Connect with Us

“Na morët në qafë”/ Ramës i dështon propaganda, “masakrohet” nga qytetarët

Politikë

“Na morët në qafë”/ Ramës i dështon propaganda, “masakrohet” nga qytetarët

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh drejtuesit politik në qarqe

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një grafik, ku pretendon se është 3-fishuar numri i bizneseve të vogla.

“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë ata miq këtu, të cilët e komentonin si ulje të numrit të bizneseve kursimin e 130 milionë USD nga ulja e taksave (paraqitur në grafikun e djeshëm), kur në fakt bizneset e vogla në harkun e pesë viteve të fundit JANË TREFISHUAR, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”-shkruan Rama.

Por, mesa duket qytetarët nuk i besojnë më propagandës së kryeministrit dhe kanë “shpërthyer” në komente dhe kritika të forta në drejtim të Ramës.

Qytetarët theksojnë se qeveria po e merr në qafë biznesin e vogël dhe nuk e lë të marrë frymë.

Të tjerë vënë theksin tek largimet masive apo edhe bizneset e mbyllura.

“Ju e moret ne qafe biznesin e vogel!! Si rregull nur nje person hap nje biznes qofte ky biznes i vogel apo i madh qeveria duhet ta ndihmoje. Ju diten dyte qe hapet biznesi te sillni tatimet, pa filluar te marre fryme biznesi ju ja merrni frymen. Keshtu qe per biznesin e vogel jeni te deshtuar”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Festa me e madhe qe do bejne njerezit do te jete ajo dite kur politikanet do te thote ndonje te vedtete qe shume thjeshte mund ta vertetosh .po crare nuk kuptoj eshte se meqenese genjeshtra e tyre hidhet poshte kaq lehte .pse e thone.”.

LEXO EDHE:  Foto/ Si e shpërfytyruan Tiranën Rama dhe Veliaj

Gjithashtu një qytetar shkruan “Ky eshte akoma ne enderr bineset pu mbyllen cdo dite, nuk ka as nje investim te huaj apo vedas ne industri qe te kete punesim ,dhe vazhon me propagande mjerim per kete komb ne doren kujt ka ra.”.

Më tej, një tjetër shkruan “Ti këtu fol per biznes e punë, e njerzit cdo ditë tu ik tu kerku azil”.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Degjeneron debati Murrizi-Gjekmarkaj/ S’ka bir kur*e që më akuzon mua si spiun, të marr një milion euro…

Publikuar

-

Nga

Degjeneron debati mes Murrizit dhe Gjekmarkajt/ S’ka bir kur*e që më akuzon mua si spiun, të marr një million euro...

Deputeti Myslim Murrizi ka debatuar ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj, lidhur me krijimin e disa partive politike nga radhët e demokratëve.

Gjekmarkaj këmbënguli të dinte se përse Murrizi nuk bashkohet me Bashën, ndërsa ky i fundit tha se në PD ka spiuna.

Kjo deklaratë ka irrituar analistin, i cili nuk e ka përmbajtur fjalorin dhe i tha deputetit se nëse e akuzon si spiun do ta dërgojë në gjykatë dhe do kërkojë një million euro dëmshpërblim.

Debati në “Open”:

Gjekmarkaj: Pse nuk bashkohesh me Bashën?

Murrizi: Ja kam thënë Bashës që nga 2017. Unë s’jam spiun si këta. E ke marrë ti këtë letër?

LEXO EDHE:  “Tërbohet” Rama/ “Dush të ftohtë” drejtuesve të PS

LEXO EDHE:  Meta garant i Kushtetutës apo kriminel?/ Çfarë thoshte dje Lulzim Basha

Gjekmarkaj: Jo se kam marrë, ta vërtetoj, s’jam spiun unë, nëse do shkojmë në gjyq, po fitova më jep 1 milion euro.

Murrizi: S’më vë dot gjobë mua.

Gjekmarkaj: S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun.

Murrizi: S’po të akuzoj.

Gjekmarkaj: Nuk e bën dot.

Murrizi: Do jem shumë pragmatist me ty…

Gjekmarkaj: Bëji verifikimin dhe çoje në gjykatë…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skualifikimet nga gara e PD/ Nishani: Zgjodhëm emrat që do sjellin më shumë vota

Publikuar

-

Nga

Skualifikimet nga gara e PD/ Nishani: Zgjodhëm kandidatë që do sjellin më shumë vota

Ish presidenti Bujar Nishani, anëtar i komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “emisionin 5 pyetje nga Babaramo”.

Nishani teksa është pyetur në lidhje me reagimet e të larguarve ka thënë se skualifikimi nuk ka qenë i bazuar në kritere personale por se kush prej tyre do të sjellë më shumë vota.

“Unë jo e jo por asnjëri prej nesh në komision nuk do të bënim komente për aksënd pse? Sepse ruajmë respekt për secilin prej kandidatëve. Është një ligësi. Ne nuk jemi ndalur në aspektin e vlerave negative. Kemi gjykuar një njeri që kalon nga ana se kush ka më shumë mundësi për të marrë më shumë vota në PD.

LEXO EDHE:  “I madh Edi i PS dhe Gjiknuri i Edit”/ Topollaj ironizon draftin e PS-së: Barazia garantohet vetëm pas vdekjes

LEXO EDHE:  Koncensioni i Check Up-it/ PD padit në Prokurori ministrin Beqaj

Të gjithë këto janë të vërteta dhe reale unë nuk hedh poshtë pretendimet e askujt, e gjitha ka qenë e bazuar një disa kritere. Përbërja e komisionit dhe detyra  e komisionit janë të përcaktuara nga kryesia e PD. Ka vepruar me këtë metodologji sepse kështu e ka vendosur kryesia”, tha Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam në dispozicion të Bashës”/ Nishani zbulon nëse do kandidojë për deputet

Publikuar

-

Nga

“Jam në dispozicion të Bashës”/ Nishani zbulon nëse do kandidojë për deputet

Ish presidenti Bujar Nishani, anëtar i komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në pd, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “emisionin 5 pyetje nga Babaramo”.

Ai është pyetur nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa është përgjigjur se është në dispozicion të Bashës.

Me këtë përgjigje ai na ka lënë të kuptohet  se është i gatshëm të kandidojë por se kjo tashmë do të varet nga kreu demokrat.

LEXO EDHE:  Koncensioni i Check Up-it/ PD padit në Prokurori ministrin Beqaj

LEXO EDHE:  "Tërbohet" Rama/ “Dush të ftohtë” drejtuesve të PS

“Që kur kam  ardhur këtu jam në dispozicion të Bashës”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE