Connect with Us

A do dëgjojmë më mbi Covid-19 pas zgjedhjeve në SHBA? Përgjigjet Sali Berisha

Politikë

A do dëgjojmë më mbi Covid-19 pas zgjedhjeve në SHBA? Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur “a mendon që pas 3 nëntorit kur të merret vesh kush do fitojë zgjedhjet në SHBA, s’do dëgjojmë më aq shumë mbi Covid-19.

Në studion e “Zonë e Lirë”, Berisha tha se derisa nuk kemi ende një vaksinë atëherë sigurisht pandemia do jetë mes nesh.

“Nuk mendoj se s’do ketë, përsëri do flasim për Covid. Janë të gjitha hipoteza, por Covid është një realitet. Ka aspekte të cilat ndikohen nga faktorë elektoralë… nëse çështja e vaksinave ka marrë karakter politik elektorale, kurba e infeksionit, ato janë objektive. Derisa jemi në moment kur nuk kemi vaksinë, nuk është faktuar ndonjë ilaç me efekt të ndjeshëm, atëherë sigurisht pandemia do jetë mes nesh”, është përgjigjur Berisha.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Skandali/ Sandër Leshaj party në Voskopojë në kohë Covidi

“Kryeministri shqiptar është i vetmi në planet që foli kur duhet të heshtte dhe heshti kur duhet të fliste”, tha Berisha, kur u pyet nëse mundet që Rama të rikthejë karantinën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-PD nuk i ndahet tallavasë/ Vazhdon fushata me këngë e valle

Publikuar

-

Nga

Tashmë është bërë traditë tallavaja në fushatën elektorale të Partisë Demokratike.

Pas “spektaklit” të dhuruar në Durrës ku kandidatja e Bashës, Andia Ulliri së bashku me militantët ishin shfrenuar, tani vjen edhe një video nga Berati.

Kandidati i PD për deputet në Berat, Tomorr Alizoti shfaqet duke shijuar muzikën dhe këngën që i dedikohet atij, gjatë takimeve në fushatën elektorale. Supozohet që Alizoti të përfaqësojë të persekutuarit dhe jo tallavanë.

LEXO EDHE:  COVID-19/ Kosova pritet të marrë vaksina për 20% të popullatës

LEXO EDHE:  Holandë/ 107-vjeçarja fiton betejën me Covid-19

Siç duket në këtë fushatë PD ka zgjedhur të përfaqësohet nga tallavaja dhe të kënaqë mbështetësit e saj me këngë e valle./CNA.al

 

Video-Shfrenohen kandidatët e Bashës/ Plas tallavaja në Durrës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e çmendur e Metës për fëmijët/ Reagon Kreshnik Spahiu

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratës së fortë të Presidentit Ilir Meta nga Vlora, ku u shpreh se “ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”.

Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka publikuar fotot e fëmijëve të Adem Jasharit përpara se të pushkatoheshin nga forca serbe, ndërsa krahason imazhin e tyre fëmijët e Presindetit Meta të cilët janë duke u nisur për të jetuar në vilën e tyre në Londër.

Në reagim Spahiu thekson se Ilri Meta krahasoi ditën e djeshme fëmijët e tij me fëmijët e Adem Jasharit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit”/ Sekretari i UÇK-së “shuplakë” Metës: Kjo  është e rrezikshme

Publikuar

-

Nga

Përplasja në FRD/ Meta i kundërpërgjigjet Veliajt

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku nëprëmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me deklaratën e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës, ku u shpreh se, “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”.

Klinaku është revoltuar pas deklaratës së Presidentit Meta, ku e ka quajtur këtë një huqje të madhe të presidentit dhe të rrezikshme.

“Meta: “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”. Përveçse është huqje e madhe kjo e Presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të Familjes Jashari, është edhe e rrezikshme”, ka shkruar Klinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE