Connect with Us

Dallimi mes alergjisë, gripit sezonal dhe COVID-19

Shëndeti

Dallimi mes alergjisë, gripit sezonal dhe COVID-19

Publikuar

-

Nëntë mitet mbi Covid-19, që vështirë se do të zhduken ndonjëherë

Simptomat e alergjisë, gripit, koronavirusit ose ftohjes, në fazën e hershme, mund të jenë të ngjashme ndaj duhet patur kujdes për të kuptuar dallimin. Me ardhjen e pranverës, njerëzit preken nga alegjitë sezonale ndaj në vijim gjeni një informacion përmbledhës për dallimin mes alergjisë dhe Covid-19.

Simptomat e alergjisë janë më të lokalizuara

Simptomat më të zakonshme të alegjive sezonale përqëndrohen në zonën e syve, hundës, pra në pjesën e kokës. Ndërkohë koronavirusi prek traktin e poshtëm të frymëmarrjes. Nëse keni alergji mund të keni rrjedhe hundësh dhe tështima, por vështirë të përballeni me dhimbje fyti, kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje apo dhimbje muskujsh. Nëse nuk keni probleme me astmën, alergjitë nuk shkaktojnë probleme me frymëmarrjen, dallim ky i rëndësishëm nëse e krahasojmë me Covid-19.
Simptomat e alergjisë janë të lehta dhe përsëriten

Nëse përjetoni simptoma të njëjta vit pas vit, gjasat janë që të keni alergji sezonale. Alergjitë mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe pa fuqi, por kurrsesi që të qëndroni në shtrat.

Simptomat e koronavirusit mund të përkeqësohen

Dallimi kryesor në këtë pikë është vështirësia në frymëmarrje, temperatur që nuk ulet, pavarësisht medikamenteve, dhe problemeve me muskujt dhe kollën.

LEXO EDHE:  Efekti anësor i Covid-19/ Të gjithë jemi bërë anti-socialë

Covid-19

Simptomat kryesore:
– kollë
– temperaturë
– vështirësi në frymëmarrje
– lodhje

Simptoma më të rralla:
– ethe
– dhimbje koke
– humbje e aftësisë për të shijuar ose nuhatur
– dhimbje muskujsh
– probleme me fytin
– rrjedhje nga hundët
– të vjella ose diarre

Grip sezonal

Simptomat kryesore:
– temperaturë ose ethe
– kollë
– dhimbje muskujsh
– dhimbje koke
– lodhje

Simptoma më të rralla:
– tështima
– dhimbje fyti
– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
– të vjella
– diarre

Ftohje

Simptomat kryesore:
– tështima
– hundë të bllokuara
– dhimbje fyti
– dhimbje në kraharor
– kollë

Simptoma më të rralla:
– lodhje
– dhimbje trupi

Alergji sezonale

Simptomat kryesore:
– rrjedhje hundësh dhe/ose hundë të bllokuara
– sy, gojë ose lëkurë e irrituar
– tështima

Simptoma më të rralla:
– vështirësi për të marrë frymë
– gulçim
– lodhje për shkak të pagjumësisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Nëse i doni fëmijët tuaj, hiquni maskat!”/ Taulant Muka bën thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

“Nëse i doni fëmijët tuaj, hiquni maskat!”/ Taulant Muka bën thirrjen e fortë

Mjeku epidemiolog Taulant Muka vijon të përcjellë mesazhe të forta në lidhje me situatën e covid-19.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Muka ka bërë një reagim edhe në lidhje me vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të hapuara.

Duke iu referuar tre vendeve si Suedia, Norvegjia dhe Finlanda që nuk i përdorin maskat me detyrim, dhe kanë një ulje të vdekshmërisë, Muka shkruan se është kriminale detyrimi i fëmijëve për të mbajtur maska.

Ndaj nësë i doni fëmijët tuaj, hiquni maskat, vijon ai.

“Suedia, Norvegjia dhe Finlanda- tre vende qe nuk po perdorin maskat me detyrim kane nje ulje te vdekshmerise krahasuar me vendet e tjera te Europes, perfshire Danimarken. Kjo nuk do te thote qe mos perdorimi i maskave ka efekt mbrojtjes, por eshte tregues se situata Covid-19 mund te menaxhohet shume mire pa maskat! Te treja vendet nordike i kane shkollat e hapura! Eshte kriminale detyrimi i e femijeve te perdorin maskat, kur maskat prej cope nuk ka prove shkencore te japin ndonje efekt ne uljen e transmetimit te infeksionit.

LEXO EDHE:  Studimi/ Aty ku ajri është më i ndotur, ka më shumë vdekje nga Covid-19

LEXO EDHE:  Gripit A "pushton" Shqiërinë, 11 mijë raste në javë paraqiten tek mjeku

Distancim fizik, higjena personale, dhe kontrolli i perhapjes se infeksionit ne spitale duhet te jene elemente te rendesishem te kontrollit te situates Covid-19!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksina e Covid-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin

Publikuar

-

Nga

Vaksina e Covid-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë që nga fillimi i shtatorit, ndërsa studimi i vaksinës Johnson & Johnson u ndalua në fillim të javës së kaluar. Çdo kompani pati një nga vullnetarët e studimit të saj që shfaqi probleme serioze shëndetësore, zhvillim ky që kërkon një rishikim të të dhënave të sigurisë.

Të dy vaksinat e koronavirusit janë ndër disa vaksina kandidate në fazën përfundimtare të testimit, hapi i fundit ky para se të kërkohet miratimi i agjencive rregullatore.

Kompanitë farmaceutike thanë se morën miratimin të premten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të rifilluar testet në Shtetet e Bashkuara.

Ndalime të tilla të përkohshme të testimit të ilaçeve dhe vaksinave janë relativisht të zakonshme. Në hulumtimet që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, disa ka të ngjarë të sëmuren. Ndërprerja e një studimi i lejon studiuesit të hetojnë nëse sëmundja është një efekt anësor apo një rastësi.

Testimi i vaksinës AstraZeneca, i zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tashmë ka rifilluar në Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Japoni.

“Rinisja e provave klinike në të gjithë botën është një lajm i shkëlqyer pasi na lejon të vazhdojmë përpjekjet tona për të zhvilluar këtë vaksinë që do të ndihmojë në mposhtjen e kësaj pandemie të tmerrshme”, tha në një deklaratë Pascal Soriot, drejtor ekzekutiv i kompanisë AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Parandalimi i ftohjes gjatë motit të nxehtë

LEXO EDHE:  FOTOT- Vajza e Donald Trump nuk pyet për Covid/ Dalin pamjet nga festa e saj e ditëlindjes

Studimi i kompanisë AstraZeneca përfshin 30,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Disave prej tyre u injektohet vërtet vaksina dhe të tjerëve jo.

Testimi u ndërpre pasi një pjesëmarrës britanik zhvilloi simptoma të rënda neurologjike në përputhje me një inflamacion të rrallë të palcës kurrizore të quajtur mielit transvers. Testimi i AstraZenecas ishte ndalur gjithashtu në fillim të verës.

Johnson & Johnson thanë se po përgatitet të rifillojë rekrutimin së shpejti të vullnetarëve për studimin e saj të vaksinave në Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë, kompania nuk zbuloi natyrën e sëmundjes së vullnetarit të saj, por tha se një vlerësim i plotë “nuk gjeti prova se shkaku ishte vaksina”.

Kompania shtoi se është duke zhvilluar bisedime me institucionet e tjera rregullatore nëpër botë, për të rifilluar testimin në vendet e tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infermierja pozitive me Covid/ Mbyllet materniteti në Peqin, karantinohet i gjithë stafi

Publikuar

-

Nga

Infermierja pozitive për Covid-19, mbyllet materniteti në Peqin

Një infermiere ka rezultuar pozitive  me COVID-19, në Peqin, duke imponuar mbylljen e Maternitetit në këtë qytet.

Në karantinë janë futur edhe dy infermier që kanë patur kontakt me të.

Deri në marrjen e tamponëve për stafin, dhe marrjen e përgjigjeve, ky repart do të vijojë të qëndrojë i mbyllur./CNA.al

LEXO TE PLOTE