LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Klodian Tomorri/ Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit tatimor

25 Shtator 2020, 09:45, Ekonomi CNA
Nga Klodian Tomorri/ Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit

Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në Shqipëri dhe paguhet 5 mije euro në muaj. Ai nuk do të paguajë asnje lek tatim mbi të ardhurat në dy vitet e ardhshme.

Një pastruese pastron tre shtepi dhe paguhet nga 100 euro secila. Qeveria ja mbledh të tre pagesat dhe mbi shumen finale i ngarkon shkallaren progresive. Ky është shteti progresist dhe i ndershem i se majtës.

Historia e përjashtimeve tatimore në Shqipëri nisi me ardhjen në pushtet të së majtës. Fillimisht me shëndetësinë dhe arsimin. Më vone u shtri në media, ndërtim, turizëm dhe gjithandej. Kudo, ku kishte grupe interesi afer qevëri. Tani përjashtimet kanë shkuar aq larg sa që sistemi tatimor i vendit ka degjeneruar në një mekanizem pervers dhe të pandershëm. Në sektorë të tërë të ekonomisë, taksimi ka marrë natyrë të pastër regresive, pra qeveria takson me shume te varfrit se te pasurit.

Problemi me perjashtimet tatimore eshte se ato jane si infeksionet. Sapo i hap rrugë të parës, zgjon oreksin e të gjithë grupeve të interesit. Kërkesat e Federates dhe klubeve të futbollit janë çmenduria e radhës. Mjafton vetëm një fakt për ta ilustruar. Qeveria shqiptare mbledh 350 milionë  dollare në vit nga tatim fitimi. Klubet e futbollit dhe Federata me kërkesat e tyre duan të privatizojne 70 milionë dollarë, pra 20 përqind të të ardhurave që buxheti mbledh nga tatim fitimi.

Ata janë duke kërkuar as më shumë dhe as me pak privatizimin e buxhetit.

Milano ka qene kryeqyteti boteror i futbollit per dekada te tera duke patur dy nga klubet me te fuqishme ne Europe, Milanin dhe Interin. Berlusconi, ish pronari i Milanit ka qene kryeministri i Italise per shume vjet. Por në Itali, gjysma e rroges se futbollistit i shkon shtetit si taksa dhe për asnjë moment, as Berlusconi, as Agnelli dhe as Moratti nuk guxuan të kërkonin përjashtime fiskale. Duan klubet shqiptare se i inkurajon sjellja e kryeministrit. Por çeshtja është shumë e thjeshtë. Pa futboll jetohet. Pa para për të mbështetur spitalet, shkollat dhe të varfrit nuk jetohet dot.

Shqipërisë i duhet një qeveri, e cila t?u jap fund të gjitha përjashtimeve tatimore dhe të ndërtoje nje sistem tatimor, i cili i fton të gjithë qytetarët dhe bizneset që të kontribojne sipas pjeses se ndershme që u takon ne arken publike. Sistemi aktual ka degjeneruar dhe është bërë i pandershem, joeficent dhe korruptiv.

 

Lajmet e fundit nga