çmimin fermerit, sepse kjo do çonte në   zhdukjen e lëndës së parë ose fermave. Nga ana tjetër ja kemi ngritur çmimin , me kosto shumë të madhe, afatgjatë sepse natyrshëm konsumatori do të kaloj në produkte që janë të konkurueshme ndoshta edhe më të lira sesa ne që vijnë nga importi”

Sipas Ndrekës në lidhje me kërkesat e tyre, qëndrimi deri tani i Ministrisë së Financës është i paqartë, ndërsa ai i Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Sipërmarrjes duket pro ndryshimit të kësaj takse, nisur nga impakti negativ që ka sjellë në këtë industri. /Euronews

LEXO TE PLOTE