Connect with Us

Vjosa, një trashëgimi natyrore e kërcënuar nga digat

Aktualitet

Vjosa, një trashëgimi natyrore e kërcënuar nga digat

Publikuar

-

Akademikët ndërkombëtarë së bashku me ata vendas dhe përfaqësues të tjerë shoqërisë civile – nën organizimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, u rimblodhën në Tiranë për trajtimin e çështjes së lumit Vjosa, duke debatuar mbi ndikimin e ngritjes së digave dhe atij të kthimit të këtij lumi në një park kombëtar.

Ditën e enjte, me iniciativën e presidentit Ilir Meta, u mblodh një tryezë e rrumbullakët e përbërë nga shkencëtarë e akademikë, të cilët diskutuan mbi vazhdimësinë e çështjes së lumit Vjosa dhe dëmet e ngritjes së digës për hidrocentralin në Kalivaç – raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis u cilësua prej shkencëtarëve  i gabuar dhe çorientues.

“Si dokumentacioni, ashtu edhe matjet e kryera nga raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për digën e hidrocentralit të Kalivaçit janë të paplota, pasi ndikimet nuk janë përllogaritur mirë dhe nuk janë marrë fare parasysh,” u shpreh profesor Friedrich Schemer, nga universiteti i Vienës.

“Të dhënat tona janë keqpërdorur dhe prej tyre janë nxjerrë rezultate të gabuara,” shtoi ai.

Prof. Schemer, i shprehu disa herë të pranishmëve keqardhjen e mospjesëmarrjes së institucioneve përgjegjëse qeveritare, dhe sesa e rëndësishme do të kishte qenë prezenca e përfaqësuesve të qeverisë në këtë konferencë, për të dëgjuar kritikat e akademikëve dhe ekspertëve në lidhje me çështjen e Vjosës.

Në vitin 2019 u mblodh nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me atë të Vienës një Simpozium Ndërkombëtar  për të shqyrtuar çështjet dhe mundësitë për mbrojtjen e lumenjve të fundit të egër në botë.

Komiteti i simpoziumit të vjetshëm përpiloi dhe një peticion në mbrojtje të lumit Vjosa nga hidrocentralet, i cili u nënshkrua prej 776 shkencëtarësh nga 46 vende të ndryshme, por çështja mbeti pezull.

Tema e lumit të egër të Vjosës ka tashmë vite që ka marrë vëmendjen e aktivistëve mjedisorë ndërkombëtarë, të cilët i kanë bërë thirrje liderëve shqiptarë si edhe atyre të Europës Juglindore të mbajnë parasysh standardet europiane në mbrojtje të lumenjve të egjër.

“Do të ishte me shumë rëndësi që çdo qeveri, si ajo e që është sot, qoftë ajo që do të vijë në mandatin e ardhshëm, të rishikojë sa më parë planet ndërtimore mbi lumin e Vjosës, duke marrë në konsideratë serioze vërejtjet dhe gjetjet e 5 viteve pune kërkimore të shkencëtarëve që studiojnë sistemin e lumenjve dhe që kanë kritikuar vlerësimin e ndikimit në mjedis për Kalivaçin si plotësisht të papërshtatshme, çorientuese dhe të pamjaftueshme, duke marrë parasysh vlerën e madhe të këtij lumi në një kontekst Europian”, tha gjatë fjalës së tij, presidenti Ilir Meta.

“HEC-et ndikojnë rëndë deri në ashpërsimin e klimës dhe nxitjen e mëtejshme të ngrohjes globale. Ne kemi dendësinë më të madhe të HEC-eve në Ballkan,” shtoi ai.

Të pranishmit në panel theksuan disa herë se ndiheshin të zhgënjyer për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë në këtë konferencë konstruktive, pasi ftesa i ishte dërguar të gjithë përfaqësuesve të ministrive të linjës përgjegjëse.

Profesor Aleko Miho, duke ironizuar se akademikët nuk janë njerëz agresivë , tha se qeveria nuk duhej t’u trembej aq sa për të mos ardhur në një konferencë kaq me rëndësi për lumin Vjosa.

“Ne nuk do t’i bënim gjë Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit po të kishte ardhur këtu. Nuk ju bëjmë gjë, por na dëgjoni se duhet të dini që ka edhe rrugë të tjera, ka dhe mundësi tjetër zhvillimi të ndryshme nga vendimet tuaja”, tha prof.Miho.

Ai theksoi disa herë se ne duhet të gjejmë forcën të ngrihemi e të bëhemi së bashku për çështje të tilla.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Meta: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, problematike

“E vuaj këtë gjë shumë herë. Ne duhet të ngrihemi, të gjejmë forcat”, tha ai me një ton pesimist.

Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustria, i pranishëm në konferencë, cilësoi me rëndësi bashkëpunimit të akademikëve shqiptarë dhe atyre grekë, pasi ky është një lumë që rrjedh në të dyja trojet.

Sipas tij, homologët e vendit fqinj, do t’i jepnin një ndihmesë të madhe Shqipërisë nga eksperienca e tyre me çështjet e lumenjve.

“Nuk duhet të mbetet vetëm në rangun e bisedimeve akademike, por duhet të ulen në tryezë ekspertët grekë dhe ata shqiptarë. Fjalët nuk mjaftojnë”, tha Buxhuku.

Të njëjtën gjë vuri në pah edhe profesor Edmond Panariti, sipas të cilit duhet bashkëpunim me shtetin fqinj.

“Na duhet një bashkëpunim më i mirë  me Greqinë, për të kuptuar se si mund të ndihmojmë më shumë në çështjen e Vjosës”, tha Panariti, ish-ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Nga ana tjetër, zoti Andrei Sovinc, nga instituti IUCN për promovimin e parqeve kombëtare, u shpreh se është për të ardhur keq kur sheh potencialin  e një natyre të tillë që ka Shqipëria përballe nivelit të ulët të zhvillimit, krahasuar dhe me vendin fqinj.

“Kur kam parë për herë të parë Vjosën, kam menduar se një lumë i tillë është i pamundur për t’u gjendur në Europë. Është e pamundur të gjesh 250 km të tëra të një natyre të paprekur”, u shpreh ai mbi impresionin që ka patur nga vizita e tij e parë në Vjosë.

“Por diçka nuk shkon mirë këtu. Po marr shembullin e Gjirokastrës, një vend i Trashëgimisë së Mbrojtur Botërore, por ku njerëzit vazhdojnë dhe braktisin qytetin e tyre.  Për të mos folur për pjesën greke të parkut kombëtar pranë Vjosës  ku ka 20 herë më shumë turistë sesa në anën Shqiptare të Vjosës”, citoi Andrei Sovinc, duke vënë theksin mbi rëndësinë që ka promovimi i eko-turizmit dhe zhvillimit të aseteve natyrore në vendin tonë.

Përveç vlerësimit të ndikimit në mjedis, edhe një vlerësim financiar i kryer prej ekspertëve ndërkombëtarë tregon se kosto tejet e madhe e ngritjes së HEC-eve nuk i justifikon ndërtimet e dëmshme pranë Vjosës.

Sipas Tobias Friechman, i cili ka kryer vlerësimin financiar të ngritjes së digës së Kalivaçit, kostot e këtij hidrocentrali do të ishin tejet të larta, shumë herë më të larta sesa kosto e paneleve solare apo turbinave të erës që mund të përdoren për të gjeneruar të njëjtën energji elektrike.

“Ndërsa kosto e HEC-ve është tepër e lartë, niveli i punësimit që krijohet prej tyre është shumë herë më i ulët sesa punësimi që do të krijohej nëpërmjet paneleve diellore apo turbinave të erës”, tha Friechman, duke ilustruar fjalën e tij edhe me grafikët përkatës./ BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Rama vë në “njësh-kollonë” ministrat për të mbrojtur Bolinon/ Artan Hoxha bën reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Rama vë në “njësh-kollonë” ministrat për të mbrojtur Bolinon/ Artan Hoxha bën reagimin e fortë

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim lidhur me sulmet e presidencës ndaj botuesit të njohur Carlo Bolino dhe medias së tij pasi publikoi skandalin me dhënien nënshtetësive.

Hoxha shkruan  se s’kishte ndodhur më parë një gjë e tillë, që ministrat e Ramës, të vendosen, jo në rresht për një e as për dy, por në “njësh-kollonë” për të mbrojtur Bolinon.

Ai shton se do të ishte më e drejtë dhe më e ndershme që në raste të tilla të merret në mbrojtje gazetari që kreu investigimin për nënshtetësitë e dhëna nga Meta”, dhe jo pronari i medias.

“E kam pare qeverine Rama, ne rresht per nje, ne rresht per dy apo dhe ne rresht per tre.

Por nuk e kisha pare ne keto 7 vite, asnjehere ne NJESH-KOLLONE, ne mbrojtje te pronarit te nje media.

Identike si qeveria Berisha, pas vrasjeve ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” te 4 protestuesve pas ngjarjeve te 21 janarit 2011…

Nuk besoj se eshte e favorshme per nje media, kushdo qofte ajo, kur gjithe qeveria, nga kryeministri, zedhenesi i tij, apo ministrat me radhe, vihen ne njesh-kolone per ta mbrojtur, pavarsisht se nga vjen kercenimi…

LEXO EDHE:  Manjani “zbërthen” mesazhet e koduara të Metës/ Ish-ministri “kryqëzon” presidentin  

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews- Rama apo Meta/ Ja kush është më i korruptuari

Ne fakt, mendova se do ishte me e drejte, me e ndershme dhe me etike, te mbrohej gazetari dhe kolegu Adriatik Doçi, i cili ka publikuar investigimin per dekretet e shtetesive, te dhena nga presidenti Meta.

Mesa duket “Ata lart” mendojne, se “fjala e lire” mbrohet më shume, kur merr ne mbrojtje pronarin, qe eshte qytetar dhe ka pasaporte te nje vendi te BE-se, jo gazetarin qe ka bere shkrimin dhe ka vetem pasaporte shqiptare…

Sulmet, kercenimet, shantazhet apo presionet ndaj nje gazetari, nje media, pronarit te saj apo familjes se tij, jane padyshim nje akt i denueshem qe cenon rende lirine e medias dhe e mbeshtet kushdo nga ne…

Por kur disa gazetare, disa media, disa pronare mediash, here i merr ne mbrojtje Kryeministri dhe qeveria, apo here i merr ne mbrojtje presidenti dhe opozita, liria e medias ne kete vend, eshte seriozisht e kercenuar…”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kulluri tallet me Bashën/ Mos u shqetëso nga partitë e reja, s’ta zë njeri vendin në “prehërin e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Kulluri tallet me Bashën/ Mos u shqetëso nga partitë e reja, s’ta zë njeri vendin në “prehërin e Ramës”

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratave kundërshtuese për hapjen e një partie të re nga Jozefina Topalli.

Kulluri tallet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të cilit i thotë të mos shqetësohet, se anjë parti e re nuk do t’ja zërë vendin në “prehërin e kryeministrit Edi Rama”.

Ai i thotë Bashës të rrijë i qetë dhe të vazhdojë të marrë paratë e Ramës dhe oligarkëve.

Basha dhe servilët e tij nuk ka pse shqetësohen nga asnjë parti e djathtë ekzistuese apo e re që do hyjë në zgjedhje jashtë koalicionit të tij! Nuk ka ndërmend askush t’i zërë vendin në “prehërin e Ramës”!

Të vazhdojë të marrë paratë e Ramës dhe oligarkëve i qetë! Por në 26 prill të ulet me Edin e tij të dashur e të bëjnë qeveri të përbashkët nëse ka këllqe!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Publikuar

-

Nga

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën ditë radhazi, për të kundërshtuar ndalimin pothuajse të plotë të abortit.

Në kryeqytetin e Varshavës, protestuesit i bllokuan kryqëzimet kryesore, duke i ndaluar makinat dhe tramvajet për rreth një orë.

Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Unë do të doja ta abortoja qeverinë time”.

Protestat konsiderohen të pazakonta në një vend ku Kisha Katolike Romake ka ndikim të madh.

Ato pasojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, javën e kaluar, për ta shpallur anti-kushtetues abortin nëse fetusi është i deformuar.

LEXO EDHE:  Manjani “zbërthen” mesazhet e koduara të Metës/ Ish-ministri “kryqëzon” presidentin  

LEXO EDHE:  Përplasjet mes Ramës dhe Metës/Skenarët për Qeverinë, zbardhet strategjia e LSI kundër PS

Me këtë vendim, aborti në Poloni mbetet ligjor vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose për të mbrojtur jetën e nënës.

Të hënën, protestat u zhvilluan në rreth 50 qytete të Polonisë.

Një ditë më herët, protestuesit i ndërprenë shërbimet kishtare dhe shkruan mbishkrime në muret e kishave të Varshavës./rel

LEXO TE PLOTE