Connect with Us

Elseid Hysaj merr një ofertë nga Rusia

Seria A

Elseid Hysaj merr një ofertë nga Rusia

Publikuar

-

Elseid Hysaj është në negociata për të rinovuar kontratën me Napolin, duke qenë se me Xhenaro Gatuzon ka rigjetur rëndësinë në skuadër. Mirëpo, papritur për mbrojtësin ka dalë një alternativë e re.

Bëhet fjalë për klubin rus të Spartak Moskës, të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë mundësinë duke qenë se shkodrani ka edhe një vit në kontratë dhe çmimi është i ulët duke qenë se klubi mund ta humbasë me parametër sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, për interesin nga ana e moskovitëve ka folur edhe agjenti i mbrojtësit, Mario Xhufredi, i cili shprehet se po vlerësojnë ofertën.

“Për kontratën po flasim me Napolin, në ditët e fundit kemi marrë një ofertë nga ana e Spartak Moskës të cilën po e vlerësojmë. A kënaq ajo ofertë Napolin? Varet nga këndvështrimi, pas disa muajsh Hysaj mund të largohet me parametër zero.

Do isha kurioz të shoh sa futbollistë të datëlindjes 1994 kanë kaq shumë prezenca në një klub të rëndësishëm siç është Napoli. Do të ishte mëkat për një si ai që të largohej me parametër zero”, u shpreh Xhufredi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Kumbulla në formacionin më të shtenjtë për talentët e Serisë A

Publikuar

-

Nga

Pas paraqitjeve pozitive dhe dy golave të tij me ekipin e Romës, Marash Kumbulla po jeton një ëndërr në karrierën e tij.

Kumbulla bën pjesën në formacionin më të shtrenjtë U-21 të Serisë të publikuar nga ʺTransfermarkt.deʺ  Mbrojtësi 20-vjeçar gjendet në atë 11-she, përkrah emrave të rëndësishëm si De Ligt, Hakimi, Bastoni Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar “transfermarkt”, plot  25 milionë euro

Ajo që bie në sy është fakti se De Ligt  është futbollisti më i shtrenjtë me vlerën 70 milionë euro, më pas vjen Donaruma me 60 milionë euro, Hakimi i cili ka shkëlqyer me Interin në këtë fillim sezoni me vlerën 50 milionë euro, 10 milionë më shumë nga sa u ble nga Real Madrid.

Ozimhen sulmuesi i Napolit i cili u ble me bujë nga Lilë dhe po e shpërblen vlerën e tij pas golave të shënuar, ai vlerësohet 50 milionë euro. Bastoni, Kulusevski dhe Zaniolo vlerësohen me 45 milionë euro.

Tonali që Milani pret shumë prej tij vlerësohet me 32 milionë euro. Leao me 28 milionë euro dhe në fund Elijf Elmaz i Napolit me 18 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Një rast i ri me COVID-19 te Atalanta

Publikuar

-

Nga

Një anëtar i stafit teknik të skuadrës së Atalantës ka rezultuar me Koronavirus. Për këtë arsye konferenmca për shtyp e Xhanpiero Gasperinit është anuluar.

I gjithë grupi i lojtarëve dhe stafit teknik janë në pritje të tamponëve, përpara nisjes për të luajtur me Krotonen në transfertë.

Skuadrat italiane qëndrojnë në ankth pasi vala e dytë e koronavirusit ka mbërritur përsëri në Europë, ku dhe Italia ka filluar një karantinë të pjesshme me orare.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mario Manzukiç drejt rikthimit në Serinë A, ja te cili ekip

Publikuar

-

Nga

Mario Manzukiç rikthehet përsëri në ʺradarëtʺ e skuadrave italiane dhe në të ardhmen mund ta shikojmë përsëi në Serinë A, ku në të kaluarën ka luajtur për Juventusin.

Sulmuesin kroat po ndiqet me kujdes nga skuadra e Bolonjës, e cila po kërkon një sulmues ideal me ngjashmëri të cilësive të Santander i cili është i dëmtuar.

Bomberi gjigand 34-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë, pas eksperiencës së fundit në Katar me skuadrën Al-Duhail. Manzukiç do ishte një afrim i rëndësishëm për skuadrën e Mihajloviç, për eksperiencën që mban mbi supe dhe për faktin se e njeh shumë mirë Serinë A.

LEXO TE PLOTE