Connect with Us

Ekzekutimi nga RENEA i 71 vjeçarit/ Eksperti tregon hapat nga negocimi te eliminimi

Kronika

Ekzekutimi nga RENEA i 71 vjeçarit/ Eksperti tregon hapat nga negocimi te eliminimi

Publikuar

-

Ngjarja e djeshme ku RENEA ekzekutoi 71-vjeçarin Lefter Zhidru që hapi zjarr ndaj policisë tronditi vetëm të gjithë vendin
RENEA tentoi përmes negocimit që të bindte të moshuarin që të dorëzohej, por ai thirrjeve iu përgjigj me zjarr dhe fundi ishte fatal pasi u ekzekutua.

Emri Vata, ekspert sigurie, i ftuar në studion e Abc Neës shpjegoi të gjitha hapat dhe atë që ndodh në prapaskenë me efektivët e RENEA-s.

“E para, RENEA thirret nga policia lokale kur ka rrezikshmëri të lartë shoqërore si në rastin e djeshëm. Dje ishte rrezik për banorët. Kur mbërrin RENEA organizon dhe siguron perimetrin për të mos pasur viktima. Më pas bëhet paralajmërimi.
Reparti i RENEA-s ka grup negociatorësh, që kanë formim policor bazë, psikologjik, bëjnë të gjitha trajnimet që i duhen një negociatori. Policinë shqiptare e kanë ndihmuar shumë edhe policitë partnere. RENEA është një nga sukseset e policisë së shtetit”, shpjegoi Vata në studion e ABC News.

Por si negociohet, çfarë i ofrohet?

“Të gjitha garancitë humane, negociatori është një person që edhe pyetjet i ka standarde, është tepër i specializuar për atë punë dhe gjithë problemi që bëhet, dhe puna e tij është për të ruajtur një jetë njeriu”.
I pyetur se kush e përcakton se negociatat dështuan dhe duhet ndërhyrë, ai tha “Ligji është i qartë. Në momentin që ka shkëmbim zjarri, e fundit është neutralizimi”. Urdhri për neutralizimin, sqaroi më tej Vata merret brenda strukturave të policisë.
Megjithatë, përtej asaj që pamë në ekran, Vata u shpreh se SHÇBA-ja kryen hetim për të analizuar punën e strukturave vendore të policisë nëse mund të ishte parandaluar ngjarja.

LEXO EDHE:  Rama rrëfehet për herë të parë/Ja pse u tërhoqëm në Kavajë

“Veprimet e policisë kanë qenë të kujdesshme, megjithëse se do të analizohen që kur është evidentuar, a ka pasur dijeni drejtoria vendore. Ngjarja mund të parandalohej në vijimësi nga momenti kur ka ndodhur ngjarja, ato 5 orë policia ka meritën e saj.
Kjo ngjarje mund të ndodhë kudo dhe në cdo vend të botës, pasi ka njerëz që për arsye depresioni apo probleme mendore. Por nëse personi më parë ka qenë i evidentuar dhe shoqëruar disa herë, atëherë policia vendore duhet të kishte marrë masa më para” përfundoi ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Asnjë tolerim për mosmbajtjen e maskave/ Policia bën “namin” me gjoba

Publikuar

-

Nga

Asnjë tolerim për mosmbajtjen e maskave/ Policia bën “namin” me gjoba

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin i dehur/ Arrestohet 26 vjeçari

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete.

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë. Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”/ OFL në shënjestër dy “të fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

“Vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”/ OFL në shënjestër dy “të fortët” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ll. B., banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

B. I., banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Elbasan/ Tre të plagosur, mes tyre një polic

LEXO EDHE:  Shtohen infeksionet në spitale/ Rezulton pozitiv me Covid mjeku kirurg

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE