Connect with Us

VIDEO/ Rikthehet derbi i kryeqytetit, Tirana mposht në miqësore Dinamon

Sport

VIDEO/ Rikthehet derbi i kryeqytetit, Tirana mposht në miqësore Dinamon

Publikuar

-

Tirana ka triumfuar në derbin miqësor ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Kjo përballje u zhvillu në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e datës 1 tetor, ku bardheblutë e Emanuel Egbosë do të përballen ndaj Jang Bojs. Tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores, hodhi nga minuta e parë, futbollistët më të mirë, të cilët me shumë gjasa do të aktivizohet edhe në sfidën ndaj zvicerianëve.

Ismajlgeci dhe Muçi, ishin autorët e golave në përballjen e sotme. Të dy futbollistët e talentuar shënuan në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që për blutë e Dinamos, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, shënoi sulmuesi italian Pontreli.

FT: TIRANA-DINAMO 2-1

Ismajgeci 43′, Muçi 45+1′  / Pontreli 84′ 

FORMACIONET ZYRTARE: 

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Vangjeli, Hoxhallari (Tafa 20′), Najdovski, Ismajlgeci, Çelhaka, Torasa, Kale, Kobina, Muçi.

DINAMO: Edvan Bakaj, Niko Paterni, Xhorxhi Boçi, Miklovan Pere, Emiljano Hidri, Erald Kolgega, Plarent Fejzaj, Kevi Berberi, Damiano Pontreli, Diogo Armando, Mustafa Xhixhiua.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Statistikat perfekte të Marash Kumbullës ndaj Milanit

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla është futbollisti më i mirë shqiptar i momentit. Pasi i dha fitoren Romës të enjten e kaluar në Ligën e Europës, futbollisti 20-vjeçar i dha një pikë të vyer verdhekuqve në “San Siro” përballë Milanit, i cili ishte vetëm 6 minuta larg fitores.

Edhe pse e pati të vështirë të përballej me sulmin elitar të “Djallit”, djaloshi kuqezi tregoi maturi, vendosmëri dhe përkushtim maksimal ndaj ekipit të Stefano Piolit, i cili mbetet akoma i pampushtur prej 22 ndeshjesh radhazi.

Për paraqitjen e sotme në fushë ndaj kryesueve të kampionatit italian, Kumbulla u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7.2, ku rritja në vlerësim erdhi pas golit shpëtues për Romën në minutën e 84-rt.

Megjithatë, ndaj Milanit, Kumbulla u paraqit në mënyrë dinjitoze. Ai kreu 4 spastrime të topit nga zona, fitoi 4 nga 5 duelet në fushë dhe 2 nga 4 në ajër. Nga ana tjetër, mbrotjësi shqiptar kreu 1 ndërhyrje të saktë ndaj rivalit, ndërsa realizoi saktë 84% të pasimeve.
Kumbulla u tregua i kujdesshëm në fushë ndaj kundërshtarit duke shkaktuar vetëm një faull.

Brenda pak ditëve, Marash Kumbulla është kthyer në figurën më të preferuar të Romës.

Statistikat e Kumbullës sipas “Sofa Score”

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kumbulla sërish hero, Roma i merr një pikë Milanit

Publikuar

-

Nga

Milan dhe Roma kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së pestë në Serie A. Ndeshja në ‘San Siro’ përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.

Vendasit ishin tre herë në epërsi dhe po aq herë barazuan mysafirët.

Zlatan Ibrahimovic (2’ 79’) dhe Saelemaekers (47’) realizuan për vendasit, kurse për romakët shënoi Edin Dzeko (14’), Veretout (71’) dhe Marash Kumbulla (84’), që doli të ishte vendimtar në këtë sfidë.

Milan mbetet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Roma me tetë pikë renditen në vendin e nëntë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Fantastik Marash Kumbulla, i shënon dhe Milanit

Publikuar

-

Nga

Luhet pjesa e dytë e takimit Milan-Roma.  Pjesa e parë e supersfidës u mbyll 1-1. Takimi prodhoi raste të shumta shënimi, ku Kjaer goditi shtyllën, kurse Çalhanoglu u frenua dy herë nga portieri i verdhekuqve Mirante.

Aktualisht ndeshja eshte ne barazim 3-3 dhe ka shenuar golin e barazimit Marash Kumbulla.

LIVE| MILAN – ROMA 3-3
Ibrahimoviç 3′ , 80′ (p) Saelmakers 47’/ Xheko 14′, Vertu 71′ , Kumbulla 

LEXO TE PLOTE