LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhënia e Ramës me Erdoganin/ Berisha: U bë synet në Top Kapi në 2013

25 Shtator 2020, 19:56, Politikë CNA
Marrëdhënia e Ramës me Erdoganin/ Berisha: U bë synet

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka folur për marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me presidentin turk Erdogan, tha se Rama është bërë synet në Turqi kur ka marrë pushtetin në vitin 2013.

Ish-kreu i qeverisë tha se bërja synet është një metarofë, dhe shpjegoi deklaratën e tij.

?Rama u bë synet në Top Kapi. Unë i informova qytetarët dhe të gjithë botën që në shtator të vitit 2013. Top Kapi është pallati i Sulltanit, tani është muze. Është sunet politik?, u shpreh Berisha.

Më tej ish-kryeministri Berisha është pyetur se ku është e keqja nëse Rama është bërë erdoganist dhe mbështet politikat e tij. Ish-lideri i PD tha se mund të kemi marrëdhënia të mira me Turqinë, por jo të jemi shtojcë e politikave neo-otomane.

?Që Shqipëria të ketë marrëdhënie shumë të mira më turqinë kjo është shumë e mire, por që Shqipëria të bëhet shtojcë e politikave neo-otomane të Presidentit të Turqisë kj oështë absolutisht kundër intersit të vendit. Nëse e ke ndjekur kur parashtuar programin këta zotërinjtë në Kuvend, Edi Rama, nxorri tezën ?zero probleme me fqinjët??, u shpreh Berisha/CNA.al

Lajmet e fundit nga