Connect with Us

Bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit/ Humbin jetën dy pacientë

Shëndeti

Bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit/ Humbin jetën dy pacientë

Publikuar

-

Bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit/ Humbin jetën e pacientë

Ministria e Shëndetësië ka raportuar pak minuta më parë për 108 raste të reja në 24 orët e fundit.

Gjithashtu mësohet se kanë humbur jetën 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit  janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në  Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi,  me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

LEXO EDHE:  Kush do jetë kandidati i opozitës për kryeministër?/ Basha mburr veten: Padiskutim unë

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020)

Testime totale 84722
Raste pozitive 13153
Raste të shëruara 7397
Raste Aktive 5381
Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2658
Durrës 590
Shkodër 381
Elbasan 309
Lezhë 295
Fier 259
Korçë 246
Vlorë 204
Kukës 155
Berat 112
Dibër 96
Gjirokastër 76./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Publikuar

-

Nga

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Row Politics, në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi nda vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët.

Brataj tha se çështja e vaksinave është kthyer edhe në një luftë ekonomike dhe gjeopolitike, ndërsa shtoi se sa më shumë njerëz të vaksinohen me çfarëdolloj vaksine, është diçka pozitive.

“Të gjitha vaksinat do të rishihen, sepse me mutacionet që po pëson virusi, vaksinat e reja që prodhohen do të ndryshojnë”, tha mjeku.

LEXO EDHE:  Kush do jetë kandidati i opozitës për kryeministër?/ Basha mburr veten: Padiskutim unë

LEXO EDHE:  “Tenderi i inceneratorit të Elbasanit pa garë”/ Tabaku: Kompania u krijua tre ditë pasi u dha konfirmimi

I pyetur lidhur me mënyrën se si vendoset cilën lloj vaksine do të kryejë secili qytetar dhe a kanë këta të fundit të drejtë ta përzgjedhin vetë, z. Brataj u shpreh se kjo gjë varet nga numri i vaksinave në dispozicion për secilin lloj në qendrën shëndetësore përkatëse ku kryhet vaksinimi./Euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë në Rinas 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë në Rinas 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Mbrëmjen e sotme kanë arritur në Aeroportin e Rinasit 67,860 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrejtët sociale.

“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave antiCOVID të mbërritura në vend.

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Varianti Delta në Shqipëri prej gati 2 muajsh/ E konfirmon zv.ministrja e Shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini thotë se prania e variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëria është hasur në fund të muajit maj.

Personat e prekur nga mutacioni i coronavirus tha Tomini, kanë krijuar vatra familjare dhe mes të prekurve janë dhe persona të vaksinuar.

“Të dhënat epidemiologjike, investigimi i rasteve që janë konfirmuar me variantin ‘Delta’ kanë një historik të fillimit të shenjave klinike nga fundi i majit, 29/05/2021. Gati 13 raste kanë krijuar vatra familjare”, deklaroi zv.ministrja.

Znj. Tomini gjatë një interviste për Euronews Albania bëri të ditur se personat e prekur nga “Delta” paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa personat e vaksinuar që gjithashtu janë infektuar, zv. ministrja tha se kanë shfaqur shenja të lehta duke mos pasur nevojë për trajtim në spital.

Ajo tha se të gjithë individët që kryejnë të dy dozat e vaksinës, janë të mbrojtur në nivelin mbi 95% ndaj formave të rënda të COVID-19.

Ndërkohë zv.ministrja e Shëndetësisë tha nga ana tjetër se “tek individët që janë të pa vaksinuar agresiviteti ekziston”.

LEXO EDHE:  Kush do jetë kandidati i opozitës për kryeministër?/ Basha mburr veten: Padiskutim unë

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Patozi: Ka vlera të mëdha, u përpoq të shuajë zjarret politike

“Sa më shumë të vaksinuar aq më pak terren gjen virusi”, tha znj. Tomini duke shtuar se shihet një përkrahje e gjerë e popullsisë për t’u vaksinuar.

E pyetur nëse do të ndiqet ndonjë politikë kushtetuese për të detyruar qytetarët refuzues që të vaksinohen, znj. Tomini tha se “nuk shihet skepticizëm” por shtoi nga ana tjetër se “në momente të caktuara popullata shfaq preferencë” për llojin e vaksinës.

Në fund, ajo tha se është ende herët për të parashikuar nëse do të kemi mbyllje tjetër apo shtrëngim të masave kufizuese.

Zyrtarisht, ISHP thotë se janë të prekur nga varianti “Delta” 6 persona të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave kundër COVID-19. Dy kanë marrë AstraZeneca, dy Pfizer dhe dy të tjerë Coronavax. Nga këta, dy persona janë vaksinuar jashtë Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE