Connect with Us

Jose Mourinho zbulon difektin me portën në stadiumin e Shkupit

Sport

Jose Mourinho zbulon difektin me portën në stadiumin e Shkupit

Publikuar

-

Shkëndijës e Tetovës është mundur mbrëmjen e djeshme nga Tottenhami duke i thënë lamtumirë Europa Leagues. Ekipi anglez nuk bëri një surprizë, duke fituar me shifrat 1-3 dhe duke vazhduar më tej. Megjithatë, përtej rezultatit, një tjetër episod mori vëmendjen e të gjithëve.  Trajneri i londinezëve, Jose Mourinho do të zbulonte edhe një rast vërtet të veçantë ku porta ishte ulur me 5 centimetra.

Në këtë mënyrë sulmuesit shtatlartë të Totenhemit do e kishin më të vështirë për të mbërritur te goli. E sikur të mos mjaftonin batutat e bëra në konferencën për shtyp, tekniku portugez ka bërë edhe një postim në “Instagram”, si për të mbajtur kujtim gjithçka ndodhi në këtë ndeshje. Ai shkruan: Mendova se isha rritur unë, po kishin ulur portën me 5 centimetra”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Kumbulla sërish hero, Roma i merr një pikë Milanit

Publikuar

-

Nga

Milan dhe Roma kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së pestë në Serie A. Ndeshja në ‘San Siro’ përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.

Vendasit ishin tre herë në epërsi dhe po aq herë barazuan mysafirët.

Zlatan Ibrahimovic (2’ 79’) dhe Saelemaekers (47’) realizuan për vendasit, kurse për romakët shënoi Edin Dzeko (14’), Veretout (71’) dhe Marash Kumbulla (84’), që doli të ishte vendimtar në këtë sfidë.

Milan mbetet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Roma me tetë pikë renditen në vendin e nëntë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Fantastik Marash Kumbulla, i shënon dhe Milanit

Publikuar

-

Nga

Luhet pjesa e dytë e takimit Milan-Roma.  Pjesa e parë e supersfidës u mbyll 1-1. Takimi prodhoi raste të shumta shënimi, ku Kjaer goditi shtyllën, kurse Çalhanoglu u frenua dy herë nga portieri i verdhekuqve Mirante.

Aktualisht ndeshja eshte ne barazim 3-3 dhe ka shenuar golin e barazimit Marash Kumbulla.

LIVE| MILAN – ROMA 3-3
Ibrahimoviç 3′ , 80′ (p) Saelmakers 47’/ Xheko 14′, Vertu 71′ , Kumbulla 

LEXO TE PLOTE

Sport

Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë infektohet me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi, teksa ditët e fundit janë regjistruar shifra rekord për sa i përket të infektuarve. “Panorama Sport”, mëson se ditën e sotme ka rezultuar pozitiv edhe trajneri i skuadrës së Gramshit, Leonard Toçila.

Mësohet se pas përgjigjes së tamponit, është karantinuar stafi teknik që ka pasur kontakt me trajnerin. Ne 24 orët e fundit ne Gramsh kanë rezultuar 10 raste pozitive me COVID- 19.

Kujtojmë që edhe në Kategorinë e Dytë, ku militon Gramshi, sezoni nuk ka startuar, teksa mbahet “peng” nga bojkoti i Ligës Profesioniste.

LEXO TE PLOTE