LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëjnë lojë të ngadaltë, Daja dërbohet me lojtarët e Partizanit: Ore, ku keni parë ju kështu!?

25 Shtator 2020, 14:02, Sport CNA
Bëjnë lojë të ngadaltë, Daja dërbohet me

Ilir Daja dhe Partizani nuk heqin dorë nga seancat stërvitore me bar natyral, ndaj prej shumë ditësh janë shpërngulur në kompleksin ?Pepa? në Elbasan. Edhe pse gjatë gjithë ditës moti ishte me shi dhe vuri në diskutim stërvitjen e tyre në këtë kompleks, për shkak të frikës edhe të rëndimit të terrenit, pak para nisjes së përgatitjeve koha u hap dhe gjithçka u zhvillua normalisht më pas. Fillimisht tekniku zhvilloi një mbledhje të shkurtër me skuadrën, ku dha direktivat e tij dhe më pas nisi seanca stërvitore.

Pas vrapimeve të lehta dhe pak nxemje, lojtarët nisën ushtrimet me top. Ilir Daja duket se është i fiksuar pas shpejtësisë me topin, madje duke u nervozuar dhe ndërprerë stërvitjen deri në momentin që lojtarët ta bënin tamam. ?Çuna, nuk ka më futboll të avashtë, duhet lëvizur sa më shpejt topi. Edhe njëherë ushtrimi nga fillimi?, u foli jo pak i nervozuar tekniku.

Ndërkohë, vazhdimisht Daja kërkon presing nga të tijtë dhe në çdo moment të fokusohen te topi. Me sa duket, duke ditur limitet e skuadrës së tij dhe faktin që është i privuar nga merkatoja, ?armën? plus në kampionat e sheh pikërisht te shpejtësia me topin, duke zënë në befasi kundërshtarët.

Tekniku ua tërhoqi vëmendjen edhe mbrojtësve të qendrës, ndërsa nuk ngurroi t?u tregonte lojtarëve se kush komandonte aty. ?Ore, ku keni parë ju të driblojë mbrojtësi i qendrës?. ?Bardhi dhe Solomon kaloni në ekipin tjetër. Këtu vendos unë, e drejtoj unë ekipin?, bërtiti Daja kur pa pakënaqësi te lojtarët për këtë vendim të tij.

Lajmet e fundit nga