LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OFL troket në Tiranë dhe Berat/ Në shënjestër trafikantë dhe hajdutë

25 Shtator 2020, 10:25, Kronika CNA
OFL troket në Tiranë dhe Berat/ Në shënjestër

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë pesë shtetasve, njëri prej të cilëve banues në Tiranë, ndërsa të tjerët në Berat.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

T. S., banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?;

M. S., banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale ?Vjedhja me dhunë?;

K. H., banues në Berat, i dënuar për veprën penale ??Vjedhja me dhunë?;

N. D., banues në Berat, i dënuar për veprën penale ?Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit?;

G. T., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga