Connect with Us

Kosova si Shqipëria/ Ndalohet muzika pas orës 21:00

Kosova & Rajoni

Kosova si Shqipëria/ Ndalohet muzika pas orës 21:00

Publikuar

-

Qeveria e Kosovës ka nxjerrë një vendim lidhur me masat parandaluese të pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë mbledhjes u vendos që të gjithë qytetarët e huaj që do të vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtarë të ECDC, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR se nuk janë të infektuar me Covid-19.Z Të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbime gastronomike, si restorantet dhe kafene, u ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 5 të mëngjesit. Ndërsa nga ora 21:00 ndalohet muzika.

Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë ata që hyjnë në objekte publike dhe private./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

205 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Publikuar

-

Nga

205 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se këtë të hwnw janë shënuar tre viktima dhe 205 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.

Kujtojmë që deri më tani 666 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18.148./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut/ 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut/ 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numër i frikshëm viktimash është shënuar këtë të diel në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 viktima. Ky numër shënon një rekord për vendin fqinj që po përballet me një bilanc të rëndë të pandemisë. Po ashtu edhe rastet e janë rritur, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 561 të infektuar nga COVID-19.

Më shumë raste vijon të ketë Shkupi (271), teksa Prilepi, Kumanova, Tetova, Strumica dhe Kavadar kanë regjistruar shifra shqetësuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare deputeti Amdi Bajram.

Baramaj ka drejtuar për disa vite të tëra partinë e Lidhjes së Romëve.

Ai ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Basha ngushëllon familjet e viktimave/ Falenderon qytetarët që respektuan masat e vetëizolimit

LEXO EDHE:  Basha ngushëllon familjet e viktimave/ Falenderon qytetarët që respektuan masat e vetëizolimit

Mjekët deklarojnë se i ndjeri kishte probleme me zemrën përveçse se ishte me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE