Connect with Us

Berisha tregon prapaskenat/ Pse Rama “hoqi dorë” nga Durrësi e u rikthye në Vlorë

Politikë

Berisha tregon prapaskenat/ Pse Rama “hoqi dorë” nga Durrësi e u rikthye në Vlorë

Publikuar

-

“Shqiptarët duhet ta krehin Ramën për leckash”/ Berisha këshilla opozitës

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se do të kandidojë në qytetin e Vlorës dhe jo në Durrësi siç është përfolur së fundi në media.

Sipas Berishës, Rama “u tremb” nga kreu i PD, Lulzim Basha i cili po ashtu pritet të kandidojë në Durrës.

“Iku nga Durrësi sepse mori vesh se edhe Basha do shkonte aty. Iku nga Durrësi, iku në VLorë. Iku sepse bëri një takim më Lefter Kokën dhe nuk ja morën përsipër i thanë je i pashpresë”, u shpreh Berisha.

LEXO EDHE:  “Nuk do të bëhemi pjesë e mashtrimit”/ Kur hajduti bërtet kapeni hajdutin  

Kujtojmë se gjatë vizitës së sotme në Vlorë, kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë kryesuesi i listës së PS në Vlorë edhe në zgjedhjet e 25 prillit duke hedhur poshtë zërat se do të kandidojë në Durrës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Basha story

    26 Shtator, 2020 at 1:12 am

    Po cte keqe ka o pasha….le te vij dhe basha ne vlore. pse mos e bejne garen aty. le te kryesoje listen ne vlore basha

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha: Ja gabimi im më i madh në karrierën politike

Publikuar

-

Nga

Çështja e detit/ Berisha: Ja ç’do bëja po të isha kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë bilancin e jetës së tij politike dhe ka treguar gabimin më të rëndë që ka bërë.

Berisha tha se gabimi më i madh i tij lejimi i firmave piramidale. Ai theksoi në emisionin “Hard Talk” se duheshin bërë përpjekje shumë më të mëdha për t’i bllokuar me një ligj të veçantë.

“Një gabim tragjik, një gabim të rëndë, ishte lejimi nga ana e qeverisë dhe e Partisë Demokratike dhe e Presidentit të asaj kohë të firmave piramidale. Ndonëse, i rikujtoj shqiptarët se ne i paditëm ata në gjykatë dhe ata fituan gjyqin me pretekstin se fajdet janë të parashikuara në çdo kod civil të botës. Ne nuk kishim mekanizmat financiare mbrojtëse për tregjet financiare jo bankare dhe pësuam një krizë shumë të thellë për të cilën komunistët rrëmbyen armët, organizuan një rebelim pothuaj të armatosur.

Lejimi, ky është një gabim i rëndë, padiskutim. Domethënë, vërtet ne i çuam në gjykatë dhe ata e fituan gjyqin, por përsëri mendoj unë përpjekje shumë më të mëdha duheshin bërë për t’i bllokuar me një ligj të veçantë. Në mënyrë absolute deri në vitin 1996 asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka shprehur shqetësimin më të vogël. Ne kemi filluar së bashku me fondin hartimin e ligjit për bllokimin e tyre pasi i kishim ndaluar me një ligj parlamenti. Ne na thuhej nga institucionet ndërkombëtare se këto janë fenomene, janë dukuri që shfaqen në rritje të shpejtë dhe na thuhej “ja se dhe Izraeli i ka, edhe ky vend i ka, edhe ai vend i ka”. Nuk njihnim ne skemat e Pollsit  të jemi të hapur, nuk kisha as unë dhe as ata që më rrethonin mua”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Kryemadhi përballë Ramës në Durrës?/ Kryetarja e LSI-së tregon ku do të kandidojë për zgjedhjet e 2021

LEXO EDHE:  “Fundjavë Ndryshe” në Durrës/ Nis shpërndarjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti

Teksa u pyet nëse ndjen përgjegjësi për atë që ndodhi në vitin 1997, ish-kryeministri deklaroi se për këtë arsye e pranon gabimin e skemave.

“Unë prandaj pranoj gabimin e skemave. Por nga ana tjetër nuk besoj se shteti u ngrit kundër shtetit. Ishte një forcë politike që rrëmbeu armët, u bashkua me bandat. Ishte Partia Socialiste. A u transferua shtabi i saj? Ne po i bllokonim njëra pas tjetrës. U rrëmbyen armë, u futën armë nga jashtë, u liruan të burgosur si Zani Çaushi nga burgjet e Greqisë dhe vendeve të tjera dhe u futën në Shqipëri. U bë shtabi luftarak i PS. Këto janë të vërteta. Para qeverisë kishte dy rrugë. Ose të përdorte rrugën e armëve, të kishte gjakderdhje përmasat e të cilës nuk parashikohen, ose të bënte gjithçka për të shkuar drejt zgjedhjeve për të zgjidhur krizën me zgjedhje. Dhe unë mendoj se ne këtë bëmë”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hallexhinj të mëdhenj tek aviacioni civil!”/ 2000 euro një drekë për 7 veta

Publikuar

-

Nga

“Hallexhinj të mëdhenj tek aviacioni civil!”/ 2000 euro një drekë për 7 veta

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamabër Malltezi, ka publikuar një dokument ku thuhet se një drekë e porositur për shtatë anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil, ka kushtuar mbi 2 mijë euro.

Duket si darka e “GRUAS SE BILALIT” që pagoi 70,000 usd për një darkë! “Hani derra – pini derra!”, shkruan Malltezi.

Denoncimi i Jamarbër Malltezit:

LEXO EDHE:  Kryemadhi përballë Ramës në Durrës?/ Kryetarja e LSI-së tregon ku do të kandidojë për zgjedhjet e 2021

LEXO EDHE:  “Nuk do të bëhemi pjesë e mashtrimit”/ Kur hajduti bërtet kapeni hajdutin  

BOOO Hallexhinj te medhenj tek aviacioni civil! Dreke per 7 veta mbi 2000 euro! Se deri 2000 euro mund ta quanin “shpenzime te vogla” dhe e kryenin pa tender fare. Cmenduri. Duket si darka e “GRUAS SE BILALIT” qe pagoi 70,000 usd per nje darke! “Hani derra – pini derra!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

Publikuar

-

Nga

Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vijon takimet me drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Gjatë takimit Mediu tha se vetëm bashkimi i shqiptarëve dhe një platformë e qartë politike të opozitës, bën të mundur që vendi të kthehet në rrugën evropiane.

“ Opozita duhet të bashkohet në bazë të një platforme të qartë politike e cila përcakton detyrimet që ne kemi karshi qytetarëve shqiptarë nesër në qeverisje.

Jo vetëm kritike kundër regjimit korruptiv të Edi Ramës, por në radhë të parë, qartësisht programin tonë ekonomik, social, shëndetësise, në mënyrë që të bëhet e prekshme nga çdo qytetar shqiptar”, u shpreh Mediu./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Fundjavë Ndryshe” në Durrës/ Nis shpërndarjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti

LEXO EDHE:  Laboratori i heroinës/ Zbulohen detajet tronditëse, fshatarët e Hasit kurbanë të PS

 

LEXO TE PLOTE