LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19/ Ja çfarë thotë eksperti amerikan për ardhjen e vjeshtës

26 Shtator 2020, 12:17, Kosova & Bota CNA
Covid-19/ Ja çfarë thotë eksperti amerikan për ardhjen e

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka thënë se SHBA-ja është akoma në valën e parë të pandemisë së covid-19, pavarësisht ardhjes së stinës së vjeshtës.

?Në vend se të themi një valë e dytë, pse nuk themi më mirë: A jemi të përgatitur për sfidën e vjeshtës dhe dimrit??, nënvizoi ai.

Fauci shpjegoi se ideja e një vale të dytë buron nga pandemia e Gripit Spanjoll e vitit 1918.

Eksperti amerikan u shpreh se zonat të cilat rrafshuan kurbën e rasteve me COVID-19, duhet të ndjekin udhëzimet për t?i parandaluar rritjet e reja, gjë që në mënyrë të pashmangshme mund të ndodhin në rast se nuk zbatohen ato, raporton CNN.

Në mesin e këtyre udhëzimeve përfshihen ato rregulla të cilat u implementuan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sikurse pastrimi i duarve në mënyrë të vazhdueshme, shmangia e turmave si dhe mbajtja e masave kur nuk është i mundur distancimi shoqëror./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga