Connect with Us

Tirana mat forcat, luan miqësore me Shqipërinë U21

Sport

Tirana mat forcat, luan miqësore me Shqipërinë U21

Publikuar

-

Në fillimin e muajit tetor, sërish UEFA ka vendosur data të cilat do t’i dedikohen kombëtareve të cilat do të luajnë miqësore, kualifikuese dhe Ligë Kombesh. Kështu, do të grumbullohet edhe Shqipëria U21, teksa Shpresat kanë në program dy ndeshje miqësore.

Fillimisht, do të jetë ajo e datës tetë tetor ndaj Sllovenisë U21 dhe dy ditë më pas të besuarit e trajnerit Alban Bushi do të zbresin në fushë ndaj kampionëve të Shqipërisë, Tiranës. Miqësoren ndaj bardhebluve e kanë zbuluar nga Holanda, teksa ka qenë klubi i PEC Zvole që ka lajmëruar se futbollisti shqiptar, Destan Bajselmani do të jetë i grumbulluar nga tekniku Bushi për këto dy sfida.

Kështu, do të jetë një miqësore mjaft interesante ajo e bardhebluve me Shpresat, ndërsa tre lojtarë të kryeqytetasve si Ismajlgeci, Çelhaka dhe Muçi janë kontigjent i kuqezinjve të vegjël.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO SKANDALOZE/ Kur futbolli kthehet në teatër të shëmtuar

Publikuar

-

Nga

Gjykimet arbitrare janë gjithmonë shënjestër e debateve, por në Rumani një ndeshje ka regjistruar një moment që nuk ka lidhje aspak me futbollin.

Në sfidën e djeshme të kategorisë së dytë të Rumanisë Petrolul-Kraiova u akordua një nga penalltitë më skandaloze në historinë e futbollit. Në minutën e 83-të, sulmuesi i Petrolulit Valentin Balint fluturon krejtësisht pa shkak në zonën kundërshtare. Edhe pse meritonte të ndëshkohej për këtë simulim të turpshëm, gjyqtari i ndeshjes i ka habitur të gjithë me vendimin e tij duke akorduar penallti në favor të Petrolulit.

Një tjetër fakt interesant nga ky takim është se lojtarët e Kraiovës nuk protestojnë aspak ndaj këtij vendimi të paimagjinueshëm duke ngjallur dyshime serioze për trukim të takimit.

Por, futbollisti i Petrolulit Stiv Belek vuri njëherë e mirë drejtësinë e takimit. Ai merr penalltinë dhe godet shtyllën. Sfida përfundoi me fitoren e Kraiovës, ndërsa në rrjetet sociale është rritur pakënaqësia dhe kundërshtimi ndaj mënyrës së gjykimit në Rumani.

 

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barcelona në udhëkryq, ja vendimi i marrë së fundmi për Bartomeun

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu do të ushtrojë detyrën deri në seancën e votëbesimit, e cila mund ta mbahet në datat 1-2 nëntor.

Media spanjolle “SPORT” zbulon vendimin e fundit të kryesisë së klubit katalanas. Bartomeu ka kërkuar që të anulohet zhvillimi i kësaj seance të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tashmë ai duhet të përballet me vendimin final që do të merret ditën e diel ose të hënën e ardhshme.

Pra, kreu i klubit blaugrana do të ketë mundësinë të ushtrojë funksionin e tij pas ndeshjeve me Juventusin (Liga e Kampioneve) dhe Alavesh (kampionat, ditë e shtunë). Pas grumbullimit të firmave për të shpallur mocionin e mosbesimit, Bartomeu do të mësojë fatin e tij në fillim të muajit nëntor.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Formacionet zyrtare/ Shikoni si rreshtohen Milani dhe Roma

Publikuar

-

Nga

Janë publikuar formacionet e ndeshjes më të rëndësishme të kësaj jave të kampionatit italian Milan-Roma. Kuqezinjtë dhe verdhekuqtë do të kërkojnë medoemos fitoren për të mos prishur llogaritë. Në fushë do të jetë dhe mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla, i cili tashmë ka fituar besimin e skuadrës dhe trajnerit Paulo Fonseka.Për kampin kuqezi, lajm i mirë është rikuperimi i mesfushorit turk Hakan Çalhanoglu, i cili qëndroi për disa ditë i dëmtuar dhe humbi takimin e së enjtes ë kaluar në Ligën e Europës kundër Sëlltikut.

Portierin e infektuar me COVID-19 Xhanluixhi Donaruma e zëvendëson gardiani i dytë i Milanit Ciprian Tatarushanu, i cili sot do të realizojë debutimin me “Djallin”. Supersfida do të luhet në “San Siro” në orën 20:45.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN: Tatarushanu, Kalbaria, Kjaer, Romanjoli, Hernandez, Kesi, Benaser, Saelmakers, Çalhanoglu, Leao, Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

ROMA: Mirante, Kumbulla, Mancini, Ibanez, Kardsorp, Vertu, Pelegrini, Spinacola, Pedro, Mkitarian, Xheko. Trajner: Paulo Fonseka.

LEXO TE PLOTE