Connect with Us

Shkurtaj zbulon të ardhmen: Jam pranë firmës me…

Sport

Shkurtaj zbulon të ardhmen: Jam pranë firmës me…

Publikuar

-

Vasil Shkurtaj vazhdon të jetë pa skuadër pas largimit nga Kukësi. Bomberi nuk pranoi rinovimin e kontratës me verlindorët pasi kërkon të nisi një aventurë të re jashtë Shqipërisë.

Në një prononcim për “Supersport”, Shkurtaj zbulon se është pranë firmës një skuadër edhe pse nuk zbulon emrat. 28-vjeçari pohon gjithashtu kontaktet me klubet e Superligës si dhe me Tiranën, por këto marrëveshje nuk janë mbyllur me sukses për shkak se edhe dëshira e tij është të luajë jashtë Shqipërisë.

“Po stërvitem individualisht sa kam mundësi edhe pse nuk është njësoj pasi futbollisti duhet të stërvitet me topin. Gjatë kohës që kam qenë në Greqi jam stërvitur e tani që kam ardhur në Shqipëri kam zhvilluar disa seanca stërvitore me skuadrën e Elbasanit që më kanë ndihmuar shumë dhe dua t’I falenderoj”.

E ardhmja? “Jam në diskutime me disa skuadra, besoj shumë shumë shpejt do të firmosë me një skuadër. Tirana? Është e vërtetë që kam pasur kontakte me disa ekipe nga Superliga, por nuk kemi gjetur akordin plus edhe dëshira ime siç e kam thënë edhe më përpara është që të luaj jashtë Shqipërisë”.

Kukësi? “I kam ndjekur të dyja ndeshjet në Europë dhe jam I lumtur që u kualifikuan. Ndaj Wolfsburgut dihet që diferencat janë shumë të mëdha, por besoj se ngelet një ndeshje pozitive edhe pse humbën”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Liga e Kombeve/Spektakël mes Gjermanisë dhe Zvicrës, Ukraina mund Spanjën

Publikuar

-

Nga

U mbyllën edhe pesë sfidat e mbrëmjes së sotme të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Padyshim që përballja më interesante ishte ajo mes Gjermanisë dhe Zvicrës e  zhvilluar në Këln dhe e mbyllur me ne barazim 3-3.

Ndërkaq, surprizën ka bërë edhe Ukraina e cila ka mundur 1-0 Spanjën. Ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes.

REZULTATET:

GJERMANI-ZVICËR 3-3



UKRAINË-SPANJË 0-0

MALI I ZI-LUKSEMBURG 1-2

ISHUJT FAROE-ANDORRË 2-0

LIHTENSHTEJN-SAN MARINO 0-0

LEXO TE PLOTE

Sport

Fiton Kosova U21, vendos goli i ish-sulmuesit të Kukësit

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, është shndërruar në një “makineri golash”. Futbollisti i Ballkanit të Suharekës, ka gjetur rrugën e rrjetës me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Kosovës, duke i dhuruar 3 pikë “dardanëve” në përballjen ndaj Andorrës që u fitua me rezultatin 1-0.

Pas një harkimi nga e djathta, bomberi Daku nuk fali brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë.



Kujtojmë që në Superligën e Kosovës, 22-vjeçari është golashënuesi më i mirë i momentit, duke realizuar plot 10 herë në 5 ndeshje me Ballkanin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ronaldo pozitiv me COVID-19, Juventusi bie në bursë

Publikuar

-

Nga

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv në testin e tij për COVID-19 dhe tani është në izolim. Ai do t’i mungojë Portugalisë në duelin kundër Suedisë, ndërsa te Juventusi pritet të mungojë në dy ndeshje.

Juventusi e ka pësuar edhe në një mënyrë tjetër mungesën e ylli të saj, pasi lajmi ka pasur edhe efekt ekonomik. Sapo doli lajmi se Cristiano Ronaldo është pozitiv me COVID-19, vlera e bursës së Juventusit ka rënë për 3 për qind.



Klubi bardhezi është i listuar në bursë dhe çdo thashetheme, transferim ose dëmtim serioz ndikon në vlerat e klubit. Ndikim ka edhe nëse rrezikohet shëndeti i ndonjë lojtari të rëndësishëm. Për çdo rast, shëndeti i Cristianos është i mirë, sipas mjekëve të ekipit portugez.

Lojtari është i izoluar dhe asimptomatik, por duhet të jetë në karantinë dhe duhet të dal negativ që të kthehet në punë me klubin e tij.

LEXO TE PLOTE