LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detajet e reja/ Si e shpëtoi 5 herë nga burgu ish-bashkëshortja, 71-vjeçarin që u ekzekutua

24 Shtator 2020, 19:03, Kronika CNA
Zbardhen detajet e reja/ Si e shpëtoi 5 herë nga burgu

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Elbasanin ditën e sotme.

Mësohet se ish-bashkëshortja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, Floresha Zhidru e kishte shpëtuar disa herë nga burgu këtë të fundit.

47-vjeçarja e kishte denoncuar mbi 5 herë për dhunë, por në momentin që oficerët i kërkonin që të firmoste kallëzimin, Floresha Zhidru e tërhiqte, ndërsa nuk kishte urdhër mbrojtje, shkruante ABC news.

Zhidru e dhunonte vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij, me të cilën jetonte në një pallat. Sot ai e kërcënoi madje se do ta vriste me automatik, por Floresha Zhidru arriti që të dilte me shpejtësi nga shtëpia duke mbyllur derën dhe njoftuar policinë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga