Connect with Us

Koalicion PS-LSI?/ Alibeaj: Nuk e besoj, na ndoqën kur dogjëm mandatet

Politikë

Koalicion PS-LSI?/ Alibeaj: Nuk e besoj, na ndoqën kur dogjëm mandatet

Publikuar

-

“Rama po tenton të përçajë opozitën!”/ Alibeaj: PS ka braktisur dhe nuk njeh më Këshillin Politik

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i pyetur në emisionin ‘Pa Protokoll’ se nëse i druhej një koalicioni me PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, ai u përgjigj se diçka e tillë nuk mund të ndodhte.

Ai e ka argumentuar këtë duke el idhur me faktin se LSI dhe partitë e tjera opozitarë ndoqën ‘trendin’ e PD-së duke djegur mandatet.

“Nuk i trembemi një koalicioni PS-LSI. Ne besojmë që aq kohë sa kemi kaluar së bashku, ku prej 4 vitesh është shkatërruar shteti, jemi përball një regjimi ku rreziku është shumë i madh. Do ishte luks të flitej për taksa, për masën e lirisë. Këtu flitet, jeton dot apo nuk jeton dot, e njëjta situatë si në vitet ‘90. Kemi garancinë, sepse në aksionet e PD , të gjitha partitë e tjera ndoqën trendin për të djegur mandatet. Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Interesi i shqiptarëve është të kërkojnë rrëzimin një orë e më parë të Ramës”, tha Alibeaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

Publikuar

-

Nga

Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vijon takimet me drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Gjatë takimit Mediu tha se vetëm bashkimi i shqiptarëve dhe një platformë e qartë politike të opozitës, bën të mundur që vendi të kthehet në rrugën evropiane.

“ Opozita duhet të bashkohet në bazë të një platforme të qartë politike e cila përcakton detyrimet që ne kemi karshi qytetarëve shqiptarë nesër në qeverisje.

Jo vetëm kritike kundër regjimit korruptiv të Edi Ramës, por në radhë të parë, qartësisht programin tonë ekonomik, social, shëndetësise, në mënyrë që të bëhet e prekshme nga çdo qytetar shqiptar”, u shpreh Mediu./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Zbulohen prova të reja/ Saimir Tahiri nuk i shpëton drejtësisë

LEXO EDHE:  PD denoncon skandalin me tenderin e ushqimeve/ Qeveria i jep 1.5 milion euro një kompanie kompjuterash

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prej 30 vitesh në politikë/ Rrëfehet Berisha: Isha i bindur se nuk do shihja një ditë lirie

Publikuar

-

Nga

Prej 30 vitesh në politikë/ Rrëfehet Berisha: Isha i bindur se nuk do shihja një ditë lirie

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për karrierën e tij politike dhe ka treguar se nuk ka pasur aspak si qëllim të merrej ndonjëherë me politikë.

Berisha tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do jetonte ndonjë herë në liri.

Ai theksoi në emisionin “Hard Talk” se hyrja e tij në politikë lidhet me lëvizjen studentore, e cila bëri të mundur revolucionin e Dhjetorit 1990.

Kurse udhëtimi im në liri është një udhëtim jashtë çdo imagjinate. Unë kurrë ndonjëherë nuk kisha ëndërruar se do merresha me politikë. Por për hir të së vërtetës edhe në vitin 1990 ndonëse unë kisha filluar të shkruaja, të shfrytëzoj çdo mundësi  për të shprehur mendimet e mia, përsëri isha i bindur se një ditë lirie nuk do shihja në jetën time.

Unë iu përkisja atyre që nga dëshpërimi mendoja se ne jemi të ndëshkuar të mbetemi kurba e Adriatikut. Udhëtimi im në politikë është një udhëtim jashtë imagjinate.

Dhe këtë e bën të mundur revolucioni i Dhjetorit 1990, lëvizja studentore me të cilët unë pata fatin e bardhë të bashkohem dhe të vazhdoj atë rrugë në këto 3 dekada, në një udhëtim jashtë imagjinatës sime”, deklaroi ish-kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vdekja e 53 vjeçarit në dyert e spitalit/ Të rinjtë e FRPD protestë para Kryeministrisë

Publikuar

-

Nga

Vdekja e 53 vjeçarit në dyert e spitalit/ Protestë para kryeministrisë

Ndarja nga jeta e 53 vjeçarit Lutfi Çekirri pasi u sorollat dyerve të spitaleve në Tiranë ka sjellë reagime të shumta.

Një grup të rinjsh të FRPD-së dhe studentë të Mjekësisë janë bashkuar mbrëmjen e sotme në një protestë homazh para kryeministrisë.

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se ajo që i ndodhi 53-vjeçarit mund t’i ndodhë secilit prej nesh, pasi vëmendja e qeverisë nuk është tek njerëzit.

“Nëse nuk do ishte publikuar video-lajmi për ndarjen nga jeta të qytetarit pas sorollatjeve në spitale, stani i qeverisë do ishte i qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Jemi këtu sepse respektojmë jetën, sepse mendojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut mund të na ndodhë secili prej nesh. Pse ndodhi? Është çështje prioritetesh kjo punë. Kjo qeveri nuk e ka fare vëmendjen te ne.

LEXO EDHE:  Alibeaj nxjerr videon/ Kostot e arbitrazheve të humbura, realitet i keqmenaxhimit të palaços

LEXO EDHE:  “Prostitucioni nuk bëhet vetëm, do partner”/ Agron Duka “paralajmëron” koalicion me PS-në

Shpresojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut nuk i ndodh Ramës, Ogertës se këta i hipin charterave e shkojnë në spitalet më të shtrenjta, kurse shëndetësinë e tyre falas na e lënë neve, qytetarëve të thjeshtë. Ne jemi 40 të rinj që ndezim qiri për një jetë të humbur që mund të ishte shpëtuar dhe rrethohemi me polici sikur kushedi çfarë po ndodh”,u shpreh Këlliçi.

Lutfi Çekirri humbi jetën 2 ditë më parë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, pasi denoncoi edhe mungesën e vëmendjes nga bluzat e bardha./CNA.al

LEXO TE PLOTE