Connect with Us

Video-“Ta hapim aeroportin e Vlorës në fund të 2020”/ Grida Duma nxjerr “bllof” Ramën

Politikë

Video-“Ta hapim aeroportin e Vlorës në fund të 2020”/ Grida Duma nxjerr “bllof” Ramën

Publikuar

-

Video-“Ta hapim aeroportin e Vlorës në fund të 2020”/ Grida Duma nxjerr “bllof” Ramën

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka publikuar një video ku shfaqet me zë dhe figurë kryeministri Edi Rama teksa premtonte në 2018 hapjen e aeroportit të Vlorës pak para fundit të 2020.

Gjithashtu është dhe një sekuencë e shkëputur nga fjalë e kryeministrit sot në Vlorë, teksa e përmendte sërish aeroportin e Vlorës.
Duma thekson se Rama ka premtuar në këto 8 vite vetëm projekte 3D, të cilat nuk kanë mbaruar.

“Ça s’na dëgjuan veshët, e kurrë s’na i panë sytë. Projekte imagjinare, projekte të freskëta, projekte të reja, projekte të vjetra, projekte të projektuara, projekte të pa mbaruara. 8 vjet plot me projekte 3D. 8 vjet gënjeshtra 3D. BËNI KUJDES NGA PROJEKTUESI I MASHTRIMEVE! Shumë shpejt do jetë një ëndërr e keqe!”, shkruan Duma./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Viktor

    26 Shtator, 2020 at 2:14 pm

    O shurraxhie e shtremt katunare imorale po ku ke tagër ti me u mar me ramen e qytetar ik moj rruspije te saliamusi o GD e paftyr,ske jet o mjerane se ste q…asnji vec salianus bythes

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hallexhinj të mëdhenj tek aviacioni civil!”/ 2000 euro një drekë për 7 veta

Publikuar

-

Nga

“Hallexhinj të mëdhenj tek aviacioni civil!”/ 2000 euro një drekë për 7 veta

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamabër Malltezi, ka publikuar një dokument ku thuhet se një drekë e porositur për shtatë anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil, ka kushtuar mbi 2 mijë euro.

Duket si darka e “GRUAS SE BILALIT” që pagoi 70,000 usd për një darkë! “Hani derra – pini derra!”, shkruan Malltezi.

Denoncimi i Jamarbër Malltezit:

LEXO EDHE:  Nga Agron GJEKMARKAJ/ Rama e quante Bashën “dordolec” para marrëveshjes, kurse tani…

LEXO EDHE:  Aleanca Rama-Basha/ “Big Brother-i më pervers i politikës”

BOOO Hallexhinj te medhenj tek aviacioni civil! Dreke per 7 veta mbi 2000 euro! Se deri 2000 euro mund ta quanin “shpenzime te vogla” dhe e kryenin pa tender fare. Cmenduri. Duket si darka e “GRUAS SE BILALIT” qe pagoi 70,000 usd per nje darke! “Hani derra – pini derra!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

Publikuar

-

Nga

Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vijon takimet me drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Gjatë takimit Mediu tha se vetëm bashkimi i shqiptarëve dhe një platformë e qartë politike të opozitës, bën të mundur që vendi të kthehet në rrugën evropiane.

“ Opozita duhet të bashkohet në bazë të një platforme të qartë politike e cila përcakton detyrimet që ne kemi karshi qytetarëve shqiptarë nesër në qeverisje.

Jo vetëm kritike kundër regjimit korruptiv të Edi Ramës, por në radhë të parë, qartësisht programin tonë ekonomik, social, shëndetësise, në mënyrë që të bëhet e prekshme nga çdo qytetar shqiptar”, u shpreh Mediu./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Rama publikon foton me Erdogan/ Ja për çfarë u diskutua gjatë takimit

LEXO EDHE:  “Ty t'pastë rilindja se e rilinde Fanarin”/ Vasili ironizon keq Ramën

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prej 30 vitesh në politikë/ Rrëfehet Berisha: Isha i bindur se nuk do shihja një ditë lirie

Publikuar

-

Nga

Prej 30 vitesh në politikë/ Rrëfehet Berisha: Isha i bindur se nuk do shihja një ditë lirie

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për karrierën e tij politike dhe ka treguar se nuk ka pasur aspak si qëllim të merrej ndonjëherë me politikë.

Berisha tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do jetonte ndonjë herë në liri.

Ai theksoi në emisionin “Hard Talk” se hyrja e tij në politikë lidhet me lëvizjen studentore, e cila bëri të mundur revolucionin e Dhjetorit 1990.

Kurse udhëtimi im në liri është një udhëtim jashtë çdo imagjinate. Unë kurrë ndonjëherë nuk kisha ëndërruar se do merresha me politikë. Por për hir të së vërtetës edhe në vitin 1990 ndonëse unë kisha filluar të shkruaja, të shfrytëzoj çdo mundësi  për të shprehur mendimet e mia, përsëri isha i bindur se një ditë lirie nuk do shihja në jetën time.

Unë iu përkisja atyre që nga dëshpërimi mendoja se ne jemi të ndëshkuar të mbetemi kurba e Adriatikut. Udhëtimi im në politikë është një udhëtim jashtë imagjinate.

Dhe këtë e bën të mundur revolucioni i Dhjetorit 1990, lëvizja studentore me të cilët unë pata fatin e bardhë të bashkohem dhe të vazhdoj atë rrugë në këto 3 dekada, në një udhëtim jashtë imagjinatës sime”, deklaroi ish-kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE