Connect with Us

Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë

Kosova & Rajoni

Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë

Publikuar

-

Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë

Pasditen e së hënës më 28 shtator, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Zoti Mustafa u arrestua nga Prokuroria e Posaçme të enjten me 24 shtator dhe u transferua në njësinë e paraburgimit në Hagë.

Aktakuza e cila ishte konfirmuar në qershor, e ngarkon zotin Mustafa “me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Sipas akuzës “afërsisht midis 1 prillit të vitit 1999 dhe 19 prillit të vitit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, (një zonë në lindje të Prishtinës) janë kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Zoti Mustafa ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërsa pas luftës kishte shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Një ditë pas arrestimit të tij, prokuroria e posaçme arrestoi kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, “në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Zoti Gucati u arrestua nën dyshimet “për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”, tha Prokuroria e Posaçme.

Organizata e Veteranëve të Luftës në tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

LEXO EDHE:  Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Gjykata e Kurbinit nxjerr nga qelia Kreshnik Tushën

Po të premten, kjo prokurori arrestoi edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, “në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Të shtunën mbrëma Dhomat e Specializuara thanë se zoti Haradinaj u transferua në Hagë dhe urdhër arresti ka të bëjë me “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Arrestimet nxitën reagime në Kosovë. Veteranët e Luftës thanë se veprimet e tilla vërtetojnë qasjen e tyre kundër kësaj gjykate, ndërsa udhëheqës institucionesh e partish politike kërkuan bashkëpunim me drejtësinë dhe njëkohësisht respektim të të drejtave të personave që trajtohen nga Gjykata e Posaçme.

Gjykata e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.

Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 ndërsa më 24 qershor prokuroria publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare deputeti Amdi Bajram.

Baramaj ka drejtuar për disa vite të tëra partinë e Lidhjes së Romëve.

Ai ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Kokaina në Durrës/ Dy të arrestuarit përballen me togat e zeza

LEXO EDHE:  Vrasja që tronditi Vlorën/ Gjykata lë në burg nipin 17-vjeçar

Mjekët deklarojnë se i ndjeri kishte probleme me zemrën përveçse se ishte me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord të infektuarish në Greqi/ Humbin jetën 5 pacientë, 91 në intubim

Publikuar

-

Nga

Rekord infektimesh në Greqi/ Humbin jetën 5 pacientë, 91 në intubim

Greqia vijon të shënojë rekord të infektuarish me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 935 raste të reja ndërsa kanë humbur jetën pesë pacientë.

Athina mbart më shumë raste, por në hartën greke të shpërndarjes së rasteve nga Covid-19 shumë probleme paraqet veriu ku disa qytete si Kozani dhe Kosturi janë në ”Lock-Down”, një rajon i Kretës si dhe ishujt kufitarë me Turqinë.

Ndërkohë 91 pacientë ndodhen të intubuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shqetësim në shtetin fqinj/ 404 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shqetësim në shtetin fqinj/ 404 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 1524 testime, ndërsa janë regjistruar 404 raste të reja me Covid-19.

Konkretisht janë konfirmuar 172 raste në Shkup, Kumanovë 15, Dibër 4, Shtip 8, Prilep 25, Tetovë 41, Strugë 4, Veles 6, Manastir 4, Ohër 11, Kavadar 5, Gostivar 20, Gjevgjeli 9, Strumicë 29, Kriva Pallankë 2, Koçani 18, Probishtip 3, Berovë 6, Vinicë 2, Dellçevë 4, Sveti Nikole 2, Kërçovë 3, Resnjë 2 dhe Negotinë 9, etj.

Ndërkohë si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 14 persona. Prej pacientëve të vdekur një është nga Prilepi, dy nga Kumanova, një nga Kriva Pallnaka, një nga Shkupi, një nga Gjevgjlia, një nga Koçani, Struga, Manastiri, Renja me dy pacientë të ndjerë, Vinicë një, Berovë një, Tetovë një.

LEXO EDHE:  35 mijë dosje të pazgjidhura/ Shtohen 12 juristë të rinj në Gjykatë

LEXO EDHE:  Vrasja që tronditi Vlorën/ Gjykata lë në burg nipin 17-vjeçar

Numri i përgjithshëm i të diagnostifkuarve që nga fillimi në Maqedoni është 26.394, ku prej tyre 18.430 janë shëruar dhe 897 kanë humbur jetën. Aktualisht në Maqedoni ka 7.067 raste aktive me COVID-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE