Connect with Us

Bob Uduord, stenografi i establishmentit në Uashington

Blog

Bob Uduord, stenografi i establishmentit në Uashington

Publikuar

-

Bob Uduord, stenografi  i establishmentit në Uashington

Nga Barbara Boland “The American Convervative”

* Në fund të mandatit të parë të Trump, ka shumë njerëz që presidenti i ka poshtëruar, pushuar nga puna përmes Twitter-it, dhe të gjithë ata e kanë nga një histori për të treguar. Këto sjellje të vrazhda nga administrata Trump, versioni presidencial i emisionit të famshëm “The Apprentice”, kanë bërë që ata ta zbrasin zemrën por edhe mllefin tek “engjëlli raportues” i Uashingtonit, Bob Uduord.

Nga peshat e rënda të sigurisë kombëtare, tek senatorët dhe zyrtarët aktualë të Shtëpisë së Bardhë, deri tek gjeneralët e famshëm për heshtjen e tyre, gazetari veteran i Uotergejtit i transkripton që të gjitha në librin e tij të fundit “Rage” (Tërbimi).

Ndërsa Trump nuk u intervistua për librin e parë të Uduord mbi administratën, presidenti bisedoi gjithsej 18 herë parmes telefonit me gazetarin për librin e tij të fundit. E megjithatë, libri vuan sërish nga përqafimi jokritik i Uduord ndaj rrëfimeve të bëra nga ish-zyrtarë që përpiqen të ringjallin reputacionin e tyre pas shkarkimit nga Trump.

“Rage” është i mbushur me një mori rrëfimesh vetëshërbyese:Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rozenshtain që hartoi memon e cila justifikoi pushimin nga puna të Drejtorit të FBI-së Xhejms Komej në majin e 2017-ës; gjenerali i devotshëm i korpusit detar Xhim Matis që lutet në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit për fatin e vendit nën komandën e Trump; manjati i naftës dhe ish-Sekretari i Shtetit Reks Tilerson që fajëson Trumpin pse nuk e mbajti fjalën e dhënë; apo Xhared Kushner që mendon mbi “forcën e madhe” të paparashikueshmërisë së vjehrrit të tij të shkëlqyer, vetëm sa për të përmendur disa.

Problemi më i madh me librat e Uduord mbi administratën Trump, është se ai i shërben me shumë besnikëri këtyre perspektivave interesante. Historia është shkruar gjithmonë nga fituesit, dhe të gjithë duan të jenë të sigurt se Uduord e ka kapur versionin e tyre mbi ato ngjarje.

Në të dy librat “Fear” dhe “Rage”, lexuesi nuk mund të jetë kurrë i sigurt se kush flet aty, pasi Uduord e trajton rrëfimin e tij me zërin e tij të gjithëdijshëm. Gati i gjithë raportimi origjinal i bërë nga Uduord është në “sfondin e thellë”. Cilido që ka biseduar me gazetarin nuk ishte i gatshëm të lejonte vendosjen e emrit mbi ato që tregoi.

Por nuk është shumë e vështirë të mendosh se kush janë burimet e tij, sepse sipas rrëfimit të tyre, ata janë heronj. Dhe kush, përveç njerëzve të pranishëm në dhomën ovale, mund t’i tregonin Uduordit mbi mendimet e lojtarëve qendrorë, ose atë që ndodhte në takimet private të Shtëpisë së Bardhë, apo në kursin e golfit me Trump?

Tek libri “Fear” (Frika), një tufë ish-zyrtarësh të pritshëm të Shtëpisë së Bardhë si Stiv Benon, Geri Kun, Rob Porter, HR. Mekaster, Xhon Keli dhe Kris Kristi i treguan Uduord se sa i çmendur, ose zemërak është Trump, dhe se si sillshin ata në ato momente.

Tek “Rage” (Tërbimi), Uduord ka disa burime të reja dhe heronj të rinj. Ata janë Matis, Tilerson dhe Koats, të gjithë konservatorë ose njerës jopolitikë që dëshironin ta ndihmonin Trumpin dhe SHBA. Burra të papërsosur, që iu përgjigjën thirrjes për t’i shërbyer atdheut. Ata nuk ishin djep state (shteti i thellë).

Edhe pse secili prej tyre u largua nga detyra me sharje nga udhëheqësi. Ata arritën më pas në përfundimin se Trump përbënte një kërcënim serioz për vendin e tyre. Mendojeni edhe njëherë këtë: Drejtuesit e lartë të sigurisë kombëtare, menduan se presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte një rrezik për vendin!

LEXO EDHE:  Nazarko zbulon debatet e ashpra opozitë-mazhorancë/ “Janë nën kërcënimin e SHBA”

Në një skenë veçanërisht mbrelënëse, Uduord shkruan se Mattis i tha Koats:”Mund të vijë një kohë kur do të duhet të ndërmarrim veprime kolektive, pasi Trump është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm”. Nuk është e qartë se për çfarë lloj veprimesh e ka fjalën Matis.

Tek e fundit, Matis nuk pranoi ta kritikonte ish-shefin e tij kur dha dorëheqjen. Ai dha dorëheqjen në dhjetor 2018, pasi nuk ishte dakord me Trumpin për tërheqjen e trupave nga Siria, diçka që Presidenti kishte premtuar ta bënte shumë herë gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.

Në qershor të  këtij viti, Matis tha se sapo kishte arritur në përfundimin se Trump përbënte një kërcënim për Kushtetutën, si rezultat i vendimit të presidentit për të dërguar ushtrinë për të shuar protestat në Uashington pas vrasjes së afro-amerikanit Floid.

Kjo do të thotë se dëshmia e Uduord, në të cilën Matis e quan Trump “të rrezikshëm” dhe “të papërshtatshëm” në vitin 2019, nuk mund të jetë i vërtetë. Gjenerali në pension i trupave të marinës i thotë Uduord se “ka varrosur shumë djem”, dhe nuk do që Trump të përshkallëzojë dhunën në Lindjen e Mesme.

Në fakt Trump është presidenti i parë në mbi 39 vite, që as nuk ka filluar një luftë dhe as e ka futur SHBA-në në një konflikt të ri të armatosur. E megjithatë, Uduord pajtohet me përfundimin e Matis në përfundimin e tij se Trump është “i rrezikshëm”, “i papërshtatshëm” dhe do të vrasë djemtë amerikanë.

Ndërsa ka një paradë të pafundme dëshmisht vetë-shërbyese nga ish-personeli i pakënaqur nga Trump në të dy librat, nuk thuhet asgjë mbi marrëveshjen që ndërmjetësoi presidenti Trump midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrave të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

Ajo është marrëveshja e tretë e paqes arabo-izraelite, e negociuar që nga shpallja e pavarësisë së Izraelit më 1948, dhe hera e parë që një marrëdhënie diplomatike nëshkruhet midis Izraelit dhe një vendi arab të Gjirit Persik. Por nuk e meriton asnjë fjalë në 46 kapituj e librit “Rage”. Në epilogun e librit, Uduord e braktis paanshmërinë gazetareske, dhe jep mendimin e tij për Trump:ai është “njeriu i gabuar për detyrën” e presidentit.

Por ai s’kishte nevojë ta thoshte ketë që lexuesi ta dinte përfundimin e tij. Napoleoni tha në një rast se historia është “një fabul mbi të cilën është rënë dakord paraprakisht”. Përmes përdorimit të burimeve vetë-shërbyese, Uduord lejon që libri i tij “Rage” të mos jetë asgjë më shumë sesa një stenografi tronditëse e establishmentit të Uashingtonit./ Theamericanconservative.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/ 8 në 10 pacientë të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D

Publikuar

-

Nga

Studimi/ 8 në 10 pacientë të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D

Studiuesit në Spanjë, kanë zbuluar së fundmi se 82 për qind e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D. Në studimin e fundit, ata studiuan nivelet e vitaminës D tek 216 pacientë të shtruar në spital në mars të këtij viti për t’u trajtuar për shkak të prekjes nga Covid-19.

Dhe u zbulua se të paktën 8 në 10 pacientë, kishin mungesa të qarta të vitaminës D në gjakun t tyre. Studimi i botuar të martën në “The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, përdori  gjithashtu një grup kontrolli prej 197 personash që jetonin në të njëjtën zonë gjeografike, dhe që ishin të ngjashëm me grupin e pacientëve Covid-19 në moshë dhe gjini.

Midis këtyre njerëzve, 47 për qind kishin mungesë të vitaminës D. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se përfundimet e këtij studimi janë korrelative, dhe jo shkakësore. Kjo do të thotë se nuk mund të arrihet në përfundimin shterues se mungesa e vitaminës D, ishte drejtpërsëdrejti përgjegjëse për një shans më të lartë për t’u shtruar në spital me Covid-19.

Megjithatë ka prova të tjera që sugjerojnë se vitamina D, mund të jetë e dobishme në mbrojtjen e individëve të shtruar në spital nga simptomat më të rrezikshme për jetën e tyre. Vitamina D, është thelbësore për shëndetin e kockave.

Por ajo gjithashtu mendohet të ketë efekte shumë të dobishme edhe në sistemin imunitar. Disa prova tregojnë se pasja e vitaminës D në nivele të mjaftueshme në gjak, mund të mbrojë një njeri nga infeksionet e traktit respirator.

Por nga ana tjetër është fakt që mungesa e vitaminës D është më se e zakonshme në mesin e popullatës. Kështu një studimi i vitit 2011, vlerëson e se rreth 41.6 për qind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë mangësi me këtë vitaminë.

Sidoqoftë, ky numër ndryshon shumë në varësi të racës. 82.1 për qind e afro-amerikanëve kanë mangësi në këtë vitaminë, ashtu si edhe 69.2 për qind të hispanikëve po në SHBA. Vitamina D, mund të prodhohet natyrshëm nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

LEXO EDHE:  Presidenca e SHBA, nuk e lejon zyrtarin të dëshmojë për Iranin

LEXO EDHE:  Shenjat e para të luftës tregtare? Trump nxjerr armën e çelikut

Por ajo mund të gjendet edhe në disa ushqime, përfshirë vajin e peshkut, vezët, qumështi, dhe zëvendësuesit e qumështit me bazë bimore. Muajin e kaluar, një studim i bërë nga studiuesit në Boston, zbuloi se pacientët mbi 40 vjeç kishin mbi 50 për qind më pak të ngjarë të vdisnin nga infeksioni ,nëse kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D.

Gjithsesi, studimi më i fundit nga Spanja, nuk ishte në gjendje të gjente ndonjë lidhje të qartë midis mungesës së vitaminës D dhe ashpërsisë së sëmundjes. Pra, informacioni në lidhje me ndonjë përfitim mbrojtës nga vitamina D në raport me koronavirusin e ri, është akoma jo përfundimtar.

Në pjesë të caktuara të botës, sidomos aty ku orët me diell janë shumë të kufizuara gjatë stinës së dimrit, mjekët rekomandojnë rregullisht marrjen e suplementeve me vitaminën D. Pra, a duhet që të nisin tani të gjithë të marrin vitaminë, D, edhe nëse nuk është e qartë nëse ajo mund të ndihmojë në përballjen më mirë të Covid-19?

Jo domosdoshmërisht. Por është e rëndësishme të theksohet se një sasi e madh e vitaminës D mund të jetë toksike, dhe gjithashtu ajo mund të ndërveprojë me ilaçe të caktuara. Pra, nëse keni ndonjë dyshim, flisni me mjekun tuaj nëse është e rekomandueshme në rastin tuaj, dhe a është e sigurt të merrni suplemente të vitaminës D./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Papa Joani, e vetmja Papë grua, gjinia e së cilës u zbulua kur lindi në mesin e një procesioni kishtar

Publikuar

-

Nga

Papa Joani, e vetmja Papë grua, gjinia e së cilës u zbulua kur lindi në mesin e një procesioni kishtar

Origjina e Papatit gjurmohet tradicionalisht tek Shën Pjetri, një nga dishepujt e Jezusit. Papa aktual, Françesku I, është pasardhësi i 265-të i Shën Pjetrit. Nuk ka nevojë të theksohet se  266 papët janë meshkuj. Por gjatë Mesjetës ka qarkulluar historia e një Pape femër, që u zgjodh në atë post duke u maskuar si burrë.

Emri i kësaj pape të supozuar si femër ishte Joan. Po kush ishte ky Papë misterioz, dhe a ka ekzistuar vërtet? Rrëfimi i parë i shkruar mbi Papa Joanin, gjurmohet në një vepër të shekullit XIII-të e njohur si “Chronica Universalis Mettensis” (Kronikat e Metzit).

Sipas autorit të saj, kronistit dominikan, Zhan de Maili, ka ekzistuar një papë pa emër, qënuk ishte regjistruar në listën e Peshkopëve të Romës, për shkak se ishte një grua e maskuar si burrë. Kronisti thotë se ishte karakteri dhe aftësitë e kësaj gruaje, që i dhanë mundësinë të zinte vendin e Shën Pjetrit.

De Maili shton se varri i këtij Pape pa emër ishte shënuar me një frazë latine“Petre, Pater Patrum, Papisse Prodito Partum”, që do të thotë “O Pjetër, babai i Etërve, tradhëto lindjen e gruas Papë”. Por de Maili e fillon këtë rrëfim me paskajoren latine “require” që do të thotë “për t’u verifikuar”, duke treguar se edhe vetë autori nuk është i sigurt mbi vërtetësinë e historisë.

Më pas kjo histori ritregohet nga një frat anonim françeskan i Erfurtit dhe nga inkuizitori dhe predikuesi dominikan, Etien de Burbon. Ndërsa historia e papës femër e fratit anonim është e ngjashme me atë të de Maili, versioni i de Burbon përfshin detaje në lidhje me vdekjen e saj.

Autori shkruan se Papa Joan lindi në publik, duke e zbuluar kësisoj gjininë e saj të vërtetë. Më pas ajo u tërhoq zvarrë nga një kalë për qindra metra, dhe më pas u vra me gurë për mashtrim.

Por versioni më i njohur dhe më me ndikim i kësaj historie, vjen nga “Chronicon Pontificum et Imperatorum” (Kronika e Papëve dhe Perandorëve), shkruar nga një tjetër prift dominikan, Martinus Polonus. Për shkak të prestigjit dhe besueshmërisë që buronte nga lidhjet e tij me hierarkinë Romake, vepra e Martinus qarkulloi gjerësisht dhe la në hije dëshmitë e shkrimtarëve të mëparshëm për të njëjtën temë.

Ndryshe nga rrëfimet e mëparshme, Martinus jep një përshkrim të jetës së Papës femër. Në fakt, këtu shfaqet për herë të parë emri Joan. Përveç emrit, Martinus jep gjithashtu detaje të tilla si kombësia e saj (angleze), vendi i lindjes (Mainc), si dhe të kohës së zgjedhjes si Papë(pas vdekjes së Leonit IV në vitin 855 Pas Krishtit), dhe kohëzgjatja e mbretërimit të saj (2 vjet, 7 muaj dhe 4 ditë).

Megjithëse Martinus zbulon pak mbi burimet që ka shfrytëzuar, në shkrimet e tij ai shfaq një lloj pasigurie. Pra ashtu si paraardhësit e tij, është i paqartë mbi vërtetësinë e kësaj historie. Për më tepër, disa kanë pohuar se kjo histori iu shtua kronikës pas vdekjes së Martinus, duke treguar se kronisti nuk kishte asnjë lidhje me të.

LEXO EDHE:  Kercenon Irani: Do godasim brenda ne SHBA po u pergjigjen

LEXO EDHE:  Sulmi ajror në Irak/ Koalicioni i udhëhequr nga SHBA hedh poshtë njoftimet

Nga Martinusi e tutje, historia e Papa Joanit, u bë gjithnjë e më e përpunuar. Për shembull, një version i historisë, pretendon se Papa nuk vdiq menjëherë pas lindjes së fëmijës. Në vend të kësaj, ajo u burgos për shumë vite ku dhe u pendua.

Pas vdekjes u varros në Ostia, ku djali i saj mbante detyrën e peshkopit. Meqë vetë burimet kryesore të shkruara, tregojnë një farë dyshimi në lidhje me historinë e Papës Joanit, ka të ngjarë që historia të mos jetë vetëm një legjendë urbane.

Por ka të tjerë që besojnë, se ekzistenca e kësaj Pape femër është lënë të nënkuptohet në art dhe arkitekturë. Për shembull, në kolonatat e Berninit në Bazilikën e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, mund të gjenden 7 skulptura që tregojnë shprehjen e fytyrës së një gruaje gjatë lindjes. Skulptura e tetë është ajo e një fëmije.

Disa e kanë interpretuar këtë si skenë të lindjes së Papa Joanit. Por ka shumë interpretime të tjera të mundshme të kësaj skene. Më popullorja është ajo sipas së cilës gruaja është mbesa e Papës Urbani VIII.

Një studim i vitit 2018 nga studiuesit në Universitetin Flinders në Australi, pretendon se janë gjetur monedha nga vitet 850 Pas Krishtit, që tregojnë se në atë kohë ka ekzistuar një Papë femër. Legjenda e Papa Joanit ka mbijetuar gjatë shekujve. Ajo është përshkruar në shumë vepra të artit, letërsisë dhe shfaqjeve. Filmi më i fundit mbi të është realizuar në vitin 2009.

Aktualisht, Kisha Katolike nuk i shuguron gratë si priftëresha. Por nëse vërtetohet se një Papë femër ka ekzistuar realisht, kjo mund të forcojë argumentin e atyre që kërkojnë që gratë të lejohen të bëhen priftëresha./ ancient-origins.net–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A do ta përcaktojë Florida fituesin e zgjedhjeve në SHBA?

Publikuar

-

Nga

A do ta përcaktojë Florida fituesin e zgjedhjeve në SHBA?

Nga Shama Tobin “American Thinker”

Ish-senatori i Floridas, Bill Nelson, tha dikur “Si voton Florida, ashtu do të votojë edhe shumica e vendit”. Dhe ai nuk iu referua vetëm zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000. Dhe as 29 votave elektorale të Floridas si shtet, numri i tretë më i madh pas Kalifornisë dhe Teksasit. Ai po i referohej një fakti interesant historik:në 21 nga 23 zgjedhjet e fundit, kandidatët që fituan Floridën,rezultuan si fituesit përfundimtarë të garave presidenciale.

Përjashtim bëjnë vetëm humbja e Bushit në vitin 1992 dhe Niksonit në vitin 1960. Nëse historia është ndonjë lloj treguesi, çelësi për rizgjedhjen e Trump është fitimi i Floridës. Sondazhet e fundit, tregojnë se mesatarja e mbështetjes është 47.2 për qind për Trump dhe 48.7 për qind.

Por sondazhet kanë tendencën të fshehin ndryshimet dinamike në preferencat e votuesve për kandidatët, sidomos në mesin e grupeve demografike që mund të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Për ta kuptuar këtë, le të shqyrtojmë ndryshimet në preferencat e votuesve midis votuesve hispanikë, zezakë dhe të moshuarve në Florida.

Në vitin 2016 Klinton fitoi votat e hispanikëve në Florida me një 27 për qind diferencë (62 përkundrejt 35 për qind). Dhjetë sondazhe në shtator, treguan se Bajden udhëhiqte ndaj Trump në Florida me vetëm 7 për qind diferencë (50 përkundrejt 43 për qind) në votat e hispanikëve.

Edhe sondazhet më të fundit kanë dhënë rezultate të ngjashme. Mbështetja për Trump është e ngjashme me rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në vitin 2018. Guvernatori i atëhershëm republikan dhe kandidatët për në Senat, Ron DeSantis dhe Rik Skot, fituan përkatësisht 44 për qind dhe 46 për qind të votave të hispanikëve.

Çfarë e shtyn mbështetjen në rritje të Trump midis votuesve hispanikë të Floridës? Faktori kryesor janë votuesit me origjinë kubane, të cilët përbëjnë pjesën të më madhe të 2.4 milionë votuesve hispnikë të Floridës (29 për qind).

Kubano-amerikanët janë të pakënaqur me agjendën socialiste të Partisë Demokratike për Amerikën. Edhe një media e majtësi “Politico”, e pranoi se anti-socializmi i Trump dhe patriotizmi i tij, ika motivuar kubano-amerikanët që të votojnë për të.

Faktori i dytë është ekonomia, e cila është çështja kryesore për votuesit hispanikë. Politikat pro-biznesit të presidentit Trump, përfshirë uljen e taksave, kanë ndihmuar shumë bizneseve të hispanikëve. Këta të fundit priren të jenë më shumë sipërmarrës sesa popullata në përgjithësi.

Në dekadën e fundit, numri i bizneseve në pronësi të hipanikëve, thuajse është dyfishuar në krahasim me të gjithë grupimete tjera etnike të marra së bashku.Të gjitha shenjat sugjerojnë se Trump do të rrisë pjesën e tij të votave hispanike me rreth 8 për qind, dhe kjo mund të përkthehet në një fitim prej të paktën 1.36 për qindtë votave në total.

Një grup tjetër demografik, që po përjeton një ndryshim dinamik në preferencën e tij ndaj kandidatëve janë votuesit zezakë. Trump fitoi 8 për qind të votave të afro-amerikanëve në Florida në vitin 2016. Sondazhet më të fundit treguan se 11-13 për qind e votuesve zezakë e mbështesin Trumpin, një e dhënë që përputhet me rezultatet e zgjedhjeve për guvernator në vitin 2018.

Që nga viti 2016, Trump ka gëzuar një mbështetje në rritje midis votuesve të rinj zezakë (18- 44 vjeç), nga 10 në 21 për qind sot. Një nga arsyet, është që ata e shohin si pozitive e sjelljen e tij të fortë dhe kundër establishmentit. Një arsye tjetër është se ata janë më të interesuar për ekonominë sesa garën në vetvete.

LEXO EDHE:  Andi Përmeti takime të rëndësishme me përfaqësuesit e DASH/ Çfarë u diskutua

LEXO EDHE:  Kercenon Irani: Do godasim brenda ne SHBA po u pergjigjen

Politikat e Trump që favorozijnë krijimine vendeve të reja të punës, po mbështeten nga votuesit e rinj zezakë, që po braktisin mentalitetin e vjetër,se janë vetëm demokratët ata që kujdesen për zezakët. Ndërkohë, grupi i votuesve që mund të përbëjë një pengesë për rizgjedhjen e Trumpit në detyrë janë votuesit e moshuar mbi 65 vjeç.

Në vitin 2016, Trump fitoi votat e të moshuarve në Florida me 17 për qind diferencë. Por disa nga sondazhet e fundit, tregojnë se Trump është përpara Bajden me vetëm 10 për qind, midis votuesve të moshuar në Florida. Nuk është plotësisht e qartë se çfarë e ka shkaktuar këtë ndryshim preference për të moshuarit.

Disa mund të mendojnë se gabuan kur zgjodhën Trumpin 4 vite më parë. Një arsye tjetër, mund të jetë politika liberale e Trump ndaj mexhanimit të koronavirusit, duke ua lënë pjesën më të madhe të vendimit shteteve të veçanta.

Edhe pse unë vetë mendoj se është vendimi i duhur, shtabit tëTrump mund t’i duhet të japë një shpjegim më koherent këtij vendimi. Por gjithçka nuk është e humbur as me këtë segment të popullatës. Një sondazh i fundit, raportoi se Trump ka një epërsi të madhe ndaj Bajden (59 përkundrejt 38 për qind midis votuesve 70-vjeç ose më të mëdhenj.

Rreth 71 përqind e votuesve të moshuar në Florida, janë në grupin e moshës mbi 70-vjeç.

Të moshuarit përbëjnë rreth 26 për qind të elektoratit në Florida. Me disponueshmërinë e votimit përmes postës, pjesa e votave të tyre ka të ngjarë të rritet në 23 për qind, me 2 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016.

Atëherë, kush do te fitojë më 3 Nëntor?Të marra së bashku, ndryshimet në preferencat e kandidatëve të votuesve, sidomos midis votuesve hispanikë, zezakë në Florida, mund t’i japin Trumpit një fitore të mundshme prej të paktën 0.86 për qind të votave në total.

Nëse Trump fiton Florida, kjo do të ketë ndodhur për shkak të rritjes së votave të hispanikëve dhe zezakëve, por edhe faktit që pretendimi se ai po braktiset nga votuesit e moshuar, nuk është në terren aq i keq sa sugjerojnë mediat dhe sondazhet.

Dhe kjo është ajo që do të ndodhë. Në sondazhin e saj të fundit“Trafalgar Group”, një nga kompanitë e pakta që e parashikuan saktë rezultatin e vitit 2016, i jep Trumpit një epërsi prej 2.3 për qind ndaj Bajdenit në Florida. Edhe “Rasmussen” i jep Trumpit një epërsi prej 3 për qind. Pra Trump do të mbajë sërish Floridën, dhe presidencën për një mandat tjetër./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE