LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Opozita e bashkuar akoma pa një draft

25 Shtator 2020, 13:33, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Opozita e bashkuar akoma pa një draft

Komisioni për Çështjet Ligjore do të mblidhet ditën e hënë në orën 11:00 për të shqyrtuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen më 25 Prill 2021. Më mbledhje pritet që të shqyrtohen amendamente të propozuara nga deputetë e opozitës dhe maxhorancës.

Në mbledhjen që do të zhvillohet live në sallën e seancave plenare do të mungojë amendamenti i propozuar nga opozita e bashkuar jashtëparlamentare.

Mazhoranca i ka lënë si afat opozitës jashtë parlamentare deri me 30 shtator.

Amendamente janë depozituar më 14.01.2020 ? deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri. Depozituar 17.01.2020 ? deputeti Ralf Gjoni; Do të shqyrtohen gjithashtu: Amendamente të propozuara nga deputetët: Damian Gjiknuri; Klotilda Bushka; Taulant Balla,  depozituar më 21.09.2020;

Amendamente të propozuara nga deputeti Andi Përmeti, depozituar më 24.09.2020

Amendamente të propozuara nga deputetët: Myslym Murrizi; Halit Valteri;  Rudina Hajdari; Arlind Çaçani; Ralf Gjoni; Arben Elezi; Alban Zeneli; Halil Jakimi; Korab Lita; Koçi Tahiri; Kostaq Papa, depozituar më 24.09.2020.

Mbledhja do të zhvillohet live në sallën e seancave plenare.

 

Lajmet e fundit nga