LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrollet në Durrës/ 259 shoferëve iu morën patentat në shtator

25 Shtator 2020, 10:16, Kronika CNA
Kontrollet në Durrës/ 259 shoferëve iu morën patentat

Policia Rrugore në Durrës ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun dhe kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve të ndryshme dhe drejtuesve të tyre.

Gjithashtu, shërbimet janë angazhuar maksimalisht duke ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe të atyre që nuk respektojnë distancën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë muajit shtator janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve me radar, gjatë muajit shtator janë tërhequr 259 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, që nga fillimi i muajit shtator janë vendosur masa 774 administrative për parakalime të gabuara:

? 185 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
? 351 masa për përdorimin e celularit;
? 15 masa për shkelje të semaforit;
? 774masa për parakalime të gabuara;
? 83 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve të ushtruara me drager janë pezulluar 14 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe për këmbësorët, për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga