LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bundesliga/ Thyhet Dordmundi, ndalet edhe Leverkuseni

26 Shtator 2020, 15:46, Sport CNA
Bundesliga/ Thyhet Dordmundi, ndalet edhe Leverkuseni

Java e dytë e kampionatit gjerman rezervoi një surprizë të pakëndshme për Borusia Dortmundin. Verdhezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-0 nga Augsburgu. Megjithëse nisej si favorite për të fituar këtë takim, ekipi i Lysien Favrë është mposhtur nga ?Fuggerstädte?.

Sfida tjetër mes Bajer Leverkusenit dhe Lajpcigut përfundoi në barazim 1-1.

Në takimet e tjera të ditës së shtunë për javën e dytë të Bundesligës Shtutgarti shkatërroi 1-4 Mainzin, Arminia Bilefeld fitoi minimalisht nda Këlnit, ndërsa Borusia Myneshenglabah u frenua nga Union Berlini.

Rezultatet e plota

FT| Augsburg-Borusia Dortmund 2-0

FT| Mainz-Shtutgart 1-4

FT| Bajer Leverkusen-Lapcig 1-1

FT| Borusia Mynshenglabah-Union Berlin 1-0

FT| Arminia Bilefeld-Këln 1-0

Lajmet e fundit nga