LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulluri ironizon premtimet e Ramës/ Ke kaluar në fazën “një dhomë me pamje nga deti në çmendinë doktor

25 Shtator 2020, 17:20, Politikë CNA
Kulluri ironizon premtimet e Ramës/ Ke kaluar në fazën

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka regaura pas premtimeve të dhëna nga kryeministri Edi Rama në Vlorë, gjatë vizitës së sotme.

Kulluri ka ironizuar deklaratën e Ramës i cili tha se do ta kthejë Vlorën në qytetin më të bukur të mesdheut.

?Do ta ktheje Vloren ne qytetin më të bukur të mesdheut? paska thënë Rama në Vlorë! Cdo investim në Vlorë megjithë problemet e shpenzimeve të tepërta me taksat e qytetarëve dhe vonesat është i mirepritur, por nese fillon e flet marrëzira se Vlora do jetë më e bukur se Napoli, Montecarlo, Barcelona, Stambolli, Kajro, Venezia e shumë e shumë perla mijëra vjecare të mesdheut dmth që ke kaluar në fazën ? një dhomë me pamje nga deti në cmendinë doktor?!!!?, shkruan Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga