LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimet për përmbytje/ Bashkia e Vlorës njoftim të rëndësishëm për qytetarët

25 Shtator 2020, 19:06, Sociale CNA
Paralajmërimet për përmbytje/ Bashkia e Vlorës njoftim

Bashkia e Vlorës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët përsa i përket paralajmërimeve të meteorologëve  për përkeqësimin e motit.

Bashkia  njofton qytetarët të shmangin çdo lëvizje me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.

?Të dashur qytetarë!
Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm ndërkohë që është pezulluar lëvizja e çdo mjeti lundrues. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet Publike të Bashkisë?, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorës./CNA.al

Lajmet e fundit nga