Connect with Us

Rikthehet në skenë bosi i çështjes “Kokaina”/ Zbulohet letërporosia e Holandës, si i transportonte valixhet me para të rrjetit të drogës

Kronika

Rikthehet në skenë bosi i çështjes “Kokaina”/ Zbulohet letërporosia e Holandës, si i transportonte valixhet me para të rrjetit të drogës

Publikuar

-

Rishfaqet në skenë një nga emrat e përfolur të çështjes “Kokaina”. Frederik Durda, një nga protagonistët kryesorë të këtij procesit është kthyer në vëmendjen e autoriteteve ligjzbatuese. Leko Durda i cili njihet edhe me emrin Frederik është shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese në Holandë pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që kryen trafik kokaine nga Amerika e Jugut në drejtim të vendeve të BE-së. Gjithashtu mbi supet e Frederik Durdës rëndon edhe akuza e pastrimit të parave.

Gazetarja Klodian Lala, në një lidhje për News 24, tha se bëhet fjalë për një hetim të nisur nga një prokuror holandez në muajin shkurt të vitit 2019, ndërkohë që në shtator 2019 autoritetet holandeze kanë goditur dhe arrestuar disa nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, mes tyre dhe atë që konsiderohet si kreu i këtij grupi që është një shtetas kolumbian. Frederik Durda sipas autoriteteve holandeze dhe sikurse përshkruhet në dosjen që disponon Neës24 rezulton të jetë një nga eksponentët kryesorë të këtij grupi që ka aktivitet jo vetëm në shtetin e Holandës por edhe në disa shtete të tjera të BE-së.

Më 12 shtator ekipi hetimor ka ndaluar shumë të pandehur dhe ka sekuestruar 12 mln euro. Në vëzhgime të ndryshme është vërejtur shtetasi Leko Durda gjatë takimeve me të pandehurin kryesor, shtetas kolumbian. Po ashtu në pamjet e kamerave të sigurisë shihet Leko Durda, i cili ndihmon të pandehurin kryesor duke lëvizur valixhe të mëdha në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar shuma të mëdha cash. Edhe një tjetër banesë ku janë sekuestruara para, besohet se Leko Durda ka qëndruar për një kohë të gjatë. Për këtë arsye nga autoritetet holandeze janë kërkuar të dhëna pranë autoriteteve shqiptare, konkretisht nga Ministria e Drejtësisë, nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit për këtë shtetas sepse kërkohet informacion në lidhje me aktivitetin e tij kriminal në Shqipëri.

Sipas të dhënave të mbërritura nëpërmjet letërporosisë rezulton se shtetasi Leko Durda është i datëlindjes 26.4.1958, ndërkohë që nënshtetësia e tij është shqiptare. Letërporosia ka mbërritur më 24 shtator 2019. Ashtu sikurse rezulton në dosje bëhet fjalë për një numër të madh personash të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti ndërkombëtar që trafikonte tonelata kokainë sipas dosjes, nga Amerika e Jugut në drejtim të BE.-raporton BW.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i 650 kg kokainë/ Reagon Policia e Shtetit

Më 24 shtator 2019 ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë kërkesën nga homologu i saj në Mbretërinë e Holandës për të marrë dhe për të ekzekutuar një letërporosi. Zonja Gjonaj sipas informacioneve, ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK për të bërë gati materialin dhe për tua dorëzuar autoriteteve holandeze. Nga informacioni i autoriteteve shqiptare zonja Gjonaj e ka firmosur kthimin e letërporosisë në qershor të këtij viti. Ajo që bie në sy janë pyetjet që autoritetet holandeze i kanë bërë shtetit shqiptar dhe konkretisht autoriteteve ligjzbatuese. “A ka bërë Leko Durda ndryshime të ligjshme të emrit dhe mbiemrit?”, “A është përfshirë Leko Durda në veprimtari kriminale dhe nëse po në çfarë lloj veprimtarie?”, “A ka qenë Leko Durda më parë i dënuar në Shqipëri?”, “A ka njohuri tek autoritetet shqiptare lidhur me pyetjen se a ka Durda lidhje të ligjshme apo të paligjshme me Spanjën, Ekuadorin, Kolumbinë dhe nëse po në çfarë cilësie?”, “A ekzistojnë informacione të njohura nga autoritetet shqiptare sipas të cilave Leko Durda zhvillon biznese të ligjshme apo të paligjshme me kriminelë në shtetin e Spanjës?”.

Janë këto dhe pyetje të tjera përmes të cilave Ministria e Drejtëisë me ndihmën e prokurorive iu ka dhënë përgjigje dhe ia ka përcjellë letërporosinë e detajuar autoriteteve holandeze. Ndërkohë që Policia e Shtetit është duke bërë kërkime ditë pas dite me qëllim lokalizimin e vendndodhjes dhe arrestimin e Frederik Durdës kjo pasi ka dyshimet se mund të ketë hyrë në territorin shqiptar pas shpalljes në kërkim nga Holanda. Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Por jo vetëm Holanda e kërkon Durdën si pjesë e grupit kriminal. Historia e Frederik Durdës është një histori e jashtëzakonshme si pjesë e një prej dosjeve më të bujshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjobiten 688 persona që lëvizin pa maska/ Policia apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Gjobiten 688 persona që lëvizin pa maska/ Policia apel qytetarëve

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 688 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 556 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse. Për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 132 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

LEXO EDHE:  Holanda i “pret krahët” Shqipërisë/ Blok: Keni 4 parakushte, duhet t’na bindni për seriozitetin e reformave

LEXO EDHE:  Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit kriminal "Bajri"

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga në Lushnje dhe përfundon në kanal/ Plagosen tre persona

Publikuar

-

Nga

Makina del nga rruga në Lushnje dhe përfundon në kanal/ Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Bishti i Zhurit- Çermë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Mësohet se një automjet tip “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në llamarinat e një barake anës rrugës.

Si pasojë e aksidenti kanë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Tre personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Lushnjës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Operacioni anti-drogë në Milano/ Marijuana nga Shqipëria shkëmbehej me kokainë nga Holanda

LEXO EDHE:  Holanda i "pret krahët" Shqipërisë/ Blok: Keni 4 parakushte, duhet t'na bindni për seriozitetin e reformave

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërndante drogë me doza të vogla/ Arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Arrestohet hajduti i banesave dhe protofolave/ 46 vjeçarit i gjendet edhe drogë në shtëpi

Policia ka goditur një tjetër rast i tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Mësohet se blutë e Shkodrë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale E. P. 38 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër,

Forca Posaçme Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithësej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

LEXO EDHE:  Shokon Artan Hoxha/ Holanda ka ndihmuar mafian shqiptare

LEXO EDHE:  Gafa e Taulant Ballës/ Ngatërron kokainën me heroinën

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE