Connect with Us

Klubi i Superligës “peshkon” në Shkodër, firmos me një talent

Sport

Klubi i Superligës “peshkon” në Shkodër, firmos me një talent

Publikuar

-

Apolonia nuk heq dorë nga të rinjtë. Edhe pse do të luajnë në elitë, fierakët po i qëndrojnë “besnikë” filozofisë së tyre, për promovimin e elementëve të talentuar. “Gjuetia” është shtrirë edhe jashtë Fierit dhe klubi e ka aplikuar edhe tek ekipet e moshave, jo vetëm te skuadra e parë.

Nëse shqyrtojmë afrimet e kësaj vere: Glejdis Ndraxhi dhe Drago Bumbar nga 22 vjeç, Rimal Haxhiu 21 vjeç, Benito Çulli dhe Serjan Repaj nga 20 vjeç dhe Imran Fetai 18 vjeç, shihet që mosha mesatare është 20.5 vjeç.

I fundit që është bashkuar në stërvitje është shkodrani Eraldo Deda. Një futbollist që ka dalë nga akademia kuqeblu dhe aktivizuar edhe me Vllazninë B sezonin e kaluar. Ai është një lojtar i linjës së majtë, mund të luajë në mesfushë dhe në prapavijë. Deda ka qenë i përzgjedhur nga trajneri Tomas Brdariç për të qenë pjesë e ekipit të parë, por me përforcimet që ka bërë Vllaznia këtë sezon, pak hapësira aktivizimi linte për 19-vjeçarin.

793CCB5C-E7CB-47F0-A743-A39B31E3B8A3

Për këtë motiv, shkodrani ka zgjedhur Apoloninë si mundësi për të dëshmuar aftësitë e tij. Shkodrani është aktivizuar titullar me bardhejeshilët në miqësoren kundër Elbasanit dhe ka bërë një paraqitje të mirë në fushë. Stafi teknik i Apolonisë do të vazhdojë testimin për Dedën, duke e vëzhguar edhe në miqësoret e radhës.

19-vjeçari është i dyti shkodran që po vëzhgohet tek Apolonia, pasi prej ditësh në Fier është stërvitur edhe mbrojtësi tjetër Serjan Repaj, i cili është pranë hedhjes së firmës me fierakët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë infektohet me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi, teksa ditët e fundit janë regjistruar shifra rekord për sa i përket të infektuarve. “Panorama Sport”, mëson se ditën e sotme ka rezultuar pozitiv edhe trajneri i skuadrës së Gramshit, Leonard Toçila.

Mësohet se pas përgjigjes së tamponit, është karantinuar stafi teknik që ka pasur kontakt me trajnerin. Ne 24 orët e fundit ne Gramsh kanë rezultuar 10 raste pozitive me COVID- 19.

Kujtojmë që edhe në Kategorinë e Dytë, ku militon Gramshi, sezoni nuk ka startuar, teksa mbahet “peng” nga bojkoti i Ligës Profesioniste.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani dhe Roma e mbyllin me paqe pjesën e parë (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Po luhet momentalisht supersfida e kampionatit italian Milan-Roma.  Kuqezinjtë dhe verdhekuqtë do të kërkojnë medoemos fitoren për të mos prishur llogaritë. Në fushë do të jetë dhe mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla, i cili tashmë ka fituar besimin e skuadrës dhe trajnerit Paulo Fonseka.

Për kampin kuqezi, lajm i mirë është rikuperimi i mesfushorit turk Hakan Çalhanoglu, i cili qëndroi për disa ditë i dëmtuar dhe humbi takimin e së enjtes ë kaluar në Ligën e Europës kundër Sëlltikut.

Portierin e infektuar me COVID-19 Xhanluixhi Donaruma e zëvendëson gardiani i dytë i Milanit Ciprian Tatarushanu, i cili sot do të realizojë debutimin me “Djallin”. Supersfida  luhet në “San Siro”

LIVE| MILAN – ROMA 1-1
Ibrahimoviç 3’/ Xheko 14′

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO SKANDALOZE/ Kur futbolli kthehet në teatër të shëmtuar

Publikuar

-

Nga

Gjykimet arbitrare janë gjithmonë shënjestër e debateve, por në Rumani një ndeshje ka regjistruar një moment që nuk ka lidhje aspak me futbollin.

Në sfidën e djeshme të kategorisë së dytë të Rumanisë Petrolul-Kraiova u akordua një nga penalltitë më skandaloze në historinë e futbollit. Në minutën e 83-të, sulmuesi i Petrolulit Valentin Balint fluturon krejtësisht pa shkak në zonën kundërshtare. Edhe pse meritonte të ndëshkohej për këtë simulim të turpshëm, gjyqtari i ndeshjes i ka habitur të gjithë me vendimin e tij duke akorduar penallti në favor të Petrolulit.

Një tjetër fakt interesant nga ky takim është se lojtarët e Kraiovës nuk protestojnë aspak ndaj këtij vendimi të paimagjinueshëm duke ngjallur dyshime serioze për trukim të takimit.

Por, futbollisti i Petrolulit Stiv Belek vuri njëherë e mirë drejtësinë e takimit. Ai merr penalltinë dhe godet shtyllën. Sfida përfundoi me fitoren e Kraiovës, ndërsa në rrjetet sociale është rritur pakënaqësia dhe kundërshtimi ndaj mënyrës së gjykimit në Rumani.

 

LEXO TE PLOTE